LIVE UPDATES
Bota

Çfarë përmban proçedura e fajësimit dhe largimit nga posti të Donald Trumpit

8 Shkurt 2021, 07:47 Nga DOSJA
Çfarë përmban proçedura e fajësimit dhe largimit

SHBA- Procesi i dytë për largimin nga posti të Donald Trump fillon para Senatit amerikan: për herë të parë në historinë e SHBA, akuzat po ngrihen kundër një presidenti i cili nuk është më në detyrë.

Cila është akuza ndaj Donald Trumpit?

Në fakt pritej të ishte thjesht një formalitet kur Kongresi i SHBA u mblodh në 6 Janar për të vërtetuar përfundimisht votën e kolegjit elektoral për presidencën e ardhshme. Një formalitet përfundimtar, me të cilin të dyja partitë, republikanët dhe demokratët do të konfirmonin fitoren legjitime të Joe Biden-it në Kongres.
Zakonisht kjo procedurë kalon pa probleme. Por këtë herë doli ndryshe. Kapitoli, ku ishin mbledhur anëtarët e të dy dhomave të parlamentit, u sulmua nga një turmë që ishte nxitur më parë nga ende Presidenti Donald Trump. Në një fjalim në lidhje me gjoja zgjedhjet e vjedhura, ai u bëri thirrje mijëra përkrahësve që të shkonin në Kapitol.
Ata e morën atë fjalë për fjalë dhe, si një komando u futën me forcë në zemrën e demokracisë amerikane. Pesë persona vdiqën, midis tyre edhe një oficer policie. Akuza kundër Donald Trump tani është: thirrje për trazira. Pas fajësimit të pasuksesshëm një vit më parë për shkak të përpjekjeve të tij për të marrë mbështetje në fushatën elektorale nga Ukraina, Trumpi duhet të përballet përsëri me procedurat e largimit nga posti – edhe pse nuk është më në pushtet.

Çfarë do të ndodhë më pas?

Procesi i dytë për largim nga posti kundër Trumpit do të fillojë në Senat në 9 Shkurt. Kjo është hera e parë në historinë e SHBA që një presidenti i duhet të kalojë një procedurë të tillë dy herë, dhe është gjithashtu hera e parë që i akuzuari nuk është më në detyrë në fillim të procesit.
Vërtet që një dhomë e parlamentit, Dhoma e Përfaqësuesve, i nisi procedurat e largimit nga posti kundër Trumpit që kur ai ishte në detyrë. Sidoqoftë, për shkak të mungesës së kohës, procedura e mirëfilltë para dhomës tjetër, Senatit, do të zhvillohet vetëm pas marrjes së detyrës të Presidentit të ri Biden – dhe kjo e nxeh situatën te zgjedhësit, siç ndodh me kaq shumë pyetje në lidhje me Trumpin te Demokratët dhe Republikanët.

Pse duhet të largohet nga detyra një ish-president?

Në qendër të vëmendjes është rrethana se sa kuptim ka të largosh një ish-president nga detyra. Senatori republikan nga Pensilvania, Doug Mastriano, i cili, para se të sulmonte turma, marshoi në Kapitol me mbështetësit e zemëruar të Trumpit, e konsideron procesin një “ide të tmerrshme” dhe thekson se në historinë e SHBA ka pasur vetëm katër procedura për largim nga posti, por dy prej tyre kanë ndodhur vetëm në 13 muajt e fundit.

“Kjo nuk do të ndihmojë që kombi të bashkohet,”– i tha Mastriano DW. Joe Biden duhet të ndërpresë procesin e largimit nga posti të Trumpit, sepse është “shumë simbolik dhe i pakuptimtë, pasi Trump nuk është më në detyrë”.
Nga ana tjetër, demokratët janë fokusuar që t’i bëjnë përgjegjës publikisht republikanët, thotë Michael Cornfield, i cili jep mësim shkenca politike në Universitetin George Washington në Washington,D.C. ”Ishte një sulm i pashembullt dhe tronditës ndaj demokracisë”,- thotë Cornfield. Tani bëhet fjalë për një lloj çështjeje kardinale të demokracisë: “Demokratët duan të regjistrojnë se ku qëndrojnë senatorët republikanë”.

Cilat janë perspektivat që Trumpi të dënohet?

Në fakt, për shkak të shumicës së tyre të vogël në Senat, demokratët kanë pak shanse për një dënim me sukses të Donald Trumpit, i cili do të kërkonte të paktën dy të tretat e votave të senatorëve dhe kështu një mbështetje të gjerë nga republikanët.
Mundësia për ta privuar Donald Trumpin që të marrë sërish një post të lartë është një tjetër nxitje për demokratët. Për këtë vendim mjafton edhe votimi me shumicë të thjeshtë nga senati. Sidoqoftë, kjo do të ishte e mundur vetëm pas një largimi të suksesshëm nga detyra, për të cilën është e nevojshme shumica e dy të tretave. Demokratët tani nisen nga fakti se edhe shumë republikanë janë lodhur nga Donald Trump dhe duan të parandalojnë me çdo kusht rikthimin e tij të mundshëm në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Marrë nga DW.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota fajesimi i donald trump fajesimi i donald trump

Sondazh

Poll
Bota 8 Shkurt 2021, 07:40

Erdogan në kurs konfrontimi me rininë

“A janë këta studentë apo terroristë që përpiqen të mësyjnë zyrën e rektorit dhe ta uzurpojnë atë?” Kështu u shpreh presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ...

Bota 7 Shkurt 2021, 22:26

Vota në kurriz të fëmijëve

Të gjithë politikanët, të cilët i keqpërdorin fëmijët për fushatat e tyre, nuk e meritojnë të votohen, thotë Flutura Kusari, juriste e së drejtës së medias.Edhe...

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë