LIVE UPDATES
Bota

Citimet më të spikatura nga debati nënpresidencial në SHBA

31 Mars 2021, 14:42 Nga DOSJA
Citimet më të spikatura nga debati nënpresidencial në SHBA

SHBA – Nënpresidenti republikan Mike Pence dhe kandidatja demokrate për nënpresidente, Senatorja nga Kalifornia Kamala Harris u përballën të mërkurën në mbrëmje në debatin e tyre në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 3 nëntorit.

Në vazhdim, disa nga citimet më të spikatura të debatit të zhvilluar në qytetin Solt Lejk të shtetit Juta, të drejtuar nga gazetarja e gazetës USA Today, Susan Page.

Pandemia e koronavirusit

Harris: “Më 28 janar, nënpresidenti dhe presidenti u informuan mbi natyrën e kësaj pandemie. Ata u informuan se është vdekjeprurëse. Mësuan se transmetohet nga ajri, se mund të prekë të rinjtë dhe se do të përhapej ngaqë shpërndahet në rrugë ajrore. Ata e dinin se po ndodhte dhe nuk ju informuan ju, popullin”.

I pyetur lidhur me numrin e viktimave nga COVID-19, Nënpresidenti Pence u përgjigj: “Dua që populli amerikan ta dijë se që nga dita e parë, Presidenti Trump e ka vënë në plan të parë shëndetin e Amerikës”. Pence: “Është fakt se kur shikon planin e Bidenit (për përgjgjen ndaj pandemisë) ngjan shumë me ato që ka bërë Presidenti dhe unë së bashku me grupin tonë të punës hap pas hapi… ngjan në një farë mase si plagjaturë“. Harris: “Populli amerikan është detyruar të sakrifikojë tepër shumë si rezultat i paaftësisë së administratës së tij”.

Vaksina

Harris për vaksinën: “Nëse zyrtarë të shëndetit publik, nëse Dr. Fauci, nëse mjekët na thonë të bëjmë vaksinën, unë do të jem e para në radhë për të bërë vaksinën. Por nëse Donald Trumpi na thotë të bëjmë vaksinën, nuk do ta bëj”.

Pence: “Fakti që vazhdon të minosh besimin publik tek vaksina, nëse kjo vaksinë bëhet e mundur gjatë administratës Trump, është e pamoralshme. Mjaft më me lojëra politike në kurriz të jetës së njerëzve”.

Rimëkëmbja ekonomike

Harris: “Lidhur me temën e ekonomisë, mendoj se nuk mund të ketë një dallim më thelbësor mes Donald Trumpit dhe Joe Bidenit. Joe Biden beson se mbarëvajtja dhe energjia e ekonomisë amerikane matet me shëndetin dhe forcën e punëtorit amerikan dhe familjes amerikane. Nga ana tjetër kemi Donald Trumpin, i cili e mat forcën e ekonomisë me mirëqënien e të pasurve”.

Pence: “Shtim taksash, rregulloresh, ndalimi i nxjerrjes së naftës me teknikat fracking, ndalimi i hidrokarbureve dhe qymurgurit, duke dërrmuar sektorin energjetik amerikan dhe duke iu dorëzuar ekonomikisht Kinës – këto janë receta e një dobësimi ekonomik. Unë dhe Presidenti Trump do të vazhdojmë të ruajmë rritjen ekonomike të Amerikës. Rimëkëmbja (e shpejtë) në formë V-je po vazhdon në këto momente dhe do të vazhdojë në katër vitet e ardhshme të Presidentit Donald Trump”.

Taksat

Pence: “Që në ditën e parë, Joe Biden do të rrisë taksat”.

Harris: “Joe Biden është shprehur shumë qartë: ai nuk do të rrisë taksat për askënd që bën më pak se 400,000 dollarë në vit”.

Politika e Jashtme

Harris: “Duhet të dish kush janë kundërshtarët dhe t’i mbash nën kontroll. Por në rastin e Donald Trumpit kemi parë se ai ka tradhtuar miqtë dhe ka përqafuar diktatorë në mbarë botën. Të marrim si shembull Rusinë“.

Pence: “Të gjithë e dinë se marrëveshja NAFTA mbylli mijëra fabrika amerikane. Pamë se si vende pune në sektorin e automjeteve u transferuan në vende të Amerikës Latine. Presidenti Trump luftoi për të ri-negociuar një marrëveshje zëvendësuese mes Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Kanadasë që tani ka hyrë në fuqi. Ishte një fitore e madhe për fermerët amerikanë, sidomos për blegtorinë në pjesën qendrore të vendit, por ju, senatore, thatë se nuk ka bërë sa duhet për të luftuar ndryshimet klimatike”.

Ndryshimet klimatike

Pence: “Për sa i përket temës së ndryshimeve klimatike, klima po ndryshon. Por duhet të pyesim, çfarë e shkakton? Dhe çfarë duhet të bëjmë? Presidenti Trump e ka bërë të qartë se do të vazhdojmë të dëgjojmë shkencën”.

Harris: “Kemi vërejtur një tendencë në sjelljen e kësaj administrate: ata nuk e besojnë shkencën”.

Kina

Harris: “E humbët atë betejë tregtare, e humbët. Ajo që ndodhi në realitet, shkaktuar nga e ashtu-quajtura lufta tregtare me Kinën, është humbja e 300,000 mijë vendeve të punës në sektorin industrial amerikan. Fermerët janë detyruar të shpallin falimentimin si rezultat i kësaj lufte. Po përjetojmë një recession në sektorin e prodhimit industrial si rezultat i saj”.

Pence: “Prit pak, e humbëm luftën tregtare me Kinën? Joe Biden kurrë nuk bëri luftë. Ai i ka bërë tifozllëk Kinës komuniste për dekada me radhë“.

Ushtria amerikane

Harris: “Po flasim për një tendencë në qëndrimin e Donald Trumpit: ai u referohet atyre që shërbejnë në ushtri si dështakë e të humbur. Donald Trumpi shkoi në Varrezat Kombëtare të Uashingtonit dhe qëndroi mbi varret e heronjve të rënë në luftë dhe tha “Çfarë donin të përfitonin që e bënë?”

Pence: “Presidenti Donald Trump jo vetëm që i respekton, por i admiron ata që kanë shërbyer në radhët e forcave të armatosura dhe çdo aludim ndryshe është absurd”.

Marre nga:  VOA

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota mike pence shba mike pence shba

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi