Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Sport
Cristiano Ronaldo, Krishtlindjet me familjen: ja me kë do t’i kalojë
30 Nëntor 2021, 18:48Nga DOSJA
ANGLI – Krishtlindjet e kaluara, Cristiano Ronaldo i kaloi pushimet në Dubai, në shoqërinë e Georginas dhe familjes së saj. Ai u qetësua, duke përfituar nga ndalesa e kampionatit italian dhe mori pjesë në “Globe Soccer Awards”, event që u zhvillua në Dubai, ku u shpall lojtari i shekullit.
Por këtë vit kampioni portugez do të detyrohet të ndryshojë zakonet e tij. Rikthimi në Manchester, angazhimet e ngjeshur në Premier (kalendar përfshin ndeshjet kundër Newcastle, të planifikuara për në 27 dhjetor dhe Burnley në 30) do të kërkojnë një Krishtlindje pa shumë lulëzime.
CR7 do të qëndrojë në Manchester, do të vazhdojë stërvitjen dhe do të shmangë udhëtimet. Por jo për të festuar Krishtlindjet me familjen. Në krah të tij, përveç partneres Georgina, shtatzënë me binjakë, do të jetë edhe motra e tij Katia Aveiro, e cila do të largohet nga Brazili për t’iu bashkuar vëllait të saj, Cristiano.
Këngëtarja e shpalosi destinacionin e saj, në një transmetim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve. “Nëse situata e lejon dhe variantet na lejojnë të udhëtojmë, ne do të shkojmë në Manchester”. Së bashku me Katian do të jetë bashkëshorti, dy fëmijët, vëllezërit Hugo dhe Elma dhe mamaja e tyre Dolores.
ITALI – Lajm i keq për Torinon dhe trajnerin Ivan Juric. Testet e reja mjekësore të kryera nga Andrea Belotti konfirmuan dëmtimin e shkallës së dytë të su...
HOLANDË-Lionel Messi është fituesi i Topit të Artë 2021. Triumfi i shtatë në karrierë për Pleshtin, i cili mposhti konkurrencën e Robert Lewandowskit dhe J...
ITALI – Tashmë janë disa skuadr italiane në listë, të cilat akuzohen për mashtrim me të ardhurat nga shit-blerjet. Veç Juventusit shtohen Napoli, Interi...
ITALI – Trajneri i Bolonjës, Sinisa Mihajlovic, në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Romës së Jose Mourinhos ka treguar më tepër rreth r...
ITALI – Mbrëmjen e 7 nëntorit të këtij viti, ndërsa zhvillohej derbi mes Milanit dhe Interit në “San Siro”, i cili përfundoi 1-1, hajdutët arritën të hyjn...
PARIS-Leo Messi fitoi Topin e Artë për të shtatën herë, por nuk kanë munguar polemikat. Jo vetëm Cristiano Ronaldo, por Casillas apo edhe Matthaeus reaguan ashp...
PARIS-Nuk ishte një e hënë e këndshme për Cristiano Ronaldon ajo e 29 nëntorit, dita kur e gjithë bota e futbollit u fokusua tek ajo që po ndodhte në Paris. Cer...
ANGLI – Ndeshja e Ligës së Kampionëve të Manchester United kundër skuadrës zvicerane Young Boys në Old Trafford më 8 dhjetor mund të zhvendoset për shkak ...