LIVE UPDATES
Aktualitet

HEC-i ndërtohet me dokumenta false, zaptohet prona në mënyrë të padrejtë dhe vendoset si koletaral në kredinë 3 mln €

22 Qershor 2020, 18:56 Nga DOSJA
HEC-i ndërtohet me dokumenta false, zaptohet prona në mënyrë

TIRANË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal më ndërtimin e një HEC-i, i cili zaptoi në mënyrë të padrejtë pronat e disa individëve. Dhe, për më tepër, pronat e qytetarëve që nuk ishin pjesë e projektit i vendosi kolateral duke marrë një kredi 3 milionë euro në një bankë të nivelit të dytë. Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua z.Kosta Kaishi, i cili tha se ka një pronë në afërsi të kryqëzimit të Kranesë, në Sarandë.

“Pronën e kam blerë nga komiteti i Delvinës, tani e shfrytëzon centrali i Bistricës, e kanë mbuluar me gjëra të tjera. Është me të gjitha vendimet, me kontratat me të gjitha, e hipotekuar. Në këtë vend filloi ndërtimi i HEC në 2014. Erdha këtu me dokumente, po këta e kishin zënë” thotë z.Kaishi, i cili shton se kur përfundoi ndërtimi shkoi në zonë dhe i thanë të rifreskojë kartelën e pasurisë.

“Ndërkohë e thurën menjëherë. Vajta në hipotekë më thanë se është bërë mbivendosje. Mbivendosjen e ka bërë Hipoteka. Nuk e di si e kanë bërë, më thanë se kanë gabuar. Më thanë se është gabimi jonë dhe do e rregullojmë ne. Piketa ime është këtu, këtu nuk ka asnjë gjë, kurse Bistrica 3 është 200 metra më tutje. Këtu te unë nuk është ndërtuar asnjë gjë, ku është bërë mbivendosja. Lumi është 300 metra më tutje. Me letrat e hipotekës rezulton se mbi pronën time është ndërtuar godina e HEC, por në realitet është bosh. Sot, s’kam pronë.” thotë ai.

Sipas një dokumenti, i datës 3 prill 2018, Hipoteka e Sarandës i ka dërguar një shkresë Bistrica 3, ku ndër të tjera i thotë se “ky objekt është pasqyruar gabim në kartelën e pasurisë”. Ndërkohë, po në këtë dokument, hipoteka e Sarandës pretendon se do të vijojë me korrigjimin e objektit në kartelë. Hipoteka megjithëse e pranon vetë se ka bërë një gabim, në vendosjen e HEC Bistrica 3, ende nuk e ka rregulluar këtë gabim! Ndërtimi i HEC Bistrica 3 ka sjell që prona e z.Kosta Kaishi dhe prona e HEC-it të mbivendosen. Ndërkohë që z.Kaishi pretendon se prona e tij është e lirë dhe ndodhet 300 metra më larg, ndërkohë që Hipoteka nuk ia rregullon gabimin e bërë.

Fiks fare u interesua edhe në Kadastrën Sarandë. Hartografja tha se z.Kaishi e ka regjistruar pronën në hipotekë, por aktualisht i mbivendoset me një vepër që është ndërtuar HEC Bistrica 3. Gazetarët e pyetën se shkresa e ish hipotekës e pranon gabimin, ndërkohë që punonjësja thotë se është pasqyruar ndërtesa gabim. “Është pasqyryar ndërtesa e makinerive gabim. Është pasqyryar te pasuria 58/6, ndërkohë që duhej të pasqyrohej te pasura 68/5.

Dhe duke qenë se mbi pasurinë janë vendosur masa kufizimi, sepse mbi të është lidhur një kontratë koncesionare, kemi kërkuar pëlqimin e bankës për të kryer procesin e përmirësimit. Nuk kemi bërë rregullimin sepse s’kemi marrë aprovimin nga banka. Pasuritë janë të bllokuara në bankë dhe duhet pëlqimi i tyre për të kryer procesin e përmirësimit të të dhënave. Kemi pasur letërkëmbime me bankën, disa me bankën, dhe janë pa përgjigje.

Me shprehjen e pëlqimit të palëve, do të bëhet korrigjimi” thotë ajo. Pra, megjithëse u faktua në Hipotekë që kjo pasuri nuk i takon koncesionarit por personave të tjerë, çuditërisht i gjithë trualli është rrethuar.

HEC Bistrica 3, këtë truall e ka vendosur kolateral në një bankë në qytetin e Sarandës. Pikërisht me këtë kolateral, por edhe me prona të tjera, HEC-i ka marrë një kredi në bankë.

“Banka ka lidhje se këta e kanë vënë në kolateral, që ata morën 3 milionë euro nga vendi im. Atë kishin përfitim ata, ashtu kanë bërë. Mbi pronën time s’ka asnjë gjë, po ata e kanë bërë vetë që të fitojnë 3 milionë euro” thotë z.Kaishi.

Fiks fare pyeti në bankën e nivelit të dytë, ku drejtoresha e filialit tha se “ne kemi nevojë për ta studiuar me topograf dhe inxhinierë jashtë hipotekës. Në dijeninë time janë duke u bërë raportet për këtë punë dhe kur të shikohet se çfarë ka ndodhur realisht do të kthehet përgjigje, sepse nuk mund t’u themi ok vazhdoni, pa u siguruar vetë që është kështu apo ashtu”.

Për të njëjtën problematikë ka edhe një dokument të Bashkisë Finiq, ku në dokumentin e datës 11 korrik 2018 thuhet se “organet e bashkisë Finiq kanë konstatuar se HEC Bistrica 3, ka bërë rrethime pa miratime nga bashkia Finiq”. Këtë fakt e konfirmoi edhe drejtori i Planifikimit të Territorit në Bashkinë Finiq. “Ata kanë marrë një pasuri, por nuk konvergjon me atë faktin që kanë ata tani. Zoti Kosta Kaishi dihet se ku e ka. HEC ka 5 mijë metra. Faktikisht kanë rrethuar 18 mijë metra në mënyrë të jashtëligjshme. Rrethimi duhet të marrë leje nga unë. Askush s’ka të drejtë të bëjë çfarëdolloj rrethimi. Është bërë në mënyrë arbitrare, në mënyrë të njëanshme” thotë ai.

Disa muaj pasi u interesuam në Bashkinë Finiq, kjo e fundit ka lëshuar një dokument, i datës 21 maj 2020 me lëndë “lajmërim për lirim trualli të rrethuar në mënyrë të paligjshme”, i është drejtuar pikërisht HEC Bistrica 3, Energy. Bashkia Finiq citon se “HEC Bistrica ka rrethuar 2 prona private, pra të z.Themistokli Kaishi dhe të z.Kosta Kaishi”. Në të gjitha dokumentet e bashkisë Finiq, por edhe në dokumentet e pronësisë, ky truall i përket dy shtetasve dhe bashkisë Finiq.

Gazetarët e Fiks Fare biseduan edhe me kryeinspektoren e IMT të Bashkisë Finiq, e cila pohoi se vendimi do të zbatohet shumë shoejt, në momentin që do të emërohen edhe dy inspektorë të tjerë.

“Atë rrethim ata e kanë bërë në pronën që i përket dikujt tjetër. Nuk më intereson edhe kjo pjesë, atë ta zgjidhin midis tyre, për mua si inspektoriat është ndërtim i jashtëligjshëm në çfarëdolloj kohe dhe ai rrethim do prishet” tha ajo.

Emisioni Fiks Fare iu drejtua edhe kompanisë Bistrica 3 për të marrë një informacion për pronën e zaptuar. Ne e pyetëm se përse është zaptuar kjo pronë, e Bashkisë Finiq dhe e dy shtetasve. Gjithashtu e pyetëm se përse kjo pronë është vënë kolateral në bankë. Por, ndryshe nga pyetjet që ne i drejtuam kësaj kompanie, kjo e fundit na ka kthyer përgjigje se çështja ndodhet në prokurori. Në të gjithë këtë histori, prokuroria nuk ka asnjë ldhje me pronën në fjalë!

(Marrë nga Top Channel)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hec bistrica 3 skandali me hec-in hec bistrica 3 skandali me hec-in


Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit