LIVE UPDATES
Insights

Analiza: Kur do të marrë fund bota unipolare?

30 Maj 2019, 09:31 Nga DOSJA
Analiza: Kur do të marrë fund bota unipolare?

“Shekulli Amerikan” po perëndon. Të paktën, ky është konsensusi i shumicës së analistëve tëpolitikës ndërkombëtare. Pavarësist nëse i`a atribuojnë rënien e SHBA-ve mosfunksionimit tëbrendshëm, apo rritjes së Kinës dhe fuqive të tjera në zhvillim, vëzhguesit priren të bien dakordqë herët a vonë, “momenti unipolar” do t’i hapë rrugë një sistemi ndërkombëtar, të populluar ngamë shumë se sa një superfuqi.

Megjithatë, është e paqartë se si do ta mësojmë se kur bota unipolare do të ketë marrë fund. Edhe sa kohë do të duhet që një fuqi tjetër globale, të barazojë apo tejkalojë Shtetet e Bashkuara? Cili është pragu për shpalljen e unipolaritetit, si diçka që i përket së kaluarës? Shumica e përpjekjeve, për t’u përgjigjur këtyre pyetjeve përfshijnë akordimin e masave ekzistuese të fuqisë kombëtare agregate.

Nga kjo pikëpamje, kuptimi i rënies së SHBA-së është një çështje e parashikimit të momentit, nëtë cilin një konkurrente mund të tejkalojë Amerikën në terma agregate (ekonomike dheushtarake). Por, bota unipolare nuk është vetëm një shumatore e buxheteve relative ushtarake.

Ajo përcaktohet gjithashtu nga një shpërndarje gjeografike e fuqisë dhe ndikimit. Të dyja këto shkojnë dorë për dore.

Ushtria dhe ekonomia, mund ta lejojnë SHBA-në të mbështesë angazhimet e mëdha jashtë shtetit, por nuk është fuqia materiale ajo që i përcakton Shtetet e Bashkuara si hegjemonike. Ajo që ka rëndësi më shumë se çdo gjë tjetër, është vendosja e jashtme e fuqisë ushtarake dhepolitike të Amerikës.

Lufta e Ftohtë përfundoi ose në vitin 1989 (kur represioni në Evropën Lindore nisi të lehtësohet) ose në vitin 1991 (kur Bashkimi Sovjetik pushoi tërësisht së ekzistuari). Por çfarë e shkaktoi saktësisht fundin e bipolaritetit? A ishte tërheqja sovjetike nga Evropa Lindore, shembja përfundimtare e Bashkimit Sovjetik, shpërbërja e Paktit të Varshavës, një ndryshim në qëndrimet dhe prioritetet e liderëve sovjetikë apo rusë, apo diçka tjetër?

Sipas shkencëtarit politik Harrison Vagner bipolariteti nuk u përcaktua kurrë nga ekzistenca e dyshteteve të fuqishme në politikën botërore, as nga madhësia e arsenaleve të tyre bërthamore, dhe as nga numri i aleatëve që secili mund të mburrej. Përkundrazi, “tipari dallues i shpërndarjes së pushtetit gjatë Luftës së Ftohtë”, ishte se “një shtet, Bashkimi Sovjetik, zinte në kohë paqeje një pozitë dominante pranë kontinentit Euroaziatik, një pozicion që në të kaluarën ka qenë në gjendje ta arrijë vetëm pas një serie fitoresh ushtarake”.

Me fjalë të tjera, bipolariteti gjatë Luftës së Ftohtë ka qenë një kusht gjeopolitik – një betejë e vazhdueshme e zhvilluar nga blloku perëndimor, për t’u mbrojtur ndaj dominimit të përgjithshëm sovjetik të disa hapësirave gjeografike, veçanërisht në Evropë dhe Azinë Lindore. Epoka e bipolaritetit përfundoi, kur transformimet e brendshme brenda Bashkimit Sovjetik, nënkuptonin se Moska nuk përbënte më kërcënim për sigurinë e këtyre rajoneve. Fundi i bipolaritetit nuk kërkonte rënien e plotë të Bashkimit Sovjetik, madje as zvogëlimin e konsiderueshëm të fuqisësë tij materiale.

Gjithçka që kërkohej, ishte një rikonfigurim i interesave dhe ndikimit, në një mënyrë të tillë që gara gjeopolitike mbi Euroazinë, u zëvendësua nga një grup i ndryshëm ndërveprimesh ndërkombëtare.

Çfarë do të thotë kjo për unipolaritetin – të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e tij? Së pari, nëse bipolariteti i epokës së Luftës së Ftohtë, u karakterizua nga një garë për epërsi në Evropë dhe në Azinë Lindore, atëherë rezulton se unipolariteti është gjithashtu një grup rrethanash gjeopolitike.

Ai përcaktohet nga pozita e favorshme gjeostrategjike, e trashëguar nga Shtetet e Bashkuara nëfund të Luftës së Ftohtë: në një gati-hegjemoni në Evropë dhe Azinë Lindore. Thënë thjesht, SHBA-ja zë sot një pozicion gjeopolitik të ngjashëm me atë që gëzonte Bashkimi Sovjetik nëvitin 1945.

Në Evropë, aleanca e drejtuar nga SHBA-ja shtrihet nga Atlantiku në Gjirin e Finlandës dheDetin e Zi. Në Azi, Shtetet e Bashkuara krenohen me një varg aleancash dhe partnerësh informalë, që e rrethojnë gati tërësisht sfidantin e vet kryesore gjeopolitik, Kinën.

Nëse bipolariteti, përcaktohet nga një garë e vazhdueshme mbi kontrollin e kontinentit Euroaziatik, momenti unipolar diktohet nga mungesa relative e rivaliteteve gjeopolitike aktive.

Sigurisht, kjo është mënyra se si u duket bota unipolare rivalëve kryesorë të Amerikës.

Për strategët në Rusi, Kinë, Iran, Korenë e Veriut dhe gjetkë, sistemi ndërkombëtar i Luftës së Ftohtë, është karakterizuar nga pushtimi i përhershëm i territoreve që Shtetet e Bashkuara i vunë nën kontroll gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Ftohtë, dhe prej të cilave nuk janë larguar ende, pavarësisht nga rivendosja e supozuar e paqes.

Ushtria amerikane, ushtron një kontroll të fshehtë në të gjitha oqeanet e botës. Liderët në Moskëdhe në Pekin, zemërohen nga pozita dominante e SHBA-së në Evropë dhe në Azinë e Paqësorit, por ata e dinë se përzënia e Amerikës nga Eurazia, nuk do të jetë një detyrë e lehtë.

Për shumicën e amerikanëve, vendosja e fuqisë së saj ushtarake të SHBA-së në Evropë, Azi dheLindjen e Mesme, është tërësisht e justifikueshme në emër të sigurisë ndërkombëtare, si dheinteresit kombëtar.

Por për kundërshtarët e huaj, “Pax Americana”, është një shpërndarje e padrejtë dhe e patolerueshme e fuqisë dhe ndikimit. Ai është një konfiguracion gjeopolitik, që vjen nga një llojaksidenti historik, që duhet të përmbyset në favor të diçkaje më të drejtë dhe më të qëndrueshme.

Ashtu siç përfundoi bipolariteti kur Bashkimi Sovjetik, tërhoqi forcat e tij nga Evropa Lindore, dhe pushoi të ushtruari një prani të rëndësishme ushtarake në Azinë Lindore, edhe bota unipolaredo të marrë fund kur ushtria amerikane të mos jetë më dominuese përgjatë dy krahëve kritikë tëEuroazisë: Gadishullit Evropian, dhe shtetet detare të Azisë Lindore.

Dhe kjo mund të ndodhë në 2 mënyra. Së pari, është e mundur që një konkurrent ndërkombëtar(ose grup sfidantësh) të mund të përzërë Shtetet e Bashkuara nga Evropa, Azia ose nga të dyja.Për shembull, kjo mund të ndodhë nëse Rusia do të provokojë një luftë tokësore në Europë, qëdo të ekspozonte  si premtime boshe angazhimet e SHBA ndaj aleatëve të saj në EvropënLindore.

Nga ana tjetër, Kina mund të joshë aleatët e Shteteve të Bashkuara në Azinë Lindore, ose arritit’i detyrojë fqinjët e saj të braktisin arkitekturën rajonale amerikane të sigurisë rajonale. Një mundësi tjetër është një aleancë e euro-aziatike, që do ta bënte strategikisht të papërshtatshme për Shtetet e Bashkuara, mbajtjen e një pranie të madhe ushtarake jashtë shtetit.

Sidoqoftë, bota e sotme unipolare do të përfundojë vetëm kur Shtetet e Bashkuara, të humbasin statusin e tyre gati hegjemonik në Evropë ose në Azinë Lindore. Do të duhet të përmbysen rrethanat gjeopolitike në terren. Dhe presioni nga konkurrentët e huaj, është vetëm një nga rrugëtqë kjo mund të ndodhë.

Shënim: Peter Harris, është asistent profesor i shkencave politike në Universitetin Shtetëror tëKolorados, SHBA.

Burimi: Bota.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione bota unipolare shba unipolariteti bota unipolare shba unipolariteti

Sondazh

Poll
Insights 27 Maj 2019, 20:36

Adi Krasta: Turp të keni ambasadorë!

Per publikun shqiptar beri jo pak pershtypje shprehja “Shame on you”, qe shqiperohet ‘te te vije turp’ e qe u shkrua me shkrim dore ne murin e hyrjes se shkalle...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë