LIVE UPDATES
Bota

Çfarë po ndodh me vaksinën për COVID-19?/ Presione nga administrata Trump, cilët janë tetë kandidatët që mund të na sh

5 Maj 2020, 07:22 Nga DOSJA
Çfarë po ndodh me vaksinën për COVID-19?/ Presione nga

Në garën për një vaksinë për t’i dhënë fund pandemisë globale COVID-19, tetë pretendentë janë përpara pjesës tjetër të konkurrentëve. Këta tetë kandidatë për vaksina po kryejnë testime njerëzore në klinika në Shtetet e Bashkuara, Kinë, Britani dhe Gjermania. Pas tyre të paktën 94 të tjerë janë në faza të ndryshme të zhvillimit.

Administrata Trump po bën presion që deri në fund të vitit të ketë qindra miliona doza të një vaksine në dispozicion. Sidoqoftë, ekspertët thonë se shpejtësia e paparë rrezikon të anashkalojë aspekte të sigurisë dhe nuk ka asnjë garanci se ndonjë prej vaksina do të funksionojë.

“Më shqetëson, fakti se ne nuk do të dimë çështje kryesore në lidhje me sigurinë dhe efektivitetin nëse planifikojmë ta administrojmë atë shpejt”, tha Paul Offit, drejtor i Qendrës për Edukimin ndaj Vaksinave në Spitalin e Fëmijëve në Filadelfia.

Tre kategori

Tetë kandidatët për vaksina renditen në tre kategori. Një kategori mund të quhet teknika klasike: nxitja e sistemit imunitar të pacientit për t’iu përgjigjur virusit duke injektuar një version të vrarë të tij. Tre grupe të veçanta të studiuesve kinezë po testojnë vaksinat e virusit joaktiv. Një metodë e dytë përdor një virus për të luftuar një tjetër.

Pavarësisht nëse shkakton COVID-19, sëmundjen Ebola ose ftohjen e zakonshme, një virus është në thelb vetëm një zarf që përmban udhëzime për të shumëfishuar virusin.

Në këtë strategji të re për vaksinat, shkencëtarët heqin udhëzimet nga një virus dhe i zëvendësojnë ato me udhëzime për të prodhuar vetëm një pjesë të koronavirusit.

Injektimi i virusit të modifikuar nuk shkakton sëmundje. Virusi infekton disa nga qelizat e pacientit, por në vend të kopjeve të virusit infektiv, këto qeliza prodhojnë një pjesë të koronavirusit. Sistemi imunitar i pacientit përgjigjet ndaj proteinës së koronavirusit, në mënyrë që të mund të luftojë kundër pushtuesit të vërtetë më vonë.

Dy grupe të ndara në Kinë dhe Britani po ndjekin këtë qasje. Një strategji e tretë e re heq ndërmjetësin. Në vend që të japin udhëzime në një virus, studiuesit injektojnë kodin gjenetik të një pjese të koronavirusit direkt te pacienti në formën e ADN-së ose ARN-së.

Dy grupe janë duke punuar me vaksinat e ARN-së, dhe një me ADN. Metodat më të reja janë të shpejta dhe të elastike, sipas Kimberly Taylor, drejtuese e seksionit të zhvillimit të vaksinave e në Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

“Këto vaksina janë shumë të mirë për rastet e pandemisë, sepse zakonisht janë shumë të shpejta për tu provuar dhe, mund të hyjnë shumë shpejtë në provat klinikë,” tha ajo.

Të mirat dhe të metat

Secila teknikë ka të mirat dhe të metat e veta.

“Nuk do t’i vendosim të gjitha vezët në një shportë,” tha drejtori pranë Qendrës së Vaksinave të Universitetit Emory, Walter Orenstein. “Grupe të ndryshme po kërkojnë të shohin se çfarë do të funksionojë dhe çfarë nuk mund të funksionojë.”

Sistemi i virusit të vrarë është më i provuari. Por duke vrarë virusin mund të ndryshosh formën e tij. Sistemi imunitar mund t’i përgjigjet virusit të vrarë ndryshe nga ai i vërtetë.

Strategjia e ndryshimit gjenetik të viruseve është një strategji e re dhe nuk është e qartë se sa mirë do të funksionojnë viruset e bartësve të ndryshëm. Në disa raste, njerëzit mund të kenë qenë tashmë të ekspozuar ndaj virusit bartës, i cili do të zvogëlonte efektivitetin e tij.

Vaksinat e ADN-së kërkojnë pajisje speciale.

“Nuk është aq e thjeshtë sa të përdorësh një gjilpërë dhe shiringë. Duhet të kesh një pajisje të tërë,” thotë Taylor.

‘Asnjëherë si dihet’

Ekspertët janë të shqetësuar se afati jashtëzakonisht i ngjeshur nuk do të lejojë kohë për përgjigje përfundimtare nëse një vaksinë është e sigurt dhe e efektshme.

Zhvillimi i një vaksine zakonisht zgjat rreth 20 muaj. Zakonisht testohet në dhjetëra mijëra njerëz përpara se të miratohet për një shpërndarje më të gjerë, sepse çështjet e sigurisë mund të mos jenë menjëherë të dukshme.

Për shembull, në një provë klinike të 35,000 pacientëve, studiuesit zbuluan se një vaksinë e etheve tropikale bëri më shumë dëm sesa të mira për fëmijët nën 9 vjeç të cilët nuk kishin pasur asnjë rast të sëmundjes para se të merrnin vaksinën. Ata zhvilluan raste më të rënda të etheve tropikale sesa ata që nuk ishin vaksinuar para infeksionit të tyre të parë.

“Asnjëherë nuk i dihet derisa të bëhen prova tek një numër i madh njerëzish,” tha Offit. “Atëherë dhe vetëm atëherë zbulon se çfarë është e vërteta.”

Sidoqoftë, njerëzit mund të ulin standardet e tyre për një vaksinë të koronavirusit.

“Për shkak se njerëzit janë të frikësuar në mënyrë të arsyeshme nga ky virus, mendoj se ata janë të gatshëm të pranojnë një nivel të caktuar rreziku që nuk do ta pranonin normalisht,” shtoi Offit.

Meqenëse shpejtësia është me rëndësi të madhe, prodhuesit duhet të rrisin prodhimin përpara se të dinë nëse vaksina e tyre funksionon.

“Nëse jeni prodhues, cila është gatishmëria juaj për të prodhuar sasi të mëdha nëse rezulton se vaksina juaj dështon?” pyeti Orenstein.

“Dhe si do ta mbështesim rrezikun? A duhet të ketë ndonjë fond për të thënë, ‘Nëse zhvilloni një vaksinë, ne do ta blejmë atë edhe nëse na duhet ta flakim poshtë sepse vaksina nuk funksionon ose është e pasigurt? “

Qeveria amerikane ka nënshkruar marrëveshje me dy kompani vaksinash që arrijnë në gati 1 miliard dollarë e që përfshinë rritjen e prodhimit.

Rezultatet e testit të vaksinave janë akoma disa muaj larg për të gjithë kandidatët.

Marrë nga VOA 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote vaksina e koronavirusit koronavirusi ne bote vaksina e koronavirusit

Sondazh

Poll
Bota 4 Maj 2020, 19:24

ANGLI– Piers Corbyn, vëllai i politikanit anglez, Jeremy Corbyn ditën e sotme ka thënë se bota nuk po përjeton një pandemi globale siç është koronavirusi...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet