LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha në prag të celebrimit, detaje nga ceremonia e çiftit pas 5-vjetorit të lidhjes

11 Korrik 2021, 11:01 Nga DOSJA
Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha në prag të celebrimit, detaje

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga së fundmi ka vendosur të na tregojë pak më shumë nga jeta e saj private dhe sidomos marrëdhënia me portierin e “Partizanit”, Alban Hoxhën.

Me anë të një postimi në “InstaStory”, ajo ka ndarë një moment nga loja e fundit në fushë e portierit, duke i thënë publikisht “Të dua”, deklarata që më parë nuk i ka bërë kaq hapur.

E ky çlirim i Çiljetës nga të qenit supersticioze e ka një shpjegim, dhe bëhet fjalë për sigurinë e fituar në këtë marrëdhënie, dhe planin e çiftit për të bërë celebrimin, në këtë vit të pestë të lidhjes. Tashmë pasi kanë provuar bashkëjetesën, ata e kanë ndarë mendjen që të hedhin hapin e madh me një festë ceremionale me shumë sesa dasmë tipike, kanë treguar për gazetën miq të afërt të çiftit.

Këngëtarja pak kohë më parë foli për të parën herë për marrëdhënien e saj 5- vjeçare me Alban Hoxhën, portierin e “Partizanit”. Ndër të tjera, ajo tha se ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e të birit, Fernandos, sepse ai ka qenë vetëm 3 vjeç kur Albani i është bashkuar familjes së saj.

Mirëpo, ç’raporte ka Çiljeta me familjen e Albanit? Edhe këtë fakt Çiljeta na e ka treguar hap pas hapi, me postimet e saj. Ajo postoi në “Instagram” një video të shkurtër ku shfaqej në kafe bashkë me motrën e Albanit, Ledën, teksa në sfond dëgjohej që e thërret me përkëdheli “dudu”.

“E moj kunatë”, shkroi këngëtarja krahas postimit, të cilin e shoqëroi me emojin e një zemre të kuqe, dhe me një emoji trëndafili të kuq. Më parë, Xhilaga na kishte treguar edhe se si shkon me vjehrrën, nënën e partnerit të saj. Ajo publikoi një video në “Instastory”, në të cilën shihej vjehrra e saj duke gatuar, ndërsa Çiljeta dëgjohej duke i thirrur ‘muçi’.

Ajo foli edhe për marrëdhënien që ka i biri, Fernando, me Albanin, duke qenë se portieri është bërë pjesë e familjes së tyre kur i biri ishte vetëm 3 vjeç: “Fernandos sigurisht i ndikon prania e Albanit. Kur ishte më i vogël, thoshte kur të rritem do pres topa si Albani, por tani ka ndryshuar, është më shumë te muzika. Kurse djali i Albanit është i lindur dhe i prerë për këtë gjë.

Kur e merrja Fernandon me vete në stadium kur ishte më i vogël, hipte te karriget dhe ia bënte me dorë: ‘Si nuk më shikon içik ky, o ma?!”, më thoshte mua. Ata janë si shokë bashkë. Albani i merr shpesh të dy bashkë, i nxjerr, bëjnë muhabete burrash, mbajnë sekrete ndaj meje. Por Fernando s’i mban dot sekretet. Fernando ka qenë 3 vjeç kur Albani është bërë pjesë e jetës sonë. Sot është 8 vjeç dhe i thonë 5 vite, pra, prezenca e Albanit ka ndikuar shumë në formimin e fëmijës”.

Ajo u rrëfye si rrallëherë edhe më në detaje për partnerin e saj, Albanin: “Gjërat ndonjëherë janë të shkruara! S’e kishim menduar ndonjëherë. Vinim të dy nga marrëdhënie të mëparshme. As ai s’e mendonte që do njihte dhe do dashurohej dhe as unë se mendoja që do njihja dhe do dashurohesha. Çdo marrëdhënie ka të mirat dhe të këqijat e veta.

Ka ato ditët e bukura dhe ato peripecitë që kalon, por kur dashuria është e vërtetë dhe e fortë, çdo gjë kalohet edhe pastaj fillon merr një trajtë tjetër, kur ti kupton që nuk rri dot pa tjetrin dhe aty ti merr një vendim me veten dhe e kalon gjënë në një tjetër nivel pastaj. Albani është një djalë sentimental dhe besnik. Është një natyrë që aty ku merr ngrohtësi dhe aty ku është mësuar, aty rri. Është njeri familjar, ka sedër shumë”, u shpreh këngëtarja.

Çiljeta rrëfehet për lidhjen e saj, disa muaj pasi thyeu akullin në media vetë Albani.

RRËFIMI I ALBANIT: SI NISI HISTORIA ME TIFOZEN TIME TË ZJARRTË

Ndërsa portieri i Partizanit dhe i Kombëtares Shqiptare, Alban Hoxha, foli për herë të parë për raportin intim që ka me këngëtaren Çiljeta Xhilaga, pak kohë më parë në ‘Ëake Up’. Pyetjeve se pse janë treguar të mbyllur karshi publikut në lidhje me jetën e tyre private dhe planet e së ardhmes në çift, Albani iu përgjigj: “Kjo është një zgjedhje që nuk duam ta bëjmë publike, janë gjëra personale. Kështu që nuk kemi çfarë ndajmë me publikun”.

Ndërsa tentativës së moderatorëve për të zbuluar më shumë detaje nga bashkëjetesa e tyre në një shtëpi, Albani iu përgjigj: “Unë u zgjova i pari sot. Stërvitjen e kam herët në mëngjes, kështu që duhet të çohem herët, përveç asaj pjesës që nuk mund të ngrihesh në minutën e fundit dhe të shkosh në stërvitje”.

I pyetur nëse është mashkulli që i përgatit kafen e mëngjesit partneres, portieri tha: “Jo, jo, deri te kafja jo. Unë çohem pi kafen te lagjja, nuk bëj zhurmë kur çohem herët, që të mos e bezdis!”. Burime pranë çiftit kanë treguar se ata po planifikojnë martesë dhe fëmijë, një plan që po e mbajnë sekret për shkak se janë supersticiozë.

Kujtojmë që një vit më parë mediat publikuan fotot e saj në ambientet e Gjykatës, ku shkoi për të mbështetur Albanin, pas arrestimit për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Lidhja e tyre ka pasur uljengritjet e veta, për shkak edhe të ndonjë fotoje të Albanit në club, por që nga vetë këngëtarja ka qenë shumë zhurmë për asgjë.

Historia e Çiljeta Xhilagës me Alban Hoxhën nuk është një lidhje e zakonshme, duke qenë se ata kanë bashkëjetuar bashkë me fëmijët e tyre nga lidhjet e mëparshme, duke vendosur ta njohin njëri-tjetrin kështu. Gjatë një interviste katër vite më parë, futbollisti Hoxha u ngacmua edhe për lidhjen e saponisur me Xhilagën.

Ishte viti 2016 kur çifti jo vetëm që komentonin hapur njëritjetrin në fotot që postonin në rrjetet sociale, por Çiljeta prej kohësh i ndiqte nga afër ndeshjet e Partizanit dhe bënte tifo për Albanin. Por pavarësisht faktit se Çiljeta i bëri një deklaratë publike duke e komentuar “Dashuria ime”, kur moderatorët i përmendën Çiljetën, Albani nisi të qeshte duke anashkaluar pyetjen me përgjigjen: “Më pëlqejnë shumë këngët e Çiljetës!”.

I pyetur nëse Çiljeta do të ishte apo jo në tribunën e stadiumit “Elbasan Arena” për ta ndjekur në derbin PartizaniTirana, Hoxha dha një përgjigje që nënkuptonte diçka më shumë, ndërsa u shpreh: “Sigurisht që do të jetë! Ajo ka qenë edhe në ndeshje me më pak vlerë; në një sfidë si kjo e derbit do të jetë patjetër. Ajo është tifozja ime më e zjarrtë!”.

Kujtojmë që Albani asnjëherë nuk ka folur hapur për lidhjen me Çiljetën, për faktin se nuk donte të komentohej për lidhjen më shumë sesa për futbollin. Nga ana tjetër, vitet e fundit këngëtarja Çiljeta Xhilaga ishte në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe publikut, për shkak të lidhjes së saj me futbollistin Alban Hoxha.

JETA E ÇIFTIT, TRE VJET PAS FEJESËS SË FSHEHTË

Marrëdhënien e tyre u tha se e zyrtarizuan në vjeshtën e 2018-ës, pikërisht në momentin kur të gjithë mendonin se këngëtarja ishte në një lidhje të komplikuar me të dashurin e saj.

Këngëtarja tregoi për të gjithë unazën me gur të madh që mban në gisht, një dhuratë kjo që u tha se ishte e Albanit. Në “Instastory”, Xhilaga postoi foton e duarve të saj dhe Albanit të kapura bashkë, në momentin e zyrtarizimit pa bujë të lidhjes së tyre me fejesë. E sigurisht që vëmendjen e tërhoi unaza shkëlqyese, gjë që tregonte se marrëdhëniet mes çiftit ishin bërë realisht serioze, pavarësisht faktit se as njëri dhe as tjetri nuk e kishin rrëfyer asgjë publikisht deri në atë moment.

Para një viti, Çiljeta zbuloi gjatë një interviste planet për martesë, ku nuk hezitoi ta shprehte hapur çfarë ëndërronte të realizonte në të ardhmen. Madje, ajo tregoi se dëshironte shumë një ceremoni martesore buzë detit me njeriun e zemrës. Portieri i Partizanit e prezantoi Çiljetën si të dashurën e tij në festën e një prej ditëlindjeve të saj, një përvjetor ky që e kaloi mes miqve më të mirë.

Dy të dashuruarit u kapën mat në një bar pranë zonës së Liqenit Artificial, ku Çiljeta banon këto vitet e fundit. Gjatë kohës që qëndruan në këtë ambient publik, shkëmbenin puthje e ledhatime në kafe. Portieri i Partizanit dhe këngëtarja janë të dy prindër të vetëm të djemve të tyre.

Çiljeta mori kujdestarinë e djalit pas ndarjes nga partneri, ndërsa Albani po rrit vetë fëmijën, pasi bashkëshortja humbi jetën tragjikisht pas lindjes. Duket se ata tashmë ndihen familje e bashkuar dhe e vërtetë dhe ceremonia e martesës do të jetë thjesht një festë private mes familjarëve dhe miqve.

Nga rrëfimi i Çiljetës duket se ka gjetur partnerin e duhur që e bën jo vetëm të lumtur, por dhe i jep siguri, ndërkohë që flitet se martesa e tyre do të jetë më shumë ceremoniale sesa festive.

Panorama

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz alban hoxhën çiljeta xhilaga alban hoxhën çiljeta xhilaga

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje