LIVE UPDATES
Aktualitet

Dalin PËRGJIMET/ ‘Shko dhe gjej një si ai’! Kush është shqiptari misterioz që kërkonte kryemafiozi Toto Riina, më i m

14 Korrik 2021, 05:24 Nga DOSJA
Dalin PËRGJIMET/ ‘Shko dhe gjej një si ai’! Kush

ITALI– Një shqiptar ende i paidentifikuar, është shfaqur në përgjimet e kryemafiozit Toto Riina. Mediat italiane kanë publikuar disa përgjime të reja në lidhje me vrasjet mafioze të ndodhura në Palermo në vitet ’80 dhe ’90 të urdhëruara nga kryemafiozi famëkeq Toto Riina.

“Il Fatto Quotidiano” ka veçuar një prej këtyre përgjimeve ku rezulton të jetë i përfshirë edhe një shqiptar. Ai përmendet qartësisht në përgjimet e “Capo dei capi” si një ekspert eksplozivësh dhe pikëpyetja që ngrenë mediat italiane është se në cilën vrasje u përfshi shqiptari misterioz dhe përse ai nuk u identifikua apo arrestua.

Përgjimet e publikuara janë realizuar në vitin 2013 kur Riina ishte në burg, por ato janë bërë me qëllim që të zbulonin fakte të reja si funksiononte mafia siciliane. Aty Riina u rrëfente shokëve të tij të burgut vrasjet dhe ekzekutimet e rivalëve apo të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

PËRGJIMI i 10 shtatorit 2013:

Riina doli në oborrin e burgut për ajrosje dhe aty bisedon me Alberto Lorusso, një tjetër i burgosur. Në fillim flasin për gatimin dhe ushqimin. Totò Riina kishte një dëshirë të madhe për djathë dhe thotë se i kërkoi djalit të tij Giovanni t’i sillte një të mirë. Më pas flasin për vështirësitë e burgut dhe këtu Riina flet për një ndërtesë.

“Imagjino që ajo ndërtesë dukej mirë… ngjitu, ngjitu! Qija… pastaj… Thjesht vendos makinën atje lart, në anën tjetër, e vendos përpara, vendose përpara, para derës ku futesh dhe juhuuu…” – thotë Riina që sipas vëzhguesve fishkëllente, bënte gjeste, ngrinte krahun lart.

Sigurisht që po fliste për shtëpinë në rrugën D’Amelio ku u vra prokurori Paolo Borsellino , i vetmi vend ku u krye një masakër duke përdorur një makinë të mbushur me eksploziv të parkuar afër derës së banesës.

“Unë këmbëngula atje, tre ditë, katër ditë që makina të vendosej atje… shkova në ndërrimin e hapësirës së parkimit … sepse u është dashur të zënë vendin… se parkingun nuk e gjen kur arrin atje, nuk e gjen dot! Prandaj duhet të punohet për këto gjëra. Kur them… kur them se duhet të punohet! Ai duhet të punojë sepse duhet të kuptojë që nëse të duhet një vend afër portierit, duhet të punosh, ta kërkosh, të luftosh me të… E merr, ti merre dhe e mban, vendos makinën… një makinë dhe e vendos atje dhe pastaj shkon dhe e gjen, shkon ta kërkosh… si ai që erdhi vetëm nga Shqipëria… shko dhe gjej një ekspert si ai…”.

Gazeta italiane shkruan se dyshohet se shqiptari ishte në arrest shtëpie në Palermo pasi Riina i shpjegon shokut të tij se “duhet fat” sepse ai ishte një i mirë: “shko të gjesh një ekspert të tillë” dhe ishtë e lehtë për t’u gjetur: Nuk duhet as ta paguash atë për udhëtimin. Ishte atje, në qytet”.

Për këtë person (shqiptarin) flet në dëshminë e tij edhe i penduari i drejtësisë, Gaspare Spatuzza.

“Në garazhin në via Villasevaglios, Gaspare po punonte shumë për të shndërruar një Fiat 126 të vjedhur në një bombë vdekjeprurëse. Në kohën e dorëzimit, ishte 18 korrik 1992, një ditë para masakrës në via D’Amelio, në garazh ishte Renzino Tinnirello dhe më pas erdhi një person i tretë, një djalë që nuk kishte asnjë lidhje me Cosa Nostra, një i huaj i cili nuk tha asnjë fjalë. Nëse do të kishte qenë një person që e njihja, me siguri diçka do të kishte mbetur … ; por kam një imazh kaq të paqartë (…). Jam i bindur se ai nuk është një person që i atribuohet Cosa Nostra sepse (…) ekziston kjo anomali, për mua është e pashpjegueshme” – tha ai.

I penduari nuk e identifikoi shqiptarin ndoshta për ta mbrojtur sepse është e qartë që nëse emri i tij do të dilte do të niste një gjueti për të si nga policia ashtu edhe nga mafia.

Hetuesit anti-mafia dyshojnë se “njeriu që erdhi nga Shqipëria” ka të bëjë me vrasjen ndaj gjykatësit Rocco Chinnici. Kjo pasi kur Riina flet për këtë çështje thotë se ka folur me “Ninon” për “të vendosur makinën afër derës”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet toto riina toto riina

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet