LIVE UPDATES
Aktualitet

COVID-19/ Europol: Kujdes! Medikamentet kundër virusit që ofrohen në rrjet janë të falsifikuara, s’kanë asnjë efekt

29 Mars 2020, 06:44 Nga DOSJA
COVID-19/ Europol: Kujdes! Medikamentet kundër virusit që ofrohen

Europë- Të falsifikuara dhe pa efekt: Medikamente kundër Covid-19 ofrohen në rrjet. Europoli tërheq vëmendjen të bëhet kujdes.

Shumë sipërmarrje dhe të vetëpunësuar po humbasin porositë dhe xhirot për shkak të pasojave të krizës Corona në mbarë Europën. Por një tjetër degë ka koniunkturë të lartë: Mashtruesit bëjnë biznes me frikën, paralajmëron autoriteti policor i BE-së, Europol në Hagë. Catherine De Bolle, drejtore e Europolit deklaroi (27.03), se është e habitur me çfarë shpejtësie kriminelët po i zhvillojnë modelet e tyre të mashtrimit: “Ndërsa njerëzit luftojnë kundër krizës dhe ndihmojnë viktimat, ka edhe kriminelë, që shfrytëzojnë krizën. Këtë nuk mund ta pranojmë. Biznese të dyshimta gjatë një krize shëndetësore janë mjaft të rrezikshme dhe mund t’i rrezikojnë jetën e njerëzve.” Europoli koordinon autoritetet policore të BE-së dhe është përgjegjës për hetimet ndërkufitare.

Medikamente të rreme

Europol paralajmëron prej medikamenteve të falsifikuara, që ofrohen për shitje në internet. Në një aksion mbarëbotëror hetimesh në 90 vende bashkë me autoritete të tjera policore janë identifikuar mbi 2000 faqe interneti, në të cilat ofrohen medikamente pa efekt, spray ose kremëra kundër virusit Corona. Në kuadër të aksionit policor të emërtuar “Pandea” janë konfiskuar katër milionë kampione medikamentesh. Fjala është për medikamente antivirale ose tableta kundër malarjes, që nuk janë të licensuara në treg. Po ashtu janë në qarkullim edhe maska mbrojtëse, që ose nuk kanë efekt ose janë ekstremisht të kushtueshme. Që nga fillimi i marsit janë tërhequr nga qarkullimi 34.000 maska kirurgjikale me përbërje velo-kartë, thuhet në një njoftim të Europolit.

Den Haag Europol Zentrale (picture alliance/AP Photo)
Jo vetëm konsumatorë privatë të frikësuar kanë rënë pre e mashtrimeve, por ndonjëherë edhe institucione shtetërore. Në Belgjikë autoritetet porositën për pesë milionë Euro maska mbrojtëse tek një prodhues në Turqi, i cili nuk e solli asnjëherë furnizimin, njofton gazeta belge “Le Soir.”

Gazeta spanjolle “El Pais” duke iu referuar burimeve anonime shkruan, se autoritetet spanjolle kanë përdorur në Madrid 640.000 teste pa efekt ndaj Coronas. Ato dhanë shumë rezultate negative ndaj Coronas. Këto kampione testesh me sa duket e kishin origjinën nga një firmë kineze.

Komisioni i BE-së bën thirrje për të pasur kujdes

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, në fillim të javës (24.03) përmes një video-mesazhi paralajmëroi prej mashtrueve. Secili duhet të bindet para se të bëjë porosi në internet për seriozitetin e ofruesit. Premtimet, se një vaksinë mund të blihet janë të rreme. Nëse një vaksinë është zhvilluar dhe licensuar, “këtë do ta mësoni nga burime të besueshme”, tha von der Leyen. Qeveritë dhe institucionet publike do ta komunikojnë këtë në kohën e duhur.

Punonjës të rremë ofrojnë teste

Europoli paralajmëron edhe nga një tjetër formë në rritje e vjedhjeve. Për shkak të kufizimeve të qarkullimit shumë sipërmarrje dhe qendra mjekësore janë bosh ose jo të ruajtura. po ashtu ka rritje të përpjekjeve për të hyrë në shtëpi private. Kirminelët thonë, se janë përfaqësues të autoriteteve ose sanitarë, që vijnë për të bërë test të Coronas ose për të verifikuar nëse personat qendrojnë vërtetë në shtëpi. Viktimat mashtrohen prej hajdutëve dhe si rrjedhojë ata i grabisin.

Jo vetëm në Europë ka ndërkohë probleme me mashtrime të tilla në faqet e internetit. Një firmë në Los Angeles, që regjistron automatikisht faqet e reja të inernetit, deklaroi, se portalet me fjalët kyç “Corona” ose “Covid” nuk janë të lejuara. Një gjyqtar në Teksas më parë vendosi me kërkesën e Ministrisë së Drejtësis të SHBA-së që të mbyllet kjo faqe interneti. Në të shiteshin doza vaksine për 4,95 Dollarë, që gjoja e kishin prejardhjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Menaxhuesit e këtij protali synonin që përmes arkëtimit të parave të fitonin akses tek të dhënat e kartave të kreditit të klientëve.

Marrë nga DW

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet europol njoftim për covid koronavirusi ne shqiperi europol njoftim për covid koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet