LIVE UPDATES
Aktualitet

Çfarë ndodh në spitale?! Kartela e pacientit, jo të gjithë figurojnë aty ku jetojnë, mjekët nuk i hedhin online të dhë

13 Nëntor 2020, 16:23 Nga DOSJA
Çfarë ndodh në spitale?! Kartela e pacientit, jo të

TIRANË- D.B ka vetëm pak kohë, që është zhvendosur në Tiranë nga një qytezë e vogël në juglindje të vendit.

Para disa ditësh ajo duhej të takonte mjekun e familjes dhe të bënte disa vizita mjekësore, por nuk arriti të gjejë veten të regjistruar në qendrën shëndetësore së cilës i takon.

Ajo vijon të jetë e regjistruar në qendrën shëndetësore të qytezës së saj, pavarësisht se pas këtij “incidenti” tërhoqi fizikisht edhe kartelën mjekësore.

Rregulloret janë të qarta në këtë pikë. R.K mjek në një nga qendrat shëndetësore në  kryeqytet I tha gazetës “Si “ se :

 “Mjekët në të gjithë vendin komunikojnë me njëri-tjetrin përmes sistemit online. Të dhënat (emrat) e pacientëve hidhen online. Dhe kur një pacient zhvendoset nga një qytet në një tjetër, nga një qendër shëndetësore te një tjetër, automatikisht të dhënat janë të aksesueshme përmes këtij sistemi.”, – shpjegon ai, ndërsa shton se “ajo çfarë ndodh është, që shumë mjekë nuk i hedhin online të dhënat e pacientit”.

Por marrëdhënia mjek-pacient nuk është kaq fjollë në terren, madje në disa raste janë ngritur mbi skema mashtrimi dhe pacientët nuk çrregjistrohen enkas.

R.K, thotë se  “Diçka e tillë ndodh sidomos nëpër rrethe e sidomos, me atë që kemi vënë re nga përvoja,  me zonën e Korçës.

Kjo, sepse mjekët e familjes paguhen sipas numrit të pacientëve që kanë, që do të thotë, sa më pak pacientë, aq më e vogël pagesa, sa më shumë pacientë, aq më e lartë pagesa.

Në këtë mënyrë, për t’u paguar pak më tepër, për të mos iu pakësuar pagesa, ata nuk i kalojnë të dhënat e pacientëve online, edhe në ato raste kur kartelën ia japin fizikisht pacientit.”,- shpjegon mjeku.

Megjithatë, ky nuk është i vetmi problem dhe nuk është arsyeja e vetme se pse, për shumë pacientë nuk mund të gjenden të dhënat online.

R.K pohon se ka raste nga më të ndryshmet dhe ka dhe nga ata mjekë, që kanë vështirësi në aksesin e sistemit online përmes internetit.

Ndërkohë, që disa mjekë të tjerë kanë një ngarkesë vërtet të madhe e për shkak të mungesës së mjekëve në zona të caktuara mbulojnë në të njëjtën kohë dy apo më tepër qendra shëndetësore.

Për arsye të ndryshme, jo rrallë herë, pacientët ndjehen të pakënaqur nga shërbimi që marrin.

“Ligjërisht, pacientët kanë të drejtë të zgjedhin vetë mjekun e tyre të familjes: atë që sipas tyre është më i miri, që ofron më tepër shërbim apo iu qëndron pranë etj. Por në realitet një gjë e tillë nuk ndodh.”,- pohon R.K.

“Disa pacientë me sëmundje të caktuara kanë pakënaqësi dhe janë ankuar, por një ‘konflikt’ i tillë mund të zgjidhet vetëm përmes Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të  Kujdesit Shëndetësor.”, vijon mjeku.

Ndërsa për L.S., një tjetër mjek në një nga qendrat shëndetësore në Tiranë, konflikte të tilla zgjidhen nga kontrata e punës që kanë mjekët dhe në bashkëbisedim me pacientin, porse, sipas tij, nuk është se ka probleme përsa i përket këtij raporti.

“Nëse dikush transferohet nga një qendër shëndetësore në një tjetër, transferimi bëhet lehtësisht. Kartela, historiku i pacientit merret fizikisht dhe online transferohen vetëm emri dhe mbiemri i pacientit”,– shprehet ai, ndërsa vëren se në ato raste kur ka pasur probleme me transferimin e kartelave të ndonjë pacienti, ose më saktë emrit të tij, që nuk figuron në sistem, “kjo mund të ketë ndodhur për shkak të ndonjë bllokimi në elektronikë.”

Problemet më të mëdha, megjithatë, sipas tij, nuk vijnë nga sistemi, por nga vetë njerëzit.

“Nëse ka njerëz që nuk dinë përshembull se cilën mjek familjeje kanë, mund ta mësojnë diçka të tillë duke kontaktuar në numrin jeshil. Disa prej tyre nuk e bëjnë diçka të tillë dhe ka nga ata që janë të papërgjegjshëm”,– komenton ai.

Disa ditë më parë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ju drejtua publikut se nëse dikush nuk e di se kë ka mjek familjeje mund ta mësojë diçka të tillë shumë lehtësisht, duke telefonuar në numrin 0800 40 40.

Mjeku i familjes mund të mësohet edhe nëpërmjet faqes online të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Të interesuarit mund të klikojnë në  rubrikën “e-shërbime” e më pas në pjesën “kliko mjekun”, duke vendosur të dhënat e kartës së identitetit.

Mjeku i familjes është shumë i rëndësishëm sepse ai është portën e parë, për të marrë shërbim shëndetësor për çdo pacient.

Sipas mjekes Z.SH., marrëdhëniet mjek- pacient duhet të bazohen në rregulloren , e cila është e afishuar në çdo qendër shëndetsore, por jo rrallë herë ka pasur probleme edhe për shkak të mungesës së informacionit mbi të drejtat dhe përgjegjësitë e pacientit, “gjë që në raste të caktuara ka çuar dhe në veprime të gabuara, duke u fokusuar tek grindjet dhe kalimin në plan të dytë të sëmundjes.”

Tani që vala e dytë e pandemisë së  COVID-19 ka trokitur  me rritje eksponenciale të të infektuarve Shqipëria kë ndryshuar strategji. Mjeku I famlijes do të jetë skalioni I parë që duhet të pres  goditjen e valës për  të prekurit më lehtë që mund të kurohen nga shtëpia.  Kjo rrugë është e vlefshm edhe në kohë të tjera për të  mos e shtyrë presion tek spitalet dhe shmangur krizën e shtretërve. Por a mund t’ia dalin?! A i njeh mjeku I familjes gjithë historikun e  pacientit, a mund të orientohet ai drejtë në receta megjithës e ka një protokoll. A mund ta marrë ai shepejt ndihmën kur gjendja nuk ta premton luksin e kohës? Në qendrat shëndetësore kuptuam se është e  vështirë ta thuash me gojën plotë.

Marrë nga: GazetaSi 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet spitalet ne shqiperi spitalet ne shqiperi

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës