Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
ME VIDEO/ “S’e mbaja dot”, Rama ndan ‘perlën’ me të gjithë shqiptarët, i përgëzon për humorin në vetëburgosje
14 Mars 2020, 19:46Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale një video të montuar nga vetë shqiptarët. Nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook, Rama ka publikuar një video ku demonstrohet larja e duarve që është bërë mjaft virale në këtë kohë koronavirusi, me në sfond një muzikë të drejtuar nga një dirigjent. Krahas videos, me nota humori, Rama shkruan se nuk e mbante dot për ketë këtë ‘perlë’
“EDI JAM Ashtu si në kulmin e hallit të tërmetit kishte momente humori, që faktikisht gjithnjë bëhet më pikant në periudhat më të vështira, ka pasur edhe në këto ditët e vetëburgosjes tonë kolektive goxha humor nëpër rrjete! Jam matur disa herë t’i ndaj këtu ca perla humori me telefonatat ku dilte zëri im, po këtë s’e mbajta dot pa e ndarë me ju dhe bravo kujt e ka bërë??,”– shkruan kryeministri.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka bërë thirrje qeverisë që të shojë masat në një kohë që në Shqipëri janë konfirmuar 38 personan të ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije sot një masë të re që ka marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Në një njoftim në Facebook, Rama...
TIRANË- Partia Demokratike ka publikuar sot tre propozimet që sipas saj duhet të zbatohen nga qeveria për të përballuar situatën e koronavirusit në vend. N...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka dhënë një tjetër mesazh qytetarëve, ku u bën thirrje që të mos lejojnë fëmijet dhe të moshuarit që të dalin në shtëpitë....
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka përsëritur edhe njëherë se provimet e Maturës Shtetërore nuk do të shtyhen për shkak të 2 javëve pushim që kan...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish një video live, ku edhe ka publikuar një rregull të ri për të gjitha qytete e izoluara. Nuk do të lejohet që n...
TIRANË– Duke qënë se gjatë periudhës së karantimit në shtëpi, problem është shtyrja e kohës, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këshillat e tij. Kreu i qe...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë edhe njëherë këshillat e shpërndara nga OBSH-ja për parandalimin e koronavirusit në vend.Këtë herë Rama ka zgje...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi na ka treguar sot një tjetër anë të sajën, atë të zonjës së shtëpisë. Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet duk...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka përsëristur edhe njëherë të gjitha masat e marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend. Rama tha se të gji...