LIVE UPDATES
Bota

Çfarë nënkupton deklarata e Biden se Rusia po bën gjenocid në Ukrainë

13 Prill 2022, 17:44 Nga DOSJA
Çfarë nënkupton deklarata e Biden se Rusia po bën gjenocid

SHBA– Presidenti amerikan  Joe Biden e ka cilësuar tashmë luftën e Rusisë në Ukrainë si gjenocid, duke akuzuar Presidentin Vladimir Putin se po përpiqet të fshijë idenë e të qenit ukrainas. Javën e kaluar Presidenti Biden nuk i quajti veprimet e Rusisë si gjenocid.

Por gjatë një aktiviteti në shtetin e Ajoas, ndërsa po trajtonte çështjen e çmimit të lartë të energjisë të shkaktuar nga lufta, Presidenti Biden la të kuptohet se ai mendonte se Vladimir Putini po kryente gjenocid në Ukrainë. As ai dhe as administrata e tij, nuk njoftuan masa të reja ndaj Rusisë apo ndihmë për Ukrainën, pas këtij vlerësimi publik të zotit Biden.

Komentet e presidentit amerikan u përshendetën nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili ka inkurajuar udhëheqësit perëndimorë ta përdorin termin si referencë ndaj asaj që po ndodh në vendin e tij për shkak të agresionit rus. Presidenti francez Emmanuel Macron nuk pranoi ta çonte retorikën e tij aq larg gjatë një komenti të bërë sot (e mërkurë).

Unë jam i matur me termat. Gjenocidi ka një kuptim. Ukrainasit dhe rusët janë popuj vëllezër. Është çmenduri kjo që po ndodh sot. Është brutalitet i pabesueshëm dhe një rikthim i luftës në Evropë. Por në të njëjtën kohë shikoj faktet dhe dua të vazhdoj përpjekjet maksimale për të ndalur luftën dhe rivendosur paqen. Nuk jam i sigurt nëse përshkallëzimi i retorikës i shërben kauzës sonë”, tha zoti Macron.

Presidenti francez shtoi se është vërtetuar se ushtria ruse ka kryer krime lufte në Ukrainë.

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenskyy nga ana e tij e vlerësoi qëndrimin e Presidentit Biden.

Fjalë të vërteta, nga një udhëheqës i vërtetë“, shkruante ai në një postim në Twitter të martën.

T’u vendosësh gjërave emrin që kanë është thelbësore për t’i bërë ballë të keqes. Ne jemi mirënjohës për ndihmën e dhënë deri më tani nga SHBA-të dhe kemi nevojë urgjente për më shumë armë të rënda për të parandaluar mizoritë e mëtejshme të Rusisë”, shkruante më tej zoti Zelenskyy.

Sipas një traktati të Kombeve të Bashkuara, pjesë e të cilit janë edhe Shtetet e Bashkuara, me gjenocid përkufizohen veprime të ndërmarra me qëllimin për të asgjesuar tërësisht ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar.

Në të kaluarën udhëheqësit amerikanë shpesh e kanë shmangur termin për të përkufizuar zyrtarisht si gjenocid, fushatat e përgjakshme, sikurse ajo që po kryen Rusia në Ukrainë, duke hezituar të nxisin një detyrim që rrjedh sipas konventës ndërkombëtare e cila kërkon që vendet nënshkruese të saj të ndërhyjnë në rast të identifikimit zyrtarisht të gjenocidit. Ky detyrim u pa si një arsye që pengoi Presidentin Bill Clinton të shpallte si gjenocid vrasjen e 800,000 tutsëve etnikë në Ruanda në vitin 1994.

Presidenti Biden tha se do të jenë ekspertët ligjorë ata që të vendosin nëse veprimet e Rusisë përmbushin standardin ndërkombëtar për t’u cilësuar si gjenocid, ashtu siç kanë pohuar zyrtarët ukrainas, por ai shtoi se atij vetë, ajo që po ndodh në Ukrainë, i duket si e tillë (gjenocid).

Më shumë prova po dalin për gjërat e tmerrshme që kanë bërë rusët në Ukrainë dhe ne do të mësojmë gjithnjë e më shumë rreth shkatërrimit atje. Por do të lëmë juristët të vendosin nëse kjo kualifikohet apo jo si gjenocid”, tha Presidenti Biden.

Javën e kaluar Presidenti Biden tha se nuk besonte se veprimet e Rusisë përbënin gjenocid, por thjesht krime lufte.

Gjatë një udhëtimi në Evropë muajin e kaluar, zoti Biden u përball me polemika lidhur me një deklaratë të tijën, e cila në dukje mbështeste nevojën për ndryshim të regjimit në Moskë, çka do të kishte përfaqësuar një ndryshim dramatik drejt përplasjes së drejtpërdrejtë me një vend tjetër që ka armë bërthamore.

Për atë Zot, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet”, tha Presidenti Biden duke iu referuar Presidentit rus Putin.

Por një ditë më vonë Presidenti Biden i sqaroi komentet e tij, duke thënë se kishte shprehur zemërimin e tij moral ndaj udhëheqësit rus dhe se nuk kishte artikuluar ndonjë ndryshim politikash të Uashingtonit në raport me Moskën./VOA/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota joe biden lufta ukraine-rusi joe biden lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll
Bota 13 Prill 2022, 17:08

A po kryen Rusia gjenocid në Ukrainë?

UKRAINË- Mizoritë e kryera nga forcat ruse në Ukrainë kanë shkaktuar akuza të përhapura për krime lufte. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i quajti in...

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri