LIVE UPDATES
Aktualitet

Skënder Brataj: Si të kuptoni simptomat e goditjes nga i nxehti dhe si mund ta parandaloni: Mos u sforconi fizikisht në tempe

13 Korrik 2021, 20:14 Nga DOSJA
Skënder Brataj: Si të kuptoni simptomat e goditjes nga i nxehti dhe si

TIRANË-Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, më anë të një postimi në rrjete sociale ka shpjeguar se si të kuptojmë simptomat e goditjes nga i nxehti dhe si mund ta parandalojmë.

Aty përfshihen çrregullime jo specifike të tilla si astenia, lodhja, këputja, gjendje e përgjithshme e keqe. Mund të shfaqen nauzea dhe të vjella, dhimbje koke ose vertigini deri në probleme serioze fiziologjike, rritje të rrahjeve të zemrës dhe hipotension.

Brataj ka sqaruar se të ekspozuar ndaj rrezikut të goditjes nga nxehtësia janë veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit që kanë një sistem rregullimi të temperaturës më pak të gatshëm dhe efektiv për të menaxhuar situata të papritura dhe emergjente. Ndër këshillat që përfshihen për tu ruajtur nga goditja nga  i nxehti është që të mos ekspozohen ndaj rrezeve të diellit në momentet më të nxehta dhe të mos kenë sforcime fizike kur temperaturat janë të larta.

Temperatura është një gjendje patologjike për shkak të faktorëve ekzogjenë dhe endogjenë që shkakton një ndryshim të sistemit të termorregullimit hipotalamik. Ajo çon në një ngritje të temperaturës së trupit mbi vlerën e konsideruar normale rreth 36.8 °. Temperatura ose ethet shfaqen pavarësisht nga temperatura e jashtme, në shumicën e rasteve në prani të infeksionit. Hipertermia në goditjen nga të nxehtit është një rritje e temperaturës së trupit, për shkak të faktorëve ekzogjenë që çojnë në një rritje të temperaturës së trupit, po pa ndryshuar termorregullimin hipotalamik. Hipertermia shpesh ndodh për shkak të kushteve të veçanta klimatike tipike të verës, përkatësisht temperaturës së lartë të ajrit, lagështisë së lartë dhe ekspozimit të zgjatur në diell. Hipertermia(Temperaturat e larta) Në rrezik sidomos fëmijët dhe të moshuarit. Temperatura e lartë, nivelet e lagështisë të barabarta ose më të larta se 90%, veprime jo korrekte ose të rrezikshme për shëndetin dhe ekspozimit i zgjatur në diell. Këto janë disa faktorë që mund të predispozojnë goditjen nga të nxehtit. Goditja nga të nxehtit është e mundur në të dy gjinitë, në çdo moshë ose gjendje shëndetësore. Personat më në rrezik janë fëmijët dhe të moshuarit sepse termorregullimi i temperaturës së trupit është më pak efikas dhe i pa aftë të menaxhojë ndryshimin e temperaturës së brendshme të organizmit. Temperatura e lartë Zakonisht mendojmë temperatura e lartë është vetëm kur masim temperaturën e jashtme, por mund të ndodhë që i njëjti fenomen të ndodhë edhe për temperaturën e brendshme të organizmit. Në goditjen nga të nxehtit edhe pse temperatura e jashtme rezulton normale, ajo e brendshme mund të ngrihet deri në 38-39 gradë. Organizmi nuk arrin dot ta stabilizojë temperaturën, d.m.th ta uli nën 37 gradë. Ky fenomen sjell mos përshtatshmëri në organizëm dhe çon në ndryshim të metabolizmit, të ekuilibrit të disa funksioneve jetësore, ndryshime të sistemit hormonal dhe dhe sidomos në shkëmbimin gazoz. Simptomat e goditjes nga i nxehti(dielli) Ndryshimet mund të shfaqen me simptoma të ndryshme, sipas përkeqësimit të goditjes nga i nxehti: nga çrregullime jo specifike të tilla si astenia, lodhja, këputja, gjendje e përgjithshme e keqe. Mund të shfaqen nauzea dhe të vjella, dhimbje koke ose vertigini deri në probleme serioze fiziologjike, rritje të rrahjeve të zemrës dhe hipotensioni. Të ekspozuar ndaj rrezikut të goditjes nga nxehtësia janë veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit që kanë një sistem rregullimi të temperaturës më pak të gatshëm dhe efektiv për të menaxhuar situata të papritura dhe emergjente. Mekanizmat rregullues të organizmit janë djersitja, pra eleminimi i lëngjeve dhe ftohja e sipërfaqes së trupit, dy veprime sinergjike të afta, në shumicën e rasteve, të cilat mbajnë në normë temperaturën e trupit, duke na ruajtur nga goditja nga të nxehtit. Djerësitja si trajnim! Sporti ka rol të rëndësishëm në mirëqenien e trupit tonë. Sporti ka rol edhe kur bëhet fjalë për termorregullimin, prandaj stërviteni atë për një performancë më të mirë. Një hulumtim i kryer në një grup ushtarësh në Nevada që iu nënshtruan stërvitjeve të përsëritura fizike në kushte ekstreme, treguan se trupat e stërvitur për të kryer sporte në vende të nxehta dhe me lagështirë të lartë, me kalimin e kohës ata priren të zhvillojnë një kapacitet djersitje më të madhe, pra termorregulluese. Trupi rrit aftësinë e tij për të eleminuar lëngjet përmes lëkurës, por duke ulur humbjen e kripërave minerale, gjë e cila nuk ndodh në trupat e pa stërvitur. Kjo tregon se trupi ynë kur trajnohet, ka mekanizma kompensator shumë të efektshëm. Parandalimi Ekzistojnë mënyra korrekte, parandaluese që ulin rrezikun e goditjes nga të nxehtit. Disa prej tyre janë: Mos e ekspozoni veten ndaj rrezeve të diellit në momentet më të nxehta të ditës. Mos bëni sforcime fizike në pjesën më të nxehtë të ditës, sidomos kur temperaturat janë të larta. Kur lagështia e ajrit është në përqindje të lartë duhet të bëni: Hidratim të rregullt me lëngje dhe dietën e duhur, në favor të një kompensimi të mundshëm të çrregullimit elektrolitik, veçanërisht natriumit, kaliumit dhe klorit. Mungesa e e një ekuilibri të tillë mund të shkaktojë një simptomatologji të theksuar në persona të ndjeshëm ndaj goditjes nga të nxehtit. Po ashtu disa këshilla praktike janë të rëndësishme si: shmangni rrobat e ngushta, shmangni veshjen e rrobave të zeza ose shumë të errëta sepse tërheqin rrezet ultraviolet dhe mund të ndihmojnë në shfaqjen e hipertermisë. Mund të lageni dhe mbani lëkurën të lagur, duke lehtësuar kështu termorregullimin e jashtëm. Trajtimi i Goditjes nga të Nxehtit Shpejtësia është vendimtare. Kërkoni ndihmë menjëherë urgjencës mjeksore127, për ta transportuar në urgjencën spitalore. Deri në mbërritjen e ekipit duhet të ulim temperaturën e trupit nën 37° C. Ajo mund të kontrollohet duke vendosur akull në ball, sqetulla dhe inguine( rrëzë e kofshës) ku kalojnë arteriet e mëdha të trupit. Zakonisht temperatura e lartë, rreth 38.5 ° C ose më e lartë, është një mekanizëm mbrojtjës, por kur hipertermia lidhet me goditjen nga nxehtësia është e dëmshme, sepse trupi nuk është më në gjendje të kryejë funksionet e tij normale në temperatura kaq të larta. Gjatë shtrimit në spital do t’i rikthejmë vlerat termike në nivelet fiziologjike, duke hidratuar trupin me solucione fiziologjike të ftohta dhe solucione elektrolitike si ringer. Mund të përdorim trajtim të medikamenteve sipas simptomatologjisë, për shembull, nausea, të vjella e tjer. Në shumicën e rasteve, brenda 24-36 orëve problemi zgjidhet dhe pacienti, do të jetë në gjendje të vazhdojë trajtimin simptomatik në banesë.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet simptomat e goditjes nga i nxehti skender brataj simptomat e goditjes nga i nxehti skender brataj

Sondazh

Poll

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës