LIVE UPDATES
Aktualitet

COVID-19 vështirëson rimëkëmbjen nga tërmeti në fshatrat e Durrësit

23 Qershor 2020, 05:12 Nga DOSJA

Durrës- Që nga fillimi i dhjetorit të kaluar, Agim Fili ngryset dhe çohet në mëngjes në çadrën që ngritën një grup vullnetarët në oborrin e shtëpisë së tij të shkatërruar nga tërmeti. Por ai nuk duket i mërzitur.

“Po jo or mik, i mërzitur isha kur i shikoja gocat e vogla të çunit që dilnin nga çadra e ftohët të sëmura çdo mëngjes,” thotë 68-vjeçari nga fshati Gjuricaj i njësisë administrative Ishëm.

“Halli tjetër ishte se nuk shkonim dot kollaj në Durrës te doktori, prej punës së virusit,” shton Agimi. Vullnetarët e shoqatës “Ishmi” kanë siguruar një kontejner, që shërben si apartament i vogël, ku tani janë sistemuar bashkë me Hanën 4-vjeçare dhe Bashkimin e vogël, edhe prindërit e tyre. “Ani, nuk prish punë për mua. Unë flej në çadër, se nuk më gjen gjë,” flet përsëri i moshuari.

Njëlloj si familja Fili, në njësinë administrative të  Ishmit, më shumë se 60 familje vazhdojnë të jetojnë në çadra, dhe nga të ftohtët e dimrit tani vuajnë vapën e padurueshme; të tjerë janë sistemuar me qira, por siç thonë vullnetarët vetëm një pjesë e vogël e kanë përfituar bonusin.

Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit shkaktoi 51 viktima në shkallë vendi, ndërsa bashkë me të plagosurit, e rëndoi edhe më shumë jetesën e banorëve të kësaj zone të varfër në pjesën veriore të bashkisë së Durrësit. Shtëpitë e dëmtuara e kalojnë numrin 250 në të gjithë njësinë administrative dhe shumica e familjarëve, megjithë informacionin e pakët, i kanë përgatitur dokumentet e aplikimit në zyrat që ndodhen në qendër të ish-komunës.

“Po letrat ama, duhet ti çosh në Durrës, në bashki,” ndërhyn Gëzim Pema.  “Nga Gjuricaj në Durrës janë 40 km dhe për disa javë nuk lejohej udhëtimi nuk lejohej nga pandemia ,” shpjegon Gëzimi, sipas të cilit pengesat vijojnë edhe në dyert e bashkisë, e cila tani punon me gjysmë kapaciteti nga që janë infektuar disa punonjës. Por 59-vjeçari Pema, gjatë këtyre muajve nuk ka ndenjur duarkryq. Me disa nga materialet e shtëpisë së dëmtuar, ai e ka kthyer stallën e bagëtive pranë shtëpisë së vet në një banesë të përkohshme, ku është sistemuar me 6 anëtarët e familjes së tij. “Të paktën është më mirë se sa të flesh në çadër,”  thotë ai. Ndryshe nga Gëzimi në shtëpinë e Mide Velës nuk ka ndryshuar asgjë pas tërmetit.

Agim Fili para çadres ku banon prej 6 muajsh | Foto : G. Kabashi

Bashkëshortët e sëmurë vazhdojnë të jetojnë në çadër, ndërsa çdo mëngjes Midja, e zonja e shtëpisë, e hap dykanatësh derën e banesës së shkatërruar nga tërmeti. “Tani kam filluar ta harroj se si ka qenë nga brenda, por nuk mund të rri pa e parë çdo ditë,” thotë Midja. Shumica e fshatarëve gjatë pranverës i kanë mbjellë bahçet, duke siguruar  perimet e stinës. Në Gjuricaj janë shënuar vetëm tre raste infektimi me COVID- 19 dhe puna në ara nuk është penguar siç ndodhi me ndërmarrjet në qytet.

“Kemi punuar dhe kemi goxha prodhime,” dëshmon për BIRN, Ylli Tema, “por medet, fiqtë e pemishtes sime po qelben, pasi nuk i merr kush.”

Nga fshati Gjuricaj është më e lehtë të shkosh në Tiranë me makinë, por herë për mungesë organizimi e herë për çmimin e ulët që ofrojnë tregtarët e shumicës prodhimi i pjeshkave, dardhave, mollëve e fiqve, mbetet në degë.

“Ja, si thu ti,” më drejtohet Ylli. “Ai zotëria i shumicës e do qumështin me 25 lek për litër, kurse unë një bidon uji me një gjysëm litri ujë duhet ta blej në dyqan 50 lek, pra sa katërfishi i një litri qumësht. Po jo mor zotri! – e mbyll ai diskutimin e tij. Isuf Shehu ka qenë drejtor shkolle në Ishëm dhe tani vjen thuajse çdo ditë nga Durrësi në fshatrat ku ka punuar për shumë vite. Për muaj me radhë, bashkë me një grup vullnetarësh ai ka ndërmjetësuar me fondacionet e huaja për ti adresuar ndihmat e çdo lloji te familjet që kanë më shumë nevojë.

“Sapo ishim riorganizuar për të ruajtur dhe promovuar burimet natyrore të zonës.” tregon Isufi, “kur ia behu në fillim tërmeti e pas tij edhe pandemia”. Shtatë shoqatat e grupuara në një të vetme janë pagëzuar me emrin “Ishmi”, duke punuar si vullnetarë në terren, por meraqet e tyre me kalimin e kohës janë rritur. Kanë kaluar gati shtatë muaj, dhe deri tani janë shëmbur me qëllim rindërtimi tre shkolla në Ishëm, Gjuricaj dhe Shkafane, e po ashtu edhe spitali.

“Nuk është rindërtuar deri tani asnjë godinë publike, e dëmtuar nga tërmeti,” thotë Veprimi, një nga veprimtarët e shoqatës, dhe shton: por ndërtimet në bregdet ama, nuk kanë pushuar asnjë çast”. Megjithëse janë të shqetësuar kryesisht për bashkëfshatarët e tyre të pastrehë, Isufi dhe Veprimi, nuk e ndjejnë veten mirë kur flitet për ndërtimet e pafund që kanë kapluar bregdetin e Lalzit, si dhe kodrat e kepit të Rodonit.

“Në vend që të ndërtojnë vend e pavend, do të bënin mirë të pastronin lumin e Ishmit, i cili transporton shumicën e papastërtive të kryeqytetit,” thotë i revoltuar Veprimi. Më përpara pinim ujë në atë lumë, kurse tani duket sikur në det derdhen ujrat e zeza,” shprehet ai.

“Megjithëse flitet për transparencë, nuk na ka pyetur askush për godinat e fshatrave turistikë, hoteleve dhe resorteve, që po ndërtohen masivisht në pjesën më të bukur të këtij bregdeti,” ndërhyn Isufi, i cili parashikon se në të ardhmen do të krijohet një hendek i madh mes fshatrave me probleme mbijetese nga një anë, dhe lagjeve të reja të bregdetit, ku po strehohen për pushime familjet që kanë mundësi ekonomike të mira.

Familja e Ylli Temës në vreshtë | G. Kabsashi

Isufi ka besim vetëm te njerëzit e mirë, siç i quan ai. “Ja shih Marin Memën – më thotë pastaj. Edhe ndihmat i ndau në familjet që kanë më shumë halle, por edhe planin për ndërtimet e reja e ka bërë siç duhet,”  shton mësuesi në pension. Thuajse të gjithë ata që kanë smartfonë këtu në Ishëm e kanë ruajtur në telefon videon e projektit që ka përgatitur fondacioni i Marin Memës për 45 shtëpitë e reja. “Do të ndërtohet aty ku ka qenë pylli me dafina, në krah të rrugës që zbret nga Lalëzi në drejtim të Shkafanes,” tregon me dorë Veprimi. Do ta kishim lënë Ishmin pas me përshtypjen pozitive që të krijon projekti i fshatit të ardhshëm, ku është parashikuar edhe një memorial për Ibrahim Kodrën, piktorin e shquar që u nis nga Ishmi për ti dhënë emër vendit të tij në Evropë. Por nuk qe e thënë.

Një burrë i moshuar që dukej sikur e kishte pritur makinën e Veprimit gjithë ditën, kaloi nga ana tjetër e rrugës më disa letra në duar. Ishmakët zbritën të gjithë nga makina, për të më treguar më pas hallin e Valentin Gjikës.

“Ky i shkreti i ka OSSHE-së një borxh të papaguar prej 1,7 milion lekësh të vjetra,” thotë Veprimi, duke e vënë në lëvizje përsëri automjetin e tij. Valentini Gjika ka nënshkruar një kontratë me OSSHE që të paguajë me [do faturë mujore  personale edhe 1 mijë lek të reja plus për të shlyer borxhin e vjetër. Shtëpinë e tij e shkatërroi tërmeti dhe tani aty nuk banon askush – tregon Veprimi, por faturat nga 2-3 mijë lek i vijnë rregullisht, ndërsa ai jeton me prindërit 85-vjeçarë dhe të shoqen me trompozë në çadër.

“Jetojnë pesë vetë me dy pensione, edhe pagesa e korrentit u duhet. Prandaj them unë: ka halle e halle,” e mbyll Veprimi tregimin e tij për familjen nga fshati Shkafane.

Marrë nga BIRN

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gëzim kabashi termeti ne durres gëzim kabashi termeti ne durres

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën