Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Votimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, McAllister: Po injorohen thirrjet ndërkombëtare, më shqetëson fakti që s’u prit
28 Tetor 2020, 16:50Nga DOSJA
TIRANË– Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David Mcallister ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me votimin në Kuvendin e Shqipërisë të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, McAllister shkruan se është shumë i shqetësuar që këto ndryshime do të votohen nesër pa pritur opinion e Venecias. Ai shton gjithashtu se votimi i këtyre ndryshimeve do të pengojë hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit për Shqipërinë, dhe rrjedhimisht integrimin e vendit tonë drejt BE-së.
“Shumë i shqetësuar se, pavarësisht thirrjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kërkuar që të presin një mendim të Komisionit të Venecias, votimi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të #Shqipërisë është caktuar për nesër. Ndryshimet e njëanshme të marrëveshjes mund të thellojnë më tej klimën e mosbesimit dhe polarizimit përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021. Ato do të jenë joproduktive ndaj përpjekjeve për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit,”- tha McAllister.
Një ditë më parë Komisioni i Venecias, me anë të një letre drejtuar Presidentit Ilir Meta, njoftoi se ka marrë në shqyrtim ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por që nuk do të ndiqet procedura urgjente, siç ishte kërkuar nga Meta. Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio shkruante në letër se opinioni do të jetë gati në muajin dhjetor për të ardhur në Shqipëri, jo më parë. Gjithsesi, maxhoranca është treguar e prerë. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të votohen nesër në Kuvend.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FIER– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka gjetur një mënyrë se sit ë zgjidhet problemi i naftëtarëve dhe ata të dalin nga greva. N...
BRUKSEL- Presidenti i Parlamentit Evropian Davide Sassoli, mori fjalën pas Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në Konferencën Kundër Antisemitizmit. Sas...
SHBA- Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka dhënë një mesazh të fortë për rolin e shqiptarëve në luftën kundër anti-semitizmit. Gjatë fjalës së tij, në K...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama ndau me të pjesëmarrësit në Konferencën Kundër Antisemitizmit një histori të dy vëllezërve shqiptarë që përgjatë luftës së Dytë Bo...
Politike28 Tetor 2020, 15:26
TIRANE- Kryeparlamentari Gramoz Ruçi zbuloi para të pranishmëve në Forumin Ballkanik kundër Antisemitizmit, kur tha se në vendlindjen e tij, në një ambie...
TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka mbajtur fjalën hapëse në Konferencën Ballkanike kundër Antisemitizmit. Në fjalën ...
TIRANE–“Zoti i bekoftë shqiptarët”, ky ishte mesazhi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në mesazhin e tij të shkurtër në Konferencën Ballkanike Kundë...
KOSOVE– Lëvizja Vetvendosja ka reaguar në lidhje me çështjen e Kodit Zgjedhor.Me anë të një deklarate për shtyp lëvizja shprehet se elementi pozitiv i Ma...
TIRANE– Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka reaguar lidhur me operacionin e shpëtimit nga kampi ‘Al-Hol’ të Endri Dumanit, Floresha Rashës dhe 3 fëmijëve të saj....
TIRANE– Sekretari i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi nëpërmjet një postimi në Facebook shprehet se që tani e tutje nuk do kthejë më përgjigje në lidhje me aku...