LIVE UPDATES
Insights

“Rama përpara!”, Pano Soko: Ke mishin e diktatorit dhe rrobat e demokratit

2 Qershor 2019, 16:55 Nga DOSJA
“Rama përpara!”, Pano Soko: Ke mishin e diktatorit dhe rrobat e

Mbreti Diell që rrezaton dhe njerëzit që i rrinë përreth me synimin për të marrë pak nga drita e tij. Egografia e një despoti!

Gjatë gjithë jetës sonë post-diktatoriale, ne (me ndihmën e mentorëve tanë politik) jemi kujdesur për stabilitetin politik më tepër sesa për demokracinë funksionale.

“E rëndësishme është që mos ketë turbulenca, se na infektohet gjithë Ballkani, pa demokracia s’është problem.

Ca të drejta më pak, ca varfëri më shumë, një lider i korruptuar aty, një autokrat këtu, s’prishin shumë punë…hajt mo, i ka jeta në Ballkan këto”- kjo ka qënë motoja.

Stabilokracia ka një kosto që paguhet me një monedhë të vetme..me demokraci. Më shumë stabilokraci, më pak demokraci. Rasti ideal është diktatura ku ka stabilitet absolut dhe mungesë demokracie absolute.

Më shumë stabilokraci domethënë më shumë pushtet. Pushtet i fortë që mban gjërat në zap!

Natyrisht, sa më i fortë është pushteti, aq më i dobët është shteti.

Rasti ideal-prapë diktatura.

Në diktaturë nuk kishim shtet, kishim pushtet. Ashtu quhej atëherë “Pushteti Popullor” (natyrisht fjala “popullor” ishte vënë thjesht për forcë zakoni).

Ne kishim ligje, por mbi ligjet qëndronin “Porositë e shokut Enver” apo “Porositë e Partisë” që bënin nul çdo ligj të shkruar. Kështu, pas çdo “porosie”, shteti vdiste pak nga pak dhe pushteti lartësohej mbi kufomën e shtetit.

Për ta vazhduar ku e lashë, pas viteve ’90 stabiliteti na udhëhoqi drejt pushtetit të fortë. Dhe ligjet elektorale shqiptare u ndërtuan enkas të tilla që të siguronin qeveri të qëndrueshme.

Qoftë ai para 2008 dhe ky pas 2008, kanë një të përbashkët – krijojnë mazhoranca të qarta. Ose mazhorancë monolite si kjo e sotmja, ose të qëndrueshme si ajo e 2009, apo 2013 ( të cilat meqënëse listat janë të mbyllura, atëherë kthehet thjesht në “2 man’s deal”).

Sa më e fortë mazhoranca, aq më e dobët demokracia dhe anasjelltas.

Problemi me pushtetin e fortë është që ai vetëm progreson. Sot jemi dëshmitarë të një fakti të tillë. Jemi në një gjendje hibride, një tip demokrature. Një gjë që niset nga demokracia për në diktaturë, por për momentin është në mes të rrugës.

Rama është simboli i kësaj gjendjeje. Ai ka mishin e diktatorit dhe rrobat e demokratit.

Ai dhe Enveri kanë shumë të përbashkëta.

Të dy ngritën pushtetin dhe rrëzuan shtetin. Enveri me “Pushteti Popullor” dhe porositë e partisë, ndërsa Rama me të vetën- me kapjen e gjithë pushteteve (ekzekutiv, legjislativ, gjyqësor, mediatik).

Të dy ndërtuan një rregjim. Enveri e quante “regjimi popullor” dhe kush fliste kundër, dënohej sepse ishte kundër regjimit. Rama e quan “po bëjmë shtet” dhe kush flet kundra dënohet për shpifje.

Pra të dy ngritën pushtet dhe ndërtuan regjim. I vetmi ndryshim është se Enveri të paktën ua vinte emrin tamam siç e kishin me një “popullor” nga mbrapa.

Marrë nga TPZ

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione edi rama enver hoxha pano soko edi rama enver hoxha pano soko

Sondazh

Poll
Insights 1 Qershor 2019, 19:16

Sikur të vendosnin fëmijët?

TIRANË- Ne kete 1 Qershor sdo te kish fushate, pergjate kaq shume vitesh nuk do te kishe sherrnaja politike, plot tre rekomandime pozitive te KE-s do ishin...

Insights 1 Qershor 2019, 06:56

Negociatat e fshehta e tradhtojnë Kosovën

Nëse presidentët e Kosovës dhe serbët bëjnë një marrëveshje të fshehtë për të normalizuar marrëdhëniet mes tyre me anë të shkëmbimit të territoreve, ajo mund të...

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron