LIVE UPDATES
Bota

COVID-19/ Çfarë mund të arrijë vaksina dhe çfarë jo?

11 Shkurt 2021, 07:27 Nga DOSJA
COVID-19/ Çfarë mund të arrijë vaksina dhe

GJERMANI- Pothuasje i gjithë viti i kaluar kaloi me tension për të siguruar vaksinën ndaj COVID-19. Ne mësuam se çfarë janë vaksinat mRNA, ndoqëm me interes të dhënat mbi studimet dhe shpresonim për efektin e tyre. E në brendësi mendonim, se nëse më në fund do të ketë një vaksinë, atëherë çdo gjë do të bëhet mirë si më parë.

Ndërsa tani që i kemi më në fund vaksinat konstatojmë, se puna nuk ecën ashtu si e kishim përfytyruar.

Së fundi mësuam lajmin, se në një shtëpi kujdestarie për të moshuarit në qarkun Osnabrück disa banorë ishin infektuar me koronavirusin e variantit B.1.1.7. Ky lajm ishte indinjues.

Pikërisht në këtë shtëpi kujdesi ishin bërë vaksinat në dozën e parë. Një rast i pastër ky i dështimit të vaksinimit? Në fakt, jo, por kemi të bëjmë me një keqkuptim të vaksinës. “Ka pasur raste tërësisht asimptomatike dhe në përgjithësi me simptoma të lehta, gjë që me sa duket shpjegohet me efektin pozitiv të vaksinës”, i përgjigjet pyetjes së DW-së Burkhard Riepenhoff, zëdhëns shtypi i qarkut Osnabrück.

Edhe autoritetet shëndetësore dhe mjekët janë të sigurtë, që vaksina e dytë në shumicën e ratseve e pengon një ecuri me pasoja të rënda të sëmundjes, thuhet në një njoftim të shtëpisë së kujdesit. E pikërisht ky është qëllimi i vaksinës: të pengojë sëmundjen me pasoja të rënda.

Gabim të mendosh, që mjafton injektimi i vaksinës e gjithçka është në rregull

Vaksinat e licencuara deri tani ndaj COVID-19 të gjitha kanë efekt të mirë. Nëse personi i vaksinuar bie në kontakt me SARSCoC-2, me shumë gjasë ai nuk do të sëmuret, të paktën jo rëndë.

Megjithatë rregullat e ruajtjes së distancës, të higjenës dhe mbajtja e maskës janë të rëndësishsme, lidhur me të cilat Instituti Robert Kosh (RKI) tërheq vëmendjen: „Edhe ai që është vaksinuar, mund të kontribuojë në trasnmetimin e koronavirusit”, shkruhet në faqen e internetit të këtij instituti.

Ajo që vaksinat nuk mund të arrijnë, ose më saktë çka ende nuk është konfirmuar përfundimisht: Është se ende nuk dihet me sigurise se sa ndihmon vaksina në ndalimin e përhapjes së virusit apo në pakësimin e pëhapjes së tij në popullsi. Nuk është po ashtu e konfirmuar qartazi, se deri sa kohë ruan vaksina imunitetin dhe nëse të vaksinuarit përkohësiht vazhdojnë ta kenë virusin dhe mund t’ua ngjisin atë të tjerëve.

Në raste të tilla një person mund ta kishte përkohësisht virusin, por nuk do të sëmurej. E pikërisht në këtë pikë krijohen keqkuptime: A mbrojnë vaksinat nga infeksioni apo “vetëm” nga sëmundja?

Imunitet i sterilizuar apo funksional

Së brendëshmi ne shpresojmë rastin ideal – të ashtuquajturin “imunitet i sterilizuar” prej vaksinave ndaj koronavirusit. Në një rast të tillë vaksina do të na mbronte nga infeksioni. Virusi bllokohet përpara se të depërtojë në trup.Të vaksinuarit nuk e transmetojnë atë, sepse ata nuk e kanë atë në trup. Pra virusi nuk mund të përhapet më, ky është një aspekt i rëndësishëm për imunitetin e tufës.

Por ky imunitet sterilizues nuk është konfirmuar deri tani në vaksinat ndaj koronavirusit, kështu shpjegon Qendra Federale për Sqarimin shëndetësor. „Deri tani mungojnë ende të dhënat, rezultate mund të ketë vetëm në muajt e ardhshëm.”

Sa i përket të ashtuquajturit “imunitet funksional” infeksioni nuk pengohet, por ai mbron të vaksinuarit nga shpërthimi i sëmundjes dhe ecuria e rëndë e saj”.

Nga mutacionet dalin edhe më shumë pikëpyetje

E ndërkohë që ka mjaft pikëpyetje lidhur me vaksinat, dalin edhe problemet e reja me mutacionet që ka pësuar virusi. Afrika e Jugut p.sh. e ka ndaluar përdorimin e vaksinës së koncernit britaniko-suedez AstraZeneca, për aq kohë sa shkencëtarët ende janë duke u konsultuar për përdorimin më të mirë të këtij medikamenti.

Sipërmarrja farmaceutike pranoi, se vaksina ofron mbrojtje të kufizuar nga një infeksion me ecuri të lehtë të variantit afrikano-jugor të virusit.

Të dhënat paraprake të studimeve të Universitetetve Oksford dhe Witwatersrand, që do të botohen nga AstraZeneca, mbi të cilat ka informaur ndërkohë „Finantial Times”, tregojnë, se vaksina është efikase ndaj variantit B.1.351 duke penguar sëmundjen e rëndë, por sëmundjen e lehtë nuk e parandalon. Të dhënat sipas këtij njoftimi megjithatë janë të kufizuara, sepse testimi është bërë tek 2000 persona të rinj dhe të shëndetshëm.

Mutacionet parimisht nuk janë të pazakonta tek viruset, mesatarisht çdo muaj ka dy variante të reja. Por ndryshimet p.sh. në një pozicion të proteinës Spike mund të kontribuojnë për një përhapje më të shpejtë të virusit. Virsui që ka pësuar mutacion mund të shumohet në rrethana të caktuara më me intensitet e po ashtu të përhapet ose t’i devijojë imunitetit më lehtë se sa koronavirusi fillestar. Drejtuesi i studimit në Afrikën e Jugut, Shabir Madhi, u shpreh optimist duke iu referuar ngjashmërisë së vaksinës me vaksinën e Johnson & Johnson, që ofron 85 përqind mbrojtje nga një sëmundje me ecuri të rëndë. Ka shpresa, që vaksina AstraZeneca në grupmoshat e rrezikuara të funksionojë po aq mirë. Në Universitetin Oksford po punohet ndërkohë për përshtatjen e vaksinës ndaj varianteve të reja të virusit.

Kujdesi duhet të vazhdojë

Sipas stadit aktual edhe vaksinat e BioNTech/Pfizer dhe Moderna kanë efekt edhe ndaj variantit britanik të virusit B.1.1.7. Por sidoqoftë nëse dikur virusi pëson mutacion të fuqishëm, sa vaksina nuk mund ta neutralizojë atë, atëherë vaksinat duhen përshtatur.

Eksperti socialdemokrat gjerman Karl Lauterbach, i cili është vet epidemiolog, shkruan në Twitter lidhur me zhvillimet e fundit dhe përhapjen e mutacioneve: “Varianti i Afrikës së Jugut tregon, se sa e rëndësishme është të shmanget çdo infeksion.” Është e domosdoshme edhe më tej, që ne të bashkëpunojmë dhe të jemi aktiv në kufizimin e virusit dhe të gjtiha varianteve të tij: Regullat e ruajtjes së distancës, higjena dhe mbajtja e maskës duhen respektuar, por ashtu duhen kufizuar kontaktet derisa ta kemi pandeminë nën kontroll.

MARRË NGA DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota burkhard riepenhoff covid-19 burkhard riepenhoff covid-19

Sondazh

Poll
Bota 11 Shkurt 2021, 07:20

Kush do ta paguajë faturën e pandemisë?

GJERMANI- Ministrit gjerman të Financave i bëhet vazhdimisht e njëjta pyetje: Edhe për sa kohë mund ta përballojë Gjermania mbylljen? “Ne mund të përballojmë at...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë