Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka reaguar sot kundër maturantëve dhe kritikëve të tjerë për Maturën Shtetërore. Në një reagim në mediat sociale, Shahini ka reaguar dhe kundër kritikave për origjinën e saj dhe për dialektin që ajo përdor në artikulimin publik. Ministrja akuzon opozitën, pasi sipas saj janë ata që nxisin kritikat për dialektin kosovar dhe prejardhjen duke ndjellur anti-shqiptarizëm tek të rinjtë. Më tej ajo shton se opozita ngaqë nuk ka argumenta përdor këto metoda por ajo shprehet se do të mbrojë të drejtën e të rinjve për të protestuar.
Shahini shton se kritikat ndaj qeverisjes janë legjitime, por shkruan se ajo do të mbrojë të drejtën e të rinjve për të protestuar, por nuk do lejojë që opozita të helmojë mendjet e brezave të rinj me anti-shqiptarizëm vetëm e vetëm sepse nuk kanë argumente reale kundër punës së saj.
REAGIMI I PLOTË
Nuk e kam kuptuar kurrë se si disa përfaqësues të opozitës – deputetë të dorëhequr dhe në shërbim, këshilltarë dhe ish-këshilltarë – bashkë me portalet e tyre, ia kanë lejuar vetes të më kritikojnë prejardhjen dhe dialektin, duke shfaqur përçmim ndaj shqiptarëve që flasin si unë dhe në veçanti ndaj kosovarëve. Të thuhet “Kthehu prej nga ke ardhur!” ka qenë e papranueshme gjithmonë, por t’i thuhet një shqiptari me prejardhje nga Kosova në 2020-tën, është skandaloze! Ky sentiment anti-shqiptar, gati racist i disa opozitarëve, është në mospërputhje të plotë me realitetin e një shkëmbimi dhe bashkëveprimi serioz të bashkëkombasve tanë në të gjithë rajonin. Qytetarët e Shqipërisë ndajnë të njëjtin gëzim që kam edhe unë për faktin se shqiptarët janë sot më të bashkuar se kurrë, një prej dëshmive të së cilit është padyshim edhe prezenca e ministrave me prejardhje nga Kosova në qeverinë e Republikës së Shqipërisë.
E shoh të arsyeshme të reagoj tani, sepse në protestat e fundit të stisura nga opozita kundër provimeve kombëtare, dëgjova edhe disa të rinj duke artikuluar frazën e ulët “Kthehu prej nga ke ardhur!”. Është tejet e rrezikshme për të ardhmen e popullit tonë nëse mbjellim sentiment anti-shqiptar tek të rinjtë. Tani, unë nuk mendoj se opozita është seriozisht anti-shqiptare. Ajo është thjesht e dëshpëruar nga mungesa e përkrahjes popullore dhe mungesa e argumenteve kundër qeverisjes së PS në arsim. Ata janë të vetëdijshëm se përderisa me qeverisjen e tyre kanë jetësuar dhe mundësuar shitblerjen e diplomave fallco, nuk kanë argumente të kritikojnë standardin që po kërkojmë ne në arsimin e lartë.
Partia që ka shitur vendet e punës për mësuesit nuk ka fytyrë të kritikojë depolitizimin e punësimit të mësuesve përmes portalit “Mësues për Shqipërinë”. Partia, e cila përmes “altertekstit” ka çoroditur totalisht shkollat shqiptare për gati një dekadë – dëmi i të cilit po merr edhe një dekadë shtesë të riparohet – nuk ka se si të kritikojë politikën e librave falas nga botuesit më të mirë botërorë, që po u jepen tashmë falas 2/3 e nxënësve të arsimit parauniversitar. Nga frustrimi i mungesës së argumenteve reale kanë vendosur të reduktojnë gjithë kritikën e tyre në krijimin e “tjetrit” – në këtë rast, ministri që flet ndryshe nga disa prej tyre – dhe ftesës për ta urryer atë.Kritikat ndaj qeverisjes janë legjitime dhe unë do të mbroj të drejtën e të rinjve për të protestuar. Por, nuk guxojmë të lejojmë që opozita të helmojë mendjet e brezave të rinj me anti-shqiptarizëm vetëm e vetëm sepse nuk kanë argumente reale kundër punës sime. Në fund, dëshpërimi i opozitës është problem ekskluzivisht i tyre dhe nuk duhet të lejojmë që të na çojë drejt një rruge të rrezikshme të përçarjes kombëtare.
Ky reagim vjen në një kohë, kur ministrja është e akuzuar për Maturën Shtetërore pasi provimi i Gjuhës Shqipe u kontastua nga nxënësit dhe ekspertët. Maturantët dolën dhe në protesta, pasi nuk ishin dakord me cilësinë e pyetjeve.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Programi “Code for Albania” çeli sërish këtë vit aplikimet për nxënësit e shkollave 9-vjeçare në të gjithë Shqipërinë. Ky program u k...
ZVICËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Zvicër në qytein e Prattlen pasi një shqiptar nga Kosova ka vrarë me thikë nusen e djalit të tij....
DURRËS– Dy persona janë proceduar penalisht pasi akuzohen se kanë djegur mbeturina dhe kanë sjellë ndotje të ambientit në zonën e Gjirit të Lalëzit. ...
ITALI– Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e Policisë italiane, pasi akzuohej se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-partn...
SKOCI– Griselt Maranaku, 33 vjeç dhe Elton Baga, 32 vjeç, i cili njihet edhe si Leo Baga janë dënuar me një total prej më shumë se tetë vitesh bur...
ITALI– Një sherr ka ndodhur mes shqiptarëve dhe afrikanëve të cilët janë dënuar në burgun e Cassinos në Itali.Mediat vendase kanë bërë me dije se ende nuk dihet...
DURRËS- Policia e Shtetit vijon kontrollet për të parandaluar përhapjen e COVID-19, e gjithashtu respektimin e masave të sigurisë nga subjektet private dhe...
ITALI-Guardia di Finanza e Leçes në Itali ditën e sotme ka sekuestruar një firmë në Salenton e Poshtëm që operonte në sektorin e administrimit të pijeve...
ITALI– Janë të shumtat rastet kur shqiptarët në burgjet jashtë Shqipërisë përfshihen në sherre me shtetas të tjerë. Së fundmi mediat italiane kanë bërë me dije...
FIER- Një aksident i rëndë është shënuar sot në Fier. Një shofer ka pësuar infarkt gjatë ecjes me makinë dhe për pasojë ka pësuar aksident. Sipas Policisë, aksi...