Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
‘Mund të ketë shpërthime lokale, nga vjeshta’/ Drosten: Në Gjermani pak risk nga një valë e dytë COVID-19
31 Maj 2020, 07:13Nga DOSJA
Virologu i klinikës universitare të Berlinit Charité, Christian Drosten, u jep kurajo gjermanëve. Sipas tij, tani ka një mundësi teorike, që gjermanët t’i bëjnë ballë një vale të dytë të COVID-19, tha shkencëtari për revistën Spiegel. Tani e njohim më saktë virusin dhe dimë më mirë, se si përhapet ai. Sipas Drosten, kjo ndodh përmes pak të ashtuquajturish superspreader, pra të infektuar, që janë përgjegjës për shumë infeksione pasuese. Një zhvillim i tillë i infeksionit mund të kontrollohet më mirë.
Drosten tërhoqi vëmendjen, se megjithatë mbetet e rëndësishme, që një përhapje e mundshme të konstatohet shpejt dhe të ndalet, duke i çuar në karantinë të gjithë personat e kontaktit pa u zvarritur dhe duke i testuar ata fillimisht. Por periudha e karantinës mund të pakësohet dukshëm. Këtej e tutje personat e kontaktit mund të kalojnë vetëm një javë në izolim, sepse periudha e inkubacionit dhe koha, në të cilën virusi përçohet tek njeriu, është më e shkurtër nga sa mendohej fillimisht, thotë Drosten.
Virologu nga Boni, Hendrik Streeck, gjithashtu nuk beson se Gjermania mund të përballet me një valë të dytë Corona. Ai mendon, se mund të ketë herë pas here shpërthime lokale p.sh. në vjeshtë. Por ai nuk beson, se do të ketë një zhvillim infeksioni, që ta mbingarkojë sistemin e shëndetësisë, thotë për rrjetin e gazetave gjermane RND.
Në thelb Streeck sheh shanse të mira për ta mbajtur virusin nën kontroll. Një ndër masat kyç për kufizimin e infeksioneve është ndalimi i eventeve me publik të zgjeruar.
Si arma kryesore kundër virusit Corona konsiderohet një vaksinë, për të cilën po punohet me intensitet në mbarë botën. Ndërkohë kanë nisur disa prova vaksinash tek njeriu, por vështirë që vaksina të dalë brenda këtij viti. Virologu Streeck dyshon në suksesin e shpejtë të përpjekjeve për gjetjen e vaksinës. Kundër HIV janë konstruktuar mbi 500 vaksina, por asnjëra nuk ka funksionuar. Duhet që të jemi të përgatitur edhe për mundësinë, që nuk mund të gjendet një vaksinë, sugjeron virologu.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që dekreti i presidentit Hashim Thaçi për ta mandatuar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës pë...
SHBA– Nisja drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës e dy astronautëve të NASA-s në bordin e raketës Falcon 9, u bë realitet të shtunën pasdite, pas një ...
KOSOVW-Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi shanatazhonin me video intime një vazjë. Ata i kërkuan vajzës 25 mijë euro, që të mos publikonin mat...
ITALI– Italia ka shënuar 111 viktima ditën e sotme nga koronavirusi. Mësohet se sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë sh...
ZVICËR- Ordinanca e Dr. Vullnet Odai po hap dyert këto ditë në Spreitenbach të kantonit Aargau. Në një bashkëbisedim për albinfo.ch, mjeku tetovar shpalos ...
ITALI– 18 marsi është zgjedhur si Dita e kujtimit të viktimave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali. Sipas mediave ndërkombëtare sipas programit...
MAQEDONI E VERIUT- Avionëve luftarakë amerikanë B1, që sot fluturuan mbi Maqedoninë e Veriut për nder të anëtarësimit të këtij shteti në NATO, u është zënë rrug...
BRITANI– Mbretëria e Bashkuar sot njoftoi 183 vdekje të tjera nga Covid-19, dhe numri i përgjithshëm viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 38.344.Sipas të dhë...
RUSI- Janë publikuar shifrat e të infektuarve dhe viktimave në Rusi, ku sipas të dhënave të publikuara së fundmi janë rritur ndjeshëm.Autoritetet shëndetësore k...
KORE E JUGUT- Mësuesi shqiptar Emanuel Rakipllari, i cili prej 15 vitesh jeton dhe punon në Korenë e Jugut, në një intervistë flet për për situatën e krijuar ng...