Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tiranë- Partia Demokratike ka deklaruar se vendimi i fundit i qeverisë që të lejohet qarkullimi i makinave në mëngjes dhe një orë pasdite, i shërben vetëm drejtorëve të Ramës dhe se është vendim që tregon paaftësinë e qeverisë në menaxhimin e situatës. Sipas PD-së koronavirusi nuk infekton part time apo sipas orareve që cakton nga shtëpia Edi Rama. PD thekson se Rama duhet urgjentisht të marrë këto masa: rimbursimin e bizneseve, rimbursimin e pagës së punonjësve dhe ndihmën për të papunët dhe familjet në nevojë.
Reagimi i PD-së:
Partia Demokratike ka përkrahur çdo masë agresive kundër përhapjes së koronavirusit, por vendimi i fundit i qeverisë virtuale të Edi Ramës për qarkullimin e makinave nuk i shërben këtij qëllimi. Lejimi i lëvizjes së automjeteve në mëngjes dhe 1 orë pasdite zgjidh vetëm lëvizjen me makinë të drejtorëve të Edi Ramës. Është një vendim që tregon paaftësinë e qeverisë në menaxhimin e situatës dhe pandjeshmërinë e saj.
Koronavirusi nuk infekton part time, sipas orareve që cakton nga shtëpia Edi Rama. Ose ka, ose nuk ka karantinë. Ose lejohet lëvizja për punë në oraret individuale të punës, ose nuk lejohet! Vendimet gjysmake janë si të vërtetat gjysmake, dëmtojnë më shumë.
Partia Demokratike vlerëson se për shkak të situatës së krijuar, karantina totale, për një periudhë 14 ditore fillimisht, është një zgjidhje që ndihmon në mospërhapjen e gjerë të virusit dhe për të vlerësuar përmasat e përhapjes së tij nga ekspertët.
Në kushtet kur qeveria nuk përmbush detyrimin ligjor që të dezinfektojë rrugët, parqet apo pallatet, qytetarët duhet të qendrojnë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur. Kjo masë duhet të shoqërohet menjëherë me miratimin nga qeveria të paketës së masave për pasojat social-ekonomike të krizës. Është koha që Edi Rama të mos kërkojë sakrifica vetëm nga qytetarët.
Për të përballuar qendrimin e qytetarëve në shtëpi, shteti duhet të rimbursojë të plotë pagën e tyre. Në vend që të bëjë mjekun, sanitarin, policin apo ushtarin, Edi Rama duhet të bëjë tani Kryeministrin! Të miratojë paketën social ekonomike, që përfshin, ndër të tjera:
1. Riimbursimin e bizneseve
2. Rimbursimin e pagës së punonjësve
3. Ndihmën për të papunët dhe familjet në nevojë
Jeta e shqiptarëve nuk ka çmim!
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Besa Shahini ka deklaruar se 75% e nxënësve kanë pasur komunikim me mësuesit dhe kanë marrë edhe detyrat që duhet të bëjnë. Mi...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë ushqimoret, farmacitë apo dhe biznese të tjera se nëse do të rrisin çmimet, do të gjobiten....
Tiranë-Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje se çfarë përmban Akti Normativ për masat e marra ndaj koronvirusit, që sipas tij hyn në fuqi ditën e sotme....
Tiranë- Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka publikuar në “Facebook” një hartë, që sipas tij, tregon sa shpejt ka vepruar Shqipëria në rang evropian për n...
Tiranë– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se qeveria duhet të marrë disa hapa urgjente për situatën e koronaviruysit në vend. Sipas tij ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije numrin e testeve që janë kryer në Shqipëri për Covid-19. Në një status në Facebook, Rama shkruan se gji...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu sot u ka bërë thirrje të gjithë mjekëve e infermierëve që janë jashtë sistemit që të bashkoheshin në l...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se do mbyllen të gjitha pikat kufitare dhe nuk do lejohen asnjë qytetarë të dalë apo të hyjë në rrugë tokësore në...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka publikuar sot një video ku shihet një e moshuar e cila shoqërohet nga mjekët drejt ambulancës....
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale një video të montuar nga vetë shqiptarët. Nëpërmjet një statusi në f...