LIVE UPDATES
Aktualitet

COVID-19 ul ndjeshëm eksportet, ja cilët janë sektorët më të goditur

18 Maj 2020, 11:45 Nga DOSJA
COVID-19 ul ndjeshëm eksportet, ja cilët janë sektorët

TIRANË –Eksportet kanë thelluar tendencën rënëse në prill, që është muaji i parë i plotë kur ekonomia ishte tërësisht në karantinë, si rrjedhojë e masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit të Covid-19. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se totali i mallrave të eksportuara në prill ishte vetëm 15 miliardë lekë, me një rënie prej 44% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Rënia më e thellë ishte për grupin e “tekstile e këpucë”, e ndjekur nga “material ndërtimi dhe metale” dhe “minerale lëndë djegëse dhe energji”, që përbëjnë dhe tre grupet kryesore të eksporteve në vend.

Sipas INSTAT, rënia vjetore e eksporteve prej 44,4 %, këtë muaj është ndikuar nga grupet: “Tekstile dhe këpucë” me -20,1 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -10,5 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -8,4 pikë përqindje.I vetmi sektor që ka rezistuar është ai i “Ushqime pije dhe duhan”, që ka shënuar një rënie minimale dhe është renditur për herë të parë në grupin e dytë më të madh të eksporteve në vend, pas tekstileve e këpucëve.

Për 4 mujorin, eksportet u tkurrën me 18.5%, ku pas një nisjeje të mbarë në janar dhe shkurt, kriza globale e shkaktuar nga Covid-19 e ktheu përmbys tendencën. Shpresat e eksportuesve janë që në maj situata do të vijë drejt përmirësimit, duke ngadalësuar rënien, por sërish do të mbetet larg niveleve të periudhës së para Covid-19, duke arritur në maksimumi 80% të shfrytëzimit të kapaciteteve në raport me fillimin e vitit, apo të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 “Tekstilet dhe këpucët”, sektori kryesor eksportues, që punëson direkt rreth 55 mijë persona, sipas INSTAT, shënoi një rënie të fortë prej 52% në prill, duke zbritur në 30.5 lekë. Për 4 mujorin tkurrja është 26%. Eksportuesit, të kontaktuara nga Pro Eksport Albania thanë se në muajt mars dhe prill kanë punuar me 15-50% të kapacitetit, apo dhe bllokim total dhe shpresa për rimëkëmbje të lehtë ka vetëm nga maji.

“Për ne ecuria e prillit është bllokim total dhe asnjë faturim apo eksport. Maji është më pozitiv në lidhje me prillin, por shumë larg janarit dhe shkurtit, pasi kapacitetet janë të reduktuara, kostot janë rritur ndjeshëm për shkak të masave shtesë dhe po ashtu për shkak të kostove fikse që shpërndahen në më pak njësit të prodhuara”, thotë drejtori i DSB Group Kamëz, që prodhon veshje sportive me material elastike. “

“Muaji mars kishte rënie rreth 30%, kurse prilli rreth 80%, ndërsa maji duket një ngritje gati normale”, pohojnë përfaqsues të Sildi shpk, në Fier. Shqipe Dani e Ones shpk, në sektorin e tekstileve pohon se në muajt mars, prill maj kanë punuar me 50% të kapaciteteve. Ndërsa për Donika Mici të Donniana, situata ka qenë shumë e vështirë. “Prilli ka qenë katastrofë për këpucët, nga 20 maji fillojmë punë, por jo me kapacitete të plota, mendoj se 80% e biznesit në sektorin e këpucëve do të punojë me 50% të kapaciteteve”, thotë Mici. Jo të gjithë janë optimistë për rikuperimin e aktivitetit. “Ecuria ka qenë shumë e keq dhe e njëjtë paraqitet dhe për periudhën maj dhe qershor”, pohojnë përfaqësues të tjerë të shoqatës.

“Mineralet, lëndë djegëse dhe energji”, që ishin grupi i dytë më i madh i eksporteve shënuan një rënie të thellë prej 57% në prill. Ndikimin kryesor e dha ndërprerja e aktivitetit nga Bankers Petroleum, eksportuesi më i madh në vend. Kjo është ndërprerja e parë e prodhimit në histori, që nga viti 1957, kur ka filluar nxjerrja e naftës në atë zonë. Madje as në 1997-n, prodhimi nuk u ndërpre. Ndalimi i aktivitetit ishte i lidhur me rënien e çmimeve të naftës në bursa, por edhe me faktin që CEPSA, kompania me seli në Spanjë, ku Bankers eksporton, nuk tërheq më prodhimin nga Shqipëria (eksportet drejt Spanjës ranë me 80% në prill, me bazë vjetore). Bankers Petroleum është prodhuesi më i madh i naftës në vend. Në vitin 2019 kompania nxorri 88% të totalit të arit të zi nga nëntoka e vendit, sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN), ose rreth 880 mijë ton. https://www.monitor.al/covid-19-mbyll-industrine-e-naftes-ne-vend-bankers-petroleum-ndalon-per-here-te-pare-ne-histori-prodhimin-ne-patos-marinez/ Për 4 mujorin, eksportet e “Mineraleve, lëndëve djegëse dhe energji” ranë me 13%

Eksportet e “Materiale ndërtimi dhe metale” u tkurrën me 60%. Kurum, prodhuesi i çelikut dhe një prej eksportuesve më të mëdhenj në vend ka raportuar rënie të shitjeve. “Prilli, ashtu si marsi kanë qenë mjaft të dobët”, thotë për Monitor, Arif Shkalla, drejtor finance i Kurum, me 35% të nivelit të shitjeve në raport me të njëjtat periudha të vitit të kaluar. Ai pohon se maji duket disi më mirë, por sërish mbetet shumë larg periudhës së para Covid-19 dhe shpreson të arrihet 65% e volumit të shitjeve të majit të kaluar. Çmimet kanë rënë në të gjitha bursat dhe çdo ditë tregu rajonal, Turqia, Italia vijojnë dhe ulin çmimet. Shkalla parashikon se ky do të jetë vit i vështirë. Për 4 mujorin, ky grup ra me 31% .

“Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”, sektori që po ecte më mirë vitet e fundit për shkak të shtimit të kompanive që montojnë pjesë elektrike për automjete, ka ndier pasojat e pandemisë në prill, pasi në mars arriti të rezistonte. Në prill, eksportet e këtij grupi ranë me 21%.  “Delmon” në muajin prill ka punuar me staf të reduktuar në maksimum, duke lënë vetëm 10% të tij aktiv. “Pjesës më të madhe të punonjësve i është dhënë leja e zakonshme vjetore. Kjo ka qenë zgjidhja që ka gjetur kompania jonë për muajin prill, me dëshirën e mirë për të mos i privuar punonjësit nga pagat” nënvizon Drejtori Menaxherial i “Delmon Group Albania”, Ertjan Çabiri. “Nuk presim që edhe në muajin më të mirë të këtij viti, të arrijë më shumë se 70% e prodhimit të parashikuar. Ky është një skenar që bazohet edhe në parashikimin e industrisë automotive në tërësi” – shprehet Çabiri.

Për “Forschner”, situata paraqitet disi më ndryshe. Nga shtatë klientë për të cilët prodhojnë, vetëm njëri prej tyre dhe kryesori, është i mbyllur deri më 17 prill. “Si të gjitha bizneset, jemi detyruar të përshtatemi dhe një pjesë të punëtorëve e kemi dërguar në shtëpi dhe po punojmë me një numër të kufizuar. Kjo edhe sepse, disa nga klientët tanë janë ndalur gjatë këtyre javëve, por do të fillojnë së shpejti. Kemi edhe klientë të industrisë mjekësore” sqaron Agim Zeneli, Menaxher Logjistike në “Forschner Albania”. Për 4 mujorin eksportet e “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u rritën me 7%, për shkak të ecurisë së mirë në 2 muajt e parë.

“Ushqime, pije, duhan” është grupi që ka arritur të përballojë më mirë këtë situatë. Në prill, shitjet jashtë të këtij grupi shënuan rënien më të ulët me 3.7 %. Ecuri të mirë kanë pasur eksportet e produkteve bujqësore. Ministri i Bujqësisë, Blendi Çuç tha pak ditë më parë se “Edhe sivjet që ne ishim në kushtet e situatës së vështirë të krijuar nga Covid-19, eksportet e produkteve bujqësore, sidomos fruta-perimet, u rritën me nivele dyshifrore. Vetëm muaji prill 2020 krahasuar me prillin 2019, kemi pasur një rritje 14% të eksporteve”.

Ulet deficiti tregtar

Sipas INSTAT, në katërmujorin e parë 2020 eksportet e mallrave arritën vlerën 81 mld lekë, duke u ulur me 18,5 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 174 mld lekë, duke u ulur me 15,1 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 94 mld lekë, duke u ulur me 11,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019.

Në Prill 2020 eksportet e mallrave arritën vlerën 15 mld lekë, duke u ulur me 44,4%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 16,5 %, në krahasim me Mars 2020. Importet e mallrave arritën vlerën 36 mld lekë, duke u ulur me 36,7 %, në krahasim me një vit më parë dhe me18,3 %, në krahasim me Mars 2020. Deficiti tregtar i këtij muaji është 21 mld lekë, duke u ulur me 29,9 %, krahasuar me Prill 2019 dhe me 19,5 %, në krahasim me Mars 2020.

Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere

Në muajin Prill 2020, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Prill 2019 janë: Gjermania (15,3 %), Bosnia dhe Herzegovina (1,8 %) dhe  Austria (3,6 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë:Italia (-50,0 %), Kosova (-61,9 %) dhe Greqia (-35,5 %). Gjatë këtij katërmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Spanja (15,4 %),Gjermania (17,9 %) dheFranca (0,9 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (-25,7 %), Kosova (-32,7 %) dhe Greqia (-7,8 %). Në muajin Prill 2020, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Prill 2019 janë: Rusia (+3,3 %),  Shtetet e Bashkuara (+27,7 %), dhe Hollanda (+19,0 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (-52,3 %), Greqia (-33,4 %) dhe Turqia (-44,1 %). Gjatë këtij katërmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Gjermania (9,5 %),Rusia (45,8 %) dhe Libia (122,9 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (-23,5 %), Greqia (-10,0 %) dhe Turqia (-10,6 %).

Marrë nga Monitor

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bien eksportet instat bien eksportet instat


Sondazh

Poll
Aktualitet 18 Maj 2020, 10:28

VLORË- Një metodë e pazakontë e trafikut të drogës është zbuluar sot nga Policia, në një operacion të koduar “Kostumi”. Plot 11 mijë fara kanabisi erdhën n...

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion