LIVE UPDATES
Aktualitet

COVID-19/ Ish-ambasadori në Kinë, Muneka letër Ramës: Kërkoi ndihmë Kinës, urgjente për sot është të shpëtojmë sa m

23 Mars 2020, 12:26 Nga DOSJA
COVID-19/ Ish-ambasadori në Kinë, Muneka letër Ramës:

Tiranë- Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Hajdar Muneka i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, ku i thekson që pse nuk pranon ndihmën e ofruar nga Kina, për situatën e krijuar nga COVID-19. Ai shprehet se ambasdori kinez në Tiranë ka dhënë disa sinjale se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë në luftën ndaj COVID-19. Muneka thekson se situata është urgjente dhe duhet të shpëtojmë sa më shumë jetë njerëzish.

“Ndaj, me të njëjtin zell që ju u përgjëroheni çdo ditë shqiptarëve për të mos dalë nga shtëpia, ju lutem ta konsideroni hedhjen e vështrimit nga Kina. Ambasadori kinez në Tiranë ka dhënë disa sinjale se vendi i tij e njeh parimin se “miku i mirë njihet në ditë të vështira”, çfarë përkthehet lehtë se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë në arritjen e fitores së përbotshme ndaj kësaj epidemie të pamëshirshme. Dhe dihet se, asnjë diplomat kinez, aq më tepër ambasadorët e atij vendi, nuk flasin kurrë pa pasur sigurinë e udhëheqjes së tyre! Është momenti të aplikojmë filozofinë kineze “nuk ka rëndësi nëse macja është e bardhë apo e zezë. Rëndësi ka që ajo ta kafshojë miun”. Urgjente për sot është të shpëtojmë sa më shumë jetë njerëzish, deri sa ta mundim përfundimisht koronavirusin.”, shprehet ai.

Reagimi:

LETER PËR ZOTIN EDI RAMA

Zoti kryeministër, Vlerësoj sinqerisht punën tuaj për menaxhimin e situatës së krijuar në përballimin e fatkeqësisë mbarëbotërore të koronavirusit. E kuptoj se nuk e keni të lehtë, pasi, përveç punës operative, po harxhoni shumë energji në ndërgjegjësimin e njerëzve, çuditërisht të pabindur e të pavetëdijshëm për atë që po ndodh e që, më vonë, mund të jetë me pasoja fatale.

Falënderoj nga zemra gjithë armatën e madhe të punonjësve të shëndetësisë, të cilët, në këto ditë, ndoshta më të vështirat në historinë që ne mbajmë mend, në kushte mjaft të pafavorshme, po luftojnë me vetëmohim kundër një armiku vizualisht i padukshëm, por që ka skuqur hartën e gjithë globit, me një shtrirje se të dy luftërat botërore, të marra së bashku.

Kjo është arsyeja edhe që po ju shkruaj.

Si çdo luftë tjetër, edhe kjo e sotmja, kërkon armë. Mjekët tanë, sado nobelistë të jenë në dijet e tyre, e që koha po tregon se janë në nivele botërore, nuk do të mund ta fitojnë këtë betejë, nëse në duart e tyre nuk kanë armët e duhura. Vërehet lehtë se ky nuk është një problem vetëm shqiptar. Madje në këtë lak kanë rënë edhe popuj e vende disa herë më të mëdhenj e më të fuqishëm se sa ne.

I vetmi vend që deri tani ka provuar se kjo luftë mund të fitohet, është pikërisht ai ku edhe kjo flamë vdekjeprurëse u shfaq për herë të parë, Kina. Kinezët njihen për disiplinë shembullore. Por kjo nuk është gjithçka. Ata, përveç eksperiencës së akumuluar, në kohë rekord kanë krijuar edhe infrastrukturën e domosdoshme për ta mposhtur këtë armik.
Kjo, siç e theksoni me shumë të drejtë edhe ju, zoti kryeministër, është një luftë. Por, si çdo luftë tjetër, ajo nuk mund të fitohet pa aleatë. Historia ka treguar se armiku i përbashkët sjell aleatë të rinj dhe, jo domosdoshmërisht të gjithë aleatët në kohë paqe bashkohen në një front. Aleancat e Luftës së Dytë botërore e dëshmojnë këtë.

Ndaj, me të njëjtin zell që ju u përgjëroheni çdo ditë shqiptarëve për të mos dalë nga shtëpia, ju lutem ta konsideroni hedhjen e vështrimit nga Kina. Ambasadori kinez në Tiranë ka dhënë disa sinjale se vendi i tij e njeh parimin se “miku i mirë njihet në ditë të vështira”, çfarë përkthehet lehtë se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë në arritjen e fitores së përbotshme ndaj kësaj epidemie të pamëshirshme. Dhe dihet se, asnjë diplomat kinez, aq më tepër ambasadorët e atij vendi, nuk flasin kurrë pa pasur sigurinë e udhëheqjes së tyre! Është momenti të aplikojmë filozofinë kineze “nuk ka rëndësi nëse macja është e bardhë apo e zezë. Rëndësi ka që ajo ta kafshojë miun”. Urgjente për sot është të shpëtojmë sa më shumë jetë njerëzish, deri sa ta mundim përfundimisht koronavirusin.

Për ne shqiptarët, kinezët janë dy herë të provuar, së pari në betejën kundër këtij virusi dhe, së dyti, për qëndrimin ndaj nesh në ditët tona më të vështira. Natyrisht shumë ujëra kanë rrjedhur nga ajo kohë, por gjaku lëviz më ngadalë. Në dijeninë time, kinezët asnjëherë nuk e kanë shkelmuar dashamirësinë ndaj nesh. Kur dielli të ketë dalë përsëri e njerëzit t’i shijojnë rrezet e tij, pa frikën se mund të çojnë në shtëpi vdekjen, le të ulemi, të bëjmë analiza e të japim opinione për teoritë e tjera konspirative. Me konsideratë Hajdar Muneka, ish ambasador në Kinë. 

Sakaq, numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama hajdar muneka viktimat e covid ne shqiperi edi rama hajdar muneka viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet