“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Covid në vend, MSH: Asnjë humbje jete dhe 36 infektime të reja gjatë 24 orëve të fundit
12 Prill 2022, 17:17Nga DOSJA
TIRANË– Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Nga 877 testime të kryera 24 orët e fundit janë shënuar 36 raste të reja, ndërsa në të gjithë vendin kemi 337 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 8 pacientë, nga të cilët 1 janë në gjendje më të rënduar.
Njoftimi i MSH-së:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 877 testime, 36 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 63 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 877 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 36 qytetarë, në këto bashki: 6 në Sarandë, 4 në Fier, 3 në Tiranë, Berat, 2 në Shkodër, Vlorë, Konispol, Gjirokastër, Gramsh, 1 në Kukës, Durrës, Lushnje, Divjakë, Himarë, Tepelenë, Kuçovë, Skrapar, Poliçan, Elbasan. Janë 337 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 63 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,441 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (12 Prill 2022)
Raste të reja ditore 36 Të shëruar në 24 orë 63 Të shtruar në spitale 8 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 877
Testime totale 1,788,253 Raste pozitive 274,272 Raste të shëruara 270,441 Raste Aktive 337 Humbje jete 3,494
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
FIER-Familja e Merushe Hazizit, që u vra ditën e sotme nga vjehrri i saj Xhevair Hoxha në fshatin Sauk 1 të Reskovecit në Fier ka hapur dyert e mortit.Sipas rap...
TIRANË- 9 personat e dënuar nga për tenderin e uniformave të policisë nga Gjykata e Shkallës së parë, kanë ankimuar vendimin në Apel dhe kërkojnë pafajësi....
TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, së bashku me drejtorin e Departamentit për Sigurinë Publike Rebani Jaupi, zhvillo...
VLORË– Dy gjyqtarët e Gjykatës së Apelit në Vlorë janë dorëhequr pikërisht në ditën që do të jepnin vendimin e për të akuzuarit si atentator të Inez ...
TIRANË– Personi në foto Henrik Hoxhaj, cilësohet nga policia si njeriu më i afërt i Nuredin Dumanit. Hoxhaj u arrestua bashkë me Dumanin më 29 mars 2...