LIVE UPDATES
Bota

COVID, Zyrtari amerikan kërkon ndjesë për ekzagjerimin e vlerave të plazmës konvaleshente

26 Gusht 2020, 13:09 Nga DOSJA
COVID, Zyrtari amerikan kërkon ndjesë për ekzagjerimin e vlerave

SHBA-Duke iu përgjigjur kritikave nga ekspertët mjekësorë, Stephen Hahn, kreu i Administratës së Ushqimit dhe Barnave, FDA, kërkoi ndjesë të martën se kishte mbivlerësuar vlerat e plazmës konvaleshente nga pacientë të shëruar nga COVID-19, për të kuruar dhe shpëtuar jetët e pacientëve të tjerë.

Shkencëtarët dhe ekspertët mjekësorë iu kundërvunë pretendimeve lidhur me trajtimin në fjalë, që nga njoftimi i Presidentit Donald Trump të dielën se Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve kishte vendosur të lëshonte autorizim urgjent për plazmën konvaleshente, të marrë nga pacientë e shëruar nga koronavirusi dhe të pasur me antitrupa.

Presidenti e vlerësoi vendimin si një arritje historike edhe pse përfitimet e trajtimit ende nuk janë vërtetuar. Njoftimi një ditë para Kuvendit Kombëtar Republikan ngriti dyshime se ishte i motivuar politikisht për të shuar kritikat mbi trajtimin e pandemisë nga presidenti.

Zoti Hahn i pati bërë jehonë Presidentit Trump duke thënë se nga 100 të infektuar, 35 më shumë do të shëroheshin nga koronavirusi nëse trajtoheshin me plazmë. Pohimi mbivlerësoi në mënyrë të tepruar gjetjet paraprake të Klinikës Mayo.

Ndjesa e zotit Hahn vjen në një pikë kritike për agjencinë që ai drejton, e cila nën trysni të fortë nga Shtëpia e Bardhë, është përgjegjëse për të vendosur nëse vaksinat e ardhshme janë të sigurta dhe kanë efekt në parandalimin e COVID-19.

Shifra 35% u kritikua nga shkencëtarë të tjerë dhe ish-zyrtarë të FDA-së, të cilët i bënë thirrje zotit Hahn të tërhiqte komentet.

“Jam kritikuar për komentet që bëra të dielën në mbrëmje për vlerat e plazmës konvaleshente. Kritikat ishin plotësisht me vend. Duhet të isha shprehur më mirë, të kisha thënë se të dhënat tregojnë një ulje relative të rrezikut, por jo një ulje absolute,” tha zoti Hahn.

FDA mori vendimin bazuar në një analizë të Klinikës së famshme Mayo, të bazuar në të dhëna të mbledhura nga spitale në të gjithë vendin, të cilët po e përdornin plazmën në forma nga më të ndryshmet dhe pa bërë krahasime gjatë studimit me një grup pacientësh që nuk kishin marrë trajtim me plazmë për të nxjerrë përfundime për ndikimin e trajtimit me plazmë.

Pacientët që u trajtuan me plazmë me nivelet më të larta të antitrupave rezultuan më mirë se sa ata që morën plazmë me nivele më të ulëta antitrupash. Po ashtu, ata që u mjekuan menjëherë pas diagnostikimit kishin rezultate më të mira se ata që morën trajtim më të vonuar.

Zoti Hahn dhe zyrtarë të tjerë të administratës Trump e interpretuan këtë dallim si një provë absolute e vlerave të plazmës konvaleshente, në vend që ta komentonin si një dallim relativ mes dy grupeve të pacientëve të mjekuar me plazmë. Ish-zyrtarë të FDA-së thanë se ky shtrembërim ishte i pafalshëm, sidomos nga një specialist onkolog si Dr. Hahn.

“Për mua është e pabesueshme që një specialist që ka drejtuar prova klinike të bëjë një gabim të tillë. Ishte e hatashme,” tha Dr. Peter Lurie, ish-zyrtar i FDA-së nën administratën Obama, i cili tani kryeson grupin jo-qeveritar Qendra për Shkencë në Interesin Publik.

Përmirësimi prej 35% u përsërit nga Sekretari i Shëndetësisë Alex Azar në një konferencë për shtyp të shtunën, megjithëse nuk ishte në letrën zyrtare të FDA-së që jepte autorizimin emergjent për përdorimin e plazmës konvaleshente.

Të martën në mëngjes, zoti Hahn iu kundërvu zërave se momenti kur u bë njoftimi për vlerat kuruese të plazmës u zgjodh për të rritur popullaritetin për Presidentin Trump në prag të Kuvendit Kombëtar Republikan.

“Specialistët dhe shkencëtarët e FDA-së e morën këtë vendim në mënyrë të pavarur dhe unë i mbështes plotësisht, tha zoti Hahn në emisionin televiziv “CBS This Morning.”

Marrë nga:VOA 

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote shba koronavirusi ne bote shba

Sondazh

Poll
Bota 26 Gusht 2020, 13:03

CNN: Turqia dhe Greqia po shkojnë drejt luftës

Nga Gul TuysuzVazhdon të rritet tensioni në ujërat e Mesdheut Lindor midis Greqisë dhe Turqisë. Konflikti midis dy aleatëve të NATO-s, por gjithashtu edhe rival...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet