LIVE UPDATES
Sport

Daja: “Vllaznia vlen sa derbi, të na udhëheqë logjika për tri pikët”

30 Janar 2021, 16:58 Nga DOSJA
Daja: “Vllaznia vlen sa derbi, të na udhëheqë logjika

TIRANE – Trajneri i të kuqve Ilir Daja, para ndeshjes së nesërme, që do të zhvillohet në orën 16:45, në “Elbasan Arena”, ndaj Vllaznisë, në konferencë e tij për shtyp ka kërkuar që skuadra e tij ta marrë me qetësi këtë përballje, pasi motivimi i tepërt mund të shkaktojë të papritura.

Rëndësia e ndeshjes? “Përballemi me Vllazninë që është në vend të parë. E ka merituar gjithçka, qoftë me lojë, qoftë me rezultate. Është një sfidë radhe, që ka vlerën e tre pikëve, njëlloj si sfidat që kaluam, derbi dhe ndeshja me Teutën, që renditej në një pozicion me ne. Duhet të futemi në fushë për të fituar, por pa doza emocionale. E dimë që motivimi do të jetë i duhuri, por duhet të në udhëheqë logjika për të shkuar drejt tre pikëve”. 

Ndeshja në Shkodër? “Nga ndeshja e parë ka kaluar një fazë, u mundëm në minutat e fundit. Pjesën e parë nuk bëmë një ndeshje të keqe. Kur loja po shkonte drejt barazimit dhe në momentin tonë më të mirë erdhi ai gol. Kemi disa javë në dispozicion për këtë ndeshje, kemi punuar gjithë javës dhe jemi shtuar gjatë kësaj periudhe. Jo të gjithë do jenë gati për nesër. Kemi stabilitet dhe moral të mirë, pasi kemi fituar dy ndeshje dhe barazuam në Durrës. Ndjehemi mirë psikologjikisht dhe në komponentët e tjerë. Këto janë ndryshimet nga ndeshja e parë”.

Mungesat? “Murataj është një forcë e shtuar në merkato, ka bërë dy prezantime të mira. Kemi kontingjentin për ta zëvendësuar atë, pavarësisht se nëse do të ishte pjesë e ndeshjes me Vllazninë, atëherë do të ishte një forcë e shtuar për ekipin tone”. 

Vlerësimi i kundërshtarit? “E kemi trajtuar këtë ndeshje bashkë me grupin. Kundërshtari duhet vlerësuar drejt. Kjo ndeshje është si të tjerat e kampionatit, pavarësisht se luajmë me kryesuesit e kampionatit dhe një hap fals do të bënte të largoheshim nga pretendimet madhore. Besoj se motivimin në nivele optimale, pa kaluar në momente frenimi. Doza e shtuar emocionale prish manovrën dhe ekuilibrin”.

Finalizimi para portës? “Është pozitive, që kemi sulme të shtuara dhe situata para portës. Besoj se gjatë gjithë kohës punojmë për të shtuar finalizimin dhe për të shtuar rezultatet, pasi goli të jep gjendje tjetër psikologjike. Me shtimin e forcave sulmuese, jo në ndeshjen e nesërme, në javët në vazhdim do kemi më shumë alternativa. Rivaliteti dhe shtimi i përgjegjësisë do të përqendrojë lojtarët për të finalizuar më mirë para portave të kundërshtarëve”.

Merkato e mbyllur? “Po punojmë intensivisht, edhe mbrëmë kemi parë elementë të ndryshëm. Kemi 2-3 alternativa, por nuk kemi vendosur. Nuk duam të bëjmë gabime që mund të na kushtojnë në vazhdimësi”.

Fitoret e Vllaznisë në fund? “Futbolli luhet 95 minuta, duhet vlerësuar ndeshja nga fillimi në fund njëlloj. Besoj se kemi kontingjentin e duhur për të freskuar ekipin pa prishur ekuilibrat në fushë. Kemi më shumë mundësi që edhe në minutat e fundit të bëjmë më të mirën, sikurse ndodhi edhe në ndeshjen me Teutën. Edhe me një lojtar më pak në fund kishim mundësi për të shënuar dhe për të marrë tre pikët. Kjo duhet të vazhdojë dhe mendoj se do të jetë prezente edhe kundër Vllaznisë”.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport elbasan arena ilir daja perballja ndaj vllaznise trajneri i partizanit trajneri i te kuqve elbasan arena ilir daja perballja ndaj vllaznise trajneri i partizanit trajneri i te kuqve

Sondazh

Poll
Sport 30 Janar 2021, 16:18

VIDEO / Milani rigjen fitoren dhe buzëqeshjen

ITALI – Milani rikthehet të buzëqesh në kampionat, pas dy humbjeve rradhazi. Skuadra e Piolit, pas humbjes në kampionat ndaj Atalantës dhe asaj në kupë pë...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen