All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

COVID-19, Vendet fqinje me Brazilin ndërmarrin hapa për kufizimin e kontakteve, varianti i Amazonës mbizotëron në pjesën m

25 Mars 2021, 18:41 Nga DOSJA
COVID-19, Vendet fqinje me Brazilin ndërmarrin hapa për kufizimin e
All - Paragraf - 1

BRAZIL– Vendet fqinje dhe partnerët tregtarë të Brazilit po ndërmarrin hapa për të kufizuar kontaktet me vendin më të madh të Amerikës së Jugut, ndërsa janë duke menduar për masa edhe më të rrepta. Ekziston shqetësimi se përparimi i bërë nga shumë vende në rajon kundër COVID-19 mund të përmbyset nga valët e reja të infeksionit në Brazil. Pandemia e dalë jashtë kontrollit në Brazil po krijuar variante të reja të fuqishme të koronavirusit që po shqetësojnë ekspertët mjekësorë në mbarë botën.

Varianti brazilian i koronavirusit, i njohur si P1, i cili u shfaq në rajonin verior të Amazonës në fund të vitit 2020, mbizotëron tani në pjesën më të madhe të vendit. Studimet sugjerojnë se ky variant u reziston antitrupave dhe shton shanset e ri-infektimit.

Organizata Shëndetësore Pan Amerikane (PAHO), dega rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha të martën se varianti P1, për të cilin ekspertët thonë se është më ngjitës sesa varianti origjinal i koronavirusit, ishte diktuar në 15 vende të kontinentit Amerikan dhe përbënte shqetësim për vendet e rajonit.

Në Uruguaj, një vend i njohur pushimesh për brazilianët, spitalet në qytetet pranë kufirit me Brazilin po arrijnë nivelin maksimal. Shumë brazilianë shkojnë aty për t’u vaksinuar.

“Është fantastike për ne brazilianët që kemi mundësinë të vaksinohemi (në Uruguai). Kush e di se kur do të ishim vaksinuar në Brazil”,- thotë 63 vjeçari Jose Adir Maciel.

Shkalla mesatare ditore e infeksioneve në Uruguaj, me rreth 50 raste për 100,000 banorë tani ia kalon asaj të Brazilit, me 35 raste për 100,000 banorë. Autoritetet në Uruguaj konfirmuan se kishin zbuluar variantet braziliane P1 dhe P2 për herë të parë të hënën.

Rritja e rasteve të COVID-19 në rajonin veri-lindor të Uruguait, në kufi me Brazilin ishte shumë më e lartë se në pjesën tjetër të vendit.

“Po përpiqemi të bllokojmë kufirin sepse si ne ashtu edhe Livramento kemi një numër shumë të lartë rastesh pozitive”,- thotë Sirlei Sandin, që mbikëqyr një program vaksinimi në Spitalin Kaiser, pranë kufirit me Brazilin.

Në Argjentinë, shtet që ka hezituar të mbyllë kufijtë me partnerin e saj të rëndësishëm tregtar, thirrjet për masa më të ashpra po rriten si nga shkencëtarët edhe nga udhëheqësit rajonalë.

Agjencitë braziliane të udhëtimeve po ndjen pasojat.

“E panjohura jonë më e madhe sot është hapja e kufijve. Duhet të kemi një plan më konkret vaksinimi për t’u dhënë klientëve qetësi. Vaksinimet nuk janë vetëm çështje shëndetësore, por ato prekin shumë aspekte: shëndetin, punën, udhëtarët. Kjo është ajo që është kaq e vështirë për ne tani: pasiguria”,- thotë Luciana Fioroni, punonjëse në agjenci udhëtimesh.

Në shkurt, qeveria kolumbiane ndaloi hyrjen e shtetasve brazilianë, edhe nëse ishin tranzit për në një vend të tretë, për shkak të variantit P1.

Edhe Venezuela e shkatërruar nga kriza në vend ka ngritur shqetësime. Të dielën, presidenti Nicolás Maduro e quajti Brazilin “kërcënimin më të madh në botë për sa i përket koronavirusit” dhe kritikoi Jair Bolsonaron, për “qëndrimin e tij të papërgjegjshëm”.

Shumë bolivianë në rajon verior të vendit janë të varur nga tregtia me Brazilin. Zëvendës ministri bolivian i Tregtisë së Jashtme, Benjamin Blanco tha se qeveria po shqyrton dërgimin e disa prej vaksinave të pakta të vendit në kufi.

“Po analizojmë të shohim mundësinë e dërgimit të 228 mijë vaksinave në bashkitë e zonave kufitare”.

Shumë vende, megjithatë, ngurrojnë të mbyllin plotësisht kufirin me Brazilin, vendi me ekonominë më të madhe në Amerikën Latine dhe partneri kryesor tregtar për shumicën e fqinjëve të tij.

Ndërkohë Brazili, mund të shënojë muajin më të rëndë të pandemisë në mars me mbi 40,000 vdekje. Repartet e kujdesit intensiv në disa qytete janë të mbingarkuara dhe kanë mungesë ilaçesh.

Presidenti Jair Bolsonaro, i cili ka refuzuar vaksinën e koronavirusit, kundërshton bllokimet dhe masat e distancimit fizik. Një numër guvernatorësh shtetërorë, të cilët vendosën kufizime vitin e kaluar, e kanë bërë përsëri këtë gjatë javëve të fundit, pavarësisht kundërshtimeve të presidentit.

Marrë nga VOA.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota benjamin blanco jair bolsonaro koronavirusi ne brazil luciana fioroni benjamin blanco jair bolsonaro koronavirusi ne brazil luciana fioroni

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet