LIVE UPDATES
Insights

Çfarë na tregoi “Bild” për shtetin e gangsterëve

5 Qershor 2019, 11:26 Nga DOSJA
Çfarë na tregoi “Bild” për shtetin e

Vetëm pasi ke dëgjuar përgjimet e publikuara këtë të mërkurë nga gazeta gjermane “Bild”, e kupton se përse ajo e quajti Shqipërinë një shtet gangsterësh. Të pesta fragmentet e atyre bisedave, që i përkasin dosjes së famshme 339/1, tregojnë shumë më tepër sesa thjeshtë vjedhja e zgjedhjeve nga një bandë e trafikut të drogës në bashkëpunim me Partinë Socialiste.

Aty rrëfehet se si klani kriminal i Avdylajve komandon të gjithë piramidën shtetërore, duke nisur nga drejtorët e ujësjellësit dhe hipotekave e deri tek ata të bashkive në Durrës dhe Shijak.

Aty kuptojmë se ky klan kalon nëpër duart e tij të gjithë punonjësit e ujësjellësiit për të dedektuar ndonjë PD-ist që mbahet ende me rrogë dhe për t’i treguar qejfin me mënyra aspak xhentile nëse nuk e kthen votën.

Aty mësojmë se banditët e dinë më para publikut, madje edhe vetë socialistëve, listën e deputetëve të qarkut dhe se ata kanë aty njerëzit e tyre.

Aty ndërgjegjësohemi se, si shpërblim për këtë vjedhje të zgjedhjeve, ata kanë marrë në dorë të gjithë shtetin duke urdhëruar INUK-un të heqë gjobat dhe duke zgjidhur punë në zyrat e hipotekave.

Aty konfirmojmë se lidhja e tyre me kryebashkiakun Dako, nuk është thjeshtë një indicie, ashtu sikurse përpiqet të fshihet pas gishtit Edi Rama, por një marrëdhënie e fortë e ngjizur mbi mëkatin dhe krimin.

Aty vërtetojmë se ata janë direkt të lidhur me interesat e kryeministrit, të cilit ia dinë të gjithë axhendën e udhëtimeve jashtë dhe ndaj të cilit zotohen se do ta surprizojnë duke i dhuruar një rezultat elektoral dhjetë me zero.

Astrit Avdylaj për Ramën: Po punoj me njerëzit, t’i japim një 10-0 që edhe ai sipër të habitet

Po t’i ndërlidhësh edhe këto përgjime të publikuara sot në Gjermani, me ato të botuara më parë në Shqipëri, ku flitej për blerje direkt të votave të durrsakëve dhe ku në fund Vangjush Dako i falenderonte Avdylajt për misionin e përmbushur, nuk ka më asnjë dyshim, se në zgjedhjet e 2017 në Durrës, as nuk ka garuar, as nuk ka fituar PS-ja, por një bandë e strukturuar trafikantësh droge, që ka kapur krejt shtetin, sipas shprehjes së preferuar të Edi Ramës: “Vjedhin votat për të vjedhur Shqipërinë dhe vjedhin Shqipërinë për të vjedhur votat”.

Pra pasi ke dëgjuar përgjimet tronditëse të “Bild”, problemi nuk është më të debatosh ashtu sikurse na fton kryeministri për të kuptuar nëse ajo është thjeshtë një sallatë fjalësh apo një vepër kriminale që duhet hetuar.

Ky fakt tashmë ekziston dhe s’ka mendje, sado e marrë qoftë, të mos besojë se në Durrës ka ndodhur batërdia.

Pyetja që shtrohet tani është: A ka ndodhur vetëm në qytetin bregdetar, apo është përhapur në të gjithë Shqipërinë i njëjti fenomen që shkatërroi zgjedhjet e 2017?

Ashtu sikurse bënë pas publikimit të artikullit të parë të “Bild”, kur nga selia rozë Blerina Gjylameti e quajti të blerë nga opozita dhe Rama një sallatë fjalësh, socialistët do të përpiqen të sajojnë alibi të reja.

Por ata do e kenë shumë të vështirë të bindin ndokënd se fenomeni ndodhi vetëm në feudin e Gjushit, se aty qenkësh zhvilluar një projekt pilot për të parë efikasitetin e bashkëpunimit të krimit me politikën në zgjedhje.

Ajo që dëgjuam me veshët tanë na bën të besojmë se të njëjtën skemë, me të cilën u kapën në përgjime, socialistët e kanë vënë në punë në të gjithë vendin. Prandaj ata e morën për vete të gjithë tepsinë dhe prandaj Bild i quan një shtet gangsterësh.

Marrë nga Lapsi.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione andi bushati dosja 339 përgjimet e bild andi bushati dosja 339 përgjimet e bild

Sondazh

Poll
Insights 3 Qershor 2019, 11:20

Opozitë guerrilje

Skenat e djeshme do mbeten gjatë në memorien e shqiptarëve, pse jo dhe të të huajve që kanë pasur mundësi për t’i parë. Pas një proteste paqësore para kryeminis...

Insights 1 Qershor 2019, 19:16

Sikur të vendosnin fëmijët?

TIRANË- Ne kete 1 Qershor sdo te kish fushate, pergjate kaq shume vitesh nuk do te kishe sherrnaja politike, plot tre rekomandime pozitive te KE-s do ishin...

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës