LIVE UPDATES
Insights

Gazetari Agim Xhafka rrëfen historinë me gjobën e makinës: Shteti im më vodhi, isha në Amerikë dhe u detyrova të paguaja

31 Maj 2019, 15:32 Nga DOSJA
Gazetari Agim Xhafka rrëfen historinë me gjobën e makinës:

Më ndodhi fiks një vit më parë. Ishte fundmaji dhe kthehesha nga një javë pushime në Vollos të Greqisë. Sa kalova Kakavijën dhe hyra në tokën shqiptare,më del para një polic. Barkderr si gjithë policët shqiptarë,me këmishë lëshuar dhe me kapelen anuar.

Ndaloj,ai nisi një komunikim me radio. Dëgjova që ishte 38 dhe i drejtohej 97. Dha targën time e pas pak nxirrte bre,bre,bre. Mbylli radion dhe plot pordhë më tha:
-Ke një gjobë pa paguar. Ka qënë 2 mijë të reja,por do paguash 3.500 se ia ka shaluar kamata.
Nuk mbaj mend asnjë gjobë,as qortim. Jo se jam shofer i rregullt,por kam pasur fat.
-Po kur e paskam marrë këtë gjobë?
-Në shkurt,-erdhi vetëtimë.
-Në shkurt ne ishim në Amerikë!-u çudit gruaja.
-Me makinë shkuat,apo me aeroplan?- na qesëndisi polici.
-Me tët ëmë,-gati i thirra.
Na mori patentën,dokumentat dhe do qaheshim tek komanda në Tiranë,në Kinostudio.
Gruaja mallkonte,unë shfryja se më dukej gomarllëk të merrja gjobë kur isha në USA.
Sa u gdhi drejt te policia. Radha,si radha e djeshme te qumështi. Pas dy orësh ia thashë hallin një goce pas një sporteli.
-Nuk ankohesh dot pa paguar gjobën,- më sugjeroi.
-Si të paguaj një gjobë kur unë s’kam qënë këtu.
-E ka ligji. Ose shko e zgjidhe në gjyq.
Inatin e kisha të madh. Në gjyq do shkoj. Dhe shkova. Njerëzit kapicë,rrëmujë e madhe. Për fat njoha Blertën ish-fqinjën time. Më ndihmoi të rregjistroja ankesën.
Pas tre javësh ishte dita e gjyqit. Por mungonte përfaqësuesi i policisë. U shty dy javë. Në seancën tjetër erdhi përfaqësuesi. Na i dhjeu se tha që ky zotëria,për mua,ka qënë në Amerikë se e vërteton me vulën hyrëse atje në pasaportë,por makina ka qënë këtu. Ne gjobën ia vumë makinës për shkelje semafori.
Gjyqtarja pyeti:
-Kujt ia le makinën?
-Askujt. E mbyll në garazh.
-Sill një dëshmitar,p.sh.ai që ka garazhin ngjitur me ty.
U shty për një muaj. Pranë meje e le makinën Gjergji. I thashë të delte dëshmitar. Do jem në Gjermani,më tha. Fola me Altinin. Ai më tha se nuk më ndihmonte nga që ka një gjyq për vete me policinë. Ngela. Por më nxori Beni nga halli.
-Makina jote ka çip rregjistrimi të lëvizjes. Shko te koncesionari dhe merrja hartën për muajin që do.
Shkova dhe mbusha një formular si fillim.
-Presim aprovim nga Gjermania,-më thanë. -E ke gati për dy ditë.
Sa ika,tek dera një inxhinier më tha mos vij më. Se na intereson të mos e mërzisim policinë,atje nxjerrim targat.
U pataksa dhe ngela pa shpresë si mes një kënete që po më thithte.
Shkova sërish në gjyq. Gjyqtarja priste dëshmitarin. Nuk i thashë që e kam,por bëra bllofin.
-Do sjell hartën e lëvizjes,rregjistruar nga koncesionari. Tregon që makina në shkurt nuk ka lëvizur asnjë metër.
-Ok,-tha gjyqtarja.-Shihemi pas një jave.
Ecja rrugëve dhe gati po më mbushej mendja se nuk kam qënë fare në Amerikë.
-Mbase na ka kapur polici në shkelje?- pyeta gruan.
-Po kur,mor i zi? Kur ishim matanë oqeanit?
Kur na ngelën dhe dy ditë nga gjyqi,më del një polic para. Më dha në dorë një gjobë 3.500 lekë. Shoh emrin tim. Por unë isha në këmbë. Kisha tre muaj që pérdorja taksi. Nuk fola se më tha që më pret shefi në zyrë. Shkova dhe:
-Ja,ku t’u bënë dy gjoba,-nisi.- Por unë po e gris këtë dhe ti paguaj atë të muajit shkurt. Se mbetëm gjyqeve,nuk të ka hije.
Isha nervoz,por dhe i pashpresë. Po detyrohesha të paguaja një gjobë që kur unë isha në Amerikë bëja shkelje në Tiranë. Më vinte dhe turp. Doja ta kundërshtoja,por i zgjata dorën.
-Grise,-i thashë.
Jashtë më priste gruaja. I dhashë gjobën e vjetér.
-Shko paguaje,-i thashë.
Duke e pritur te lokali pranë në tv shihja kryeministrin që bërtiste dhe i binte podiumiut me grusht në parlament:
-Do bëjmë shtet doni nuk doni ju!
-Do bësh pçkst,-bërtita.
-Urdhëro! Fole gjë?- pyeti kamarieri.
Dola dhe pashë gruan nga fundi i rreshtit. M’u dhimbs ajo,vetja dhe lekët që m’i vodhi shteti im…

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog agim xhafka agim xhafka

Sondazh

Poll
Insights 30 Maj 2019, 09:31

Analiza: Kur do të marrë fund bota unipolare?

“Shekulli Amerikan” po perëndon. Të paktën, ky është konsensusi i shumicës së analistëve tëpolitikës ndërkombëtare. Pavarësist nëse i`a atribuojnë rënien e SHBA...

Insights 27 Maj 2019, 20:36

Adi Krasta: Turp të keni ambasadorë!

Per publikun shqiptar beri jo pak pershtypje shprehja “Shame on you”, qe shqiperohet ‘te te vije turp’ e qe u shkrua me shkrim dore ne murin e hyrjes se shkalle...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj