LIVE UPDATES
Bota

Merkel për dekadën e re: Gjermania ka nevojë për „guxim, për frymën e re“

31 Dhjetor 2019, 13:40 Nga DOSJA
Merkel për dekadën e re: Gjermania ka nevojë për

“Vitet 20-të mund të jenë vite të mira,” thotë kancelarja Angela Merkel në fjalimin me rastin e Vitit të Ri. “Le të surprizohemi sërish me atë që ne mund të bëjmë. Ndryshimet për mirë janë të mundshme, nëse ne jemi të hapur dhe e përqafojmë të renë.” Me këtë apel kancelarja 65 vjeçare po e çon Gjermaninë në dekadën e re.

Fjalimet në televizion të kancelares në Gjermani – përveç fjalimit me rastin e Vitit të Ri – janë të rralla: Merkel madje asnjëherë nuk ka mbajtur një fjalim enkas. Fjalimi i Vitit të Ri trasmetohet në orën me shikueshmërinë më të lartë të programit dhe ka një kuotë të lartë shikueshmërie.

Sivjet fjalimi i Merkelit zgjat 15 minuta. Gjithçka ecën sipas planit, a do të jetë ky fjalimi i saj i parafundit. Zgjedhjet e ardhshme janë më 2021 – atëherë pa Merkelin. Pra është ky fjalim edhe një lloj amaneti i saj.

Tipike Merkel

Merkel e nisi mandatin e saj si kancelare më 2005 si reformatore dhe vazhdimisht ka tërhequr vëmendjen, se sa e rëndësishme është, që vendi dhe partia e saj kristiandemokrate (CDU) të kaliten për të ardhmen. Tani në fjalimin e saj sërish gjen ngjashmëri  me fjalimet e fillimeve të karrierës si kancelare. Më shumë se kurrë, thekson ajo, Gjermania ka nevojë për „guxim, për frymën e re” dhe për „forcën për t’u shkëputur nga rrugët e vjetra” ose „për vendosmërinë që të veprojë më shpejt”, vëren ajo. Këto nuk tingëllojnë si një retrospektivë dhe qetësi për ato çfarë janë arritur – edhe kjo mënyrë të shprehuri është tipike për Merkelin.

Merkel përmend tri sfidat aktuale. Digjitalizimi i aktivitetit në punë, lufta e shkaqeve të migrimit nga kontinenti fqinjë, Afrika dhe në radhë të parë ndryshimi i klimës. Përderisa kjo është shkaktuar nga njeriu, „ne duhet të ndërmarrim gjithçka të mundshme njerëzore, për t’i përballuar sfidat e njerëzimit”.

Mbrojtja e klimës pikërëndesë

Paketën ligjore të miratuar së fundi nga federata dhe landet në Gjermani Merkel e përshkruan si një bazë të mirë, tek e cila mund të mbështetesh. Por ajo thekson, se masat e vendosura „ndokujt i gjallin frikë, se nuk do të jenë të përballueshme, dhe ndokujt tjetër i duken të pamjaftueshme “. Megjithatë Gjermania mund të mbështetet tek „ajo që e ka bërë të gjithmonë të fortë: „Idetë, shpirti krijues, zelli dhe këmbëngulja. Ajo si kancelare do të angazhohet me të gjitha „forcat” e saj, që Gjermania të japë kontribut për ta vënë nën kontroll ndryshimin e klimës në mënyrë „ekologjike, ekonomike dhe sociale”. Me këtë Merkel jep një sinjal edhe ndaj partive të tjera, që për mbrojtjen e klimës të jenë të arsyeshme dhe të mos duan ta realizojnë atë në mënyrë të njëanshme.

Busulla për dekadën e ardhshme duhet të mbeten vlerat e kushtetutës dhe ekonomia sociale e tregut. Edhe në epokën digjitale vlen, që „teknika i shërben njeriut dhe jo „anasjelltas”.

“Çfarë na bashkon”

Pavarësisht nga të gjitha ka „arsye të forta për të pasur besim”. Merkel kujton në fjalimin e saj ribashkimin gjermano-gjerman, që kremton 30 vjetorin më 2020. Në vitin që lemë pas në Gjermani pati debate intensive për pasojat politike, ekonomike dhe sociale të ribashkimit. Arritja është “madhështore”, thotë Merkel, por megjithatë ka ende mjaft për të bërë, „nga sa ne patëm menduar 30 vjet më parë”. E rëndësishme është, të mbështetemi tek e përbashkëta, “ajo që na bashkon ne”.

Në një pjesë të fjalimit të saj Merkel i referohet polarizimit në Gjermani dhe pasojave të tij. Ajo u premtoi politikanëve profesionistë dhe atyre vullnetarë se do t’i mbrojë prej „urrejtjes, armiqësive dhe dhunës, prej racizmit dhe antisemitizmit”. „Kjo është detyra e shtetit”  dhe qeveria federale ndihet „veçanërisht e detyruar” për këtë.

2020 do të jetë viti i Europës

Në fund Merkel jep një pasqyrë për planet e presidencës gjermane të BE-së më 2020. Do të ketë një samit me Kinën dhe një takim me shtetet e Afrikës. Merkel thekson, se sa i rëndësishëm është Bashkimi Europian në përballjen gjeostrategjike për „vlerat dhe interesat”.

Kancelarja falenderon posaçërisht të gjithë ata, që „shërbejnë jashtë Gjermanisë”, si ushtarët, policët dhe ndihmësit civilë. Të gjithë qytetareve dhe qytetarëve ajo u uron një „Vit të Ri 2020 të shëndetshëm, të gëzuar dhe të bekuar”.

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota angela merkel fjalimi i angela merkel angela merkel fjalimi i angela merkel

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit