LIVE UPDATES
Bota

Daniel Serwer: Madeleine Albright do të përfshihet në dialogun Kosovë – Serbi

14 Dhjetor 2020, 20:18 Nga DOSJA
Daniel Serwer: Madeleine Albright do të përfshihet në dialogun

SHBA- Analisti amerikan dhe njohësi i rrethanave në Ballkan, Daniel Serwer, thotë se  amerikanët dhe evropianët duhet të punojnë së bashku për çështjen e Kosovës dhe Serbisë, sepse, sipas tij, është treguar se asnjëri prej tyre nuk mund ta zgjidhin problemin  të vetëm. Ai gjithashtu deklaroi se ish-Sekretarja e Shtetit e SHBA, Madeleine Albright do të përfshihet në këtë çështje, sepse “ajo e njeh terrenin dhe flet serbisht”.

Analisti amerikan, në një bisedë për televizionin serb “N1”, foli edhe për mundësinë e përfshirjes së ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright në dialogun Kosovë-Serbi.

“Nuk është me  rëndësi se çfarë mendojnë serbët, nëse Madeleine Albright duhet të përfshihet, ose jo. Ajo do të përfshihet. Ajo është një ish sekretare e shtetit. Rryma është e rëndësishme, jo aq në Partinë Demokratike, por në botën demokratike, pjesën e botës demokratike që mendon për politikën e jashtme. Ajo është kryesuese e këshillit të Institutit Kombëtar Demokratik. Ajo do të përfshihet. Dhe ajo është gjithashtu dikush që jetoi në Serbi, ajo flet Serbisht. Unë mendoj se kjo duhet vlerësuar”, tha Server, duke komentuar praninë e ish-Sekretares së shtetit në Dhomën e Përfaqësuesve në Uashington.

Serwer gjithashtu thotë se kupton se shumë serbë nuk do ta vlerësojnë atë.

“Për shkak se ajo mbrojti përfshirjen e NATO-s në luftë pas dështimit të bisedimeve të Rambujesë. Dhe unë e kuptoj në mënyrë të përsosur qasjen e tyre ndaj meje edhe pse unë e kundërshtova bombardimet. Megjithat, kjo nuk ka rëndësi, ajo do të ketë ndikim, ka gjëra interesante për të thënë. Ajo këtë e ka dëshmuar edhe në diskutimin në Dhomën e Përfaqësuesve. Sinqerisht, askush prej nesh – Janusz [Buganjski], Madeleine Albright, askush prej nesh nuk është i mirëpritur në Beograd për shkak të asaj që kemi thënë. Beogradi është kthyer drejt Rusisë, drejt drejtimit ultranacionalist”, tha Serwer.

Serwer  thotë se e ka të qartë se për shkak të qëndrimeve të tij nuk është i mirëpritur në Beograd  dhe shton se kjo është për shkak se qeveria serbe është kthyer kah Moska dhe Pekini.

“Unë mendoj se amerikanët dhe evropianët duhet të punojnë së bashku për çështjen e Kosovës dhe Serbisës. Asnjëra palë nuk mund ta bëjë këtë vetëm. Grennell dëshmoi se nuk mund ta bëjë vetëm, po ashtu edhe evropianët. Por nëse ata punojnë së bashku dhe kanë një vizion të përbashkët, jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por për rajonin në tërësi, mendoj se do të funksionojë. Ky është hapi i parë, që amerikanët dhe evropianët duhet të flasin me njëri-tjetrin, edhe para se të flasin me boshnjakët dhe kosovarët dhe serbët. Kjo është e gjitha”, tha Serwer, transmeton Telegrafi.

“Unë mendoj se kam thënë disa gjëra të reja në lidhje me Kosovën dhe Serbinë në Uashington, do t’i theksoja ato. Mendoj se amerikanët duhet të kenë një rol mbështetës kur bëhet fjalë për dialogun. Mendoj se BE është ndërmjetës në dialog dhe duhet të jetë nikoqir i dialogut.  Ajo ka ndikimin më të madh tek ato personazhe. Ajo që Amerikanët mund të sjellin në tavolinë është një mbështetje e madhe për Evropianët, si dhe për dy gjëra: zbatimi i çdo gjëje për të cilën u ra dakord, por që nuk ishte e mirë në të kaluarën, dhe këmbëngulja për reciprocitet” , thotë Serwer.

Ai tha se çfarëdo që të kërkojnë në këtë dialog Prishtina dhe Beogradi, duhet të jenë të gatshëm të përgjigjen njësoj.

Kjo nuk ishte gjithmonë kështu. Për shembull, ne kemi këtë çështje të çuditshme të Gjykatës Speciale, të krijuar në Hagë si pjesë e insistimit të Beogradit që thotë: nuk mund t’i besoni qeverisë në Prishtinë që të përpiqet të ndjek penalisht ata që kryen krime pas luftës. Bashkësia ndërkombëtare  ka ‘blerë’ atë argument dhe këmbënguli në Gjykata Speciale. Unë nuk mendoj se është një gjë e keqe, por nuk është reciproke. Kemi një rast shumë të qartë të tre amerikanëve, amerikanëve nga Kosova, të cilët u vranë në Serbi pas luftës dhe vrasësit e tyre nuk mund të gjykohen në Hagë, sepse Gjykata Speciale nuk ka juridiksion në Serbi. Kjo është qesharake. Unë sugjerova në Uashington dhe askush nuk e vuri re atë që unë sugjerova, që unë rekomandova që Serbia të shtrijë juridiksionin e Gjykatës Speciale në Hagë në territorin serb sepse ata treguan se nuk do të gjykojnë autorët e vrasjeve brenda Serbisë”, tha ai.

Sipas tij, ka edhe disa gjëra të tjera që duhet të kuptohen.

“Njëra është se qëllimi i këtyre bisedimeve, sipas mendimit të amerikanëve, dhe sinqerisht më duket edhe sipas mendimi të shumë evropianëve, që ato duhet të rezultojnë me njohje të ndërsjellë dhe shkëmbim të ambasadorëve. Vuçiq e tha mjaft qartë se ai nuk dëshiron të jetë presidenti i Serbisë që do ta njohë Kosovën.  Mendoj se ai  seriozisht mendon kështu. Unë mendoj se duhet të bëhemi gati të presim në një President të Serbisë që do ta bëjë këtë, nëse është e nevojshme. Në ndërkohë, mund të duhet të marrim parasysh një marrëveshje të ndërsjellë, por vetëm nëse Kosova anëtarësohet në OKB. Ky problem duhet të zgjidhet, edhe nëse problemi i njohjes reciproke nuk zgjidhet”, tha Server.

Marrë nga:Telegrafi

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota madeleine albright madeleine albright

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet