LIVE UPDATES
Aktualitet

Debate me shkopinj në emision, Lapaj: Po na ofendoni inteligjencën

20 Janar 2022, 22:27 Nga DOSJA
Debate me shkopinj në emision, Lapaj: Po na ofendoni inteligjencën

TIRANË – Shembjet në “5 Maj” për lagjen e re ishte tema e debatit këtë të enjte në “Opinion”. Gjatë emisionit ka pasur edhe një debat mes Adriatik Lapajt dhe nënkryetarit të Bashkisë, Arbian Mazniku.

Teksa Mazniku po shpjegonte se si një prej banorëve përfiton nga skema e shpronësimit, Lapaj është ngritur dhe ka marrë shkopin në dorë duke shpjeguar koeficentin me të cilin po ndërton bashkia në zonë.

Sipas Lapajt, do të ndërtohen kulla që do të jepen me përqindje dhe shtoi se, “Po të jetë për të dhënë me përqindje, e japin vetë ata (banorët) s’ka pse të jetë bashkia”.

PJESË NGA EMISIONI “OPINION”

Arbian Mazniku: Klodi i ka pasur mundësitë prej 4 muajsh që ta evitonte këtë situatë. Klodi është ndër ata njerëz i cili ka aplikuar për bonusin e qirasë. Klodi është nga ata njerëz që me bonusin e qirasë mund të kishte bërë lëvizjen, të kishte shkuar në banesën e re, kishte marrë të gjitha gjërat nga shtëpia. Po marr t’ju shpjegoj situatën e Kodit. Klodi ka 215 metra truall dhe 98 metra ndërtesë. Klodi do të përfitojë 202 metra.

Adriatik Lapaj: Ata thonë kemi problem me dokumentacionin.

Arbian Mazniku: Nuk ka asnjë problem me dokumentacionin, kjo është një çështje që nuk ka asnjë lloj sensi. Çdo ndërtues tjetër do i kishte dhënë jo më shumë se 100 metra. Po merr të paktën dyfishin e asaj që do ia kishte dhënë një tjetër…

Adriatik Lapaj: Me çfarë koeficenti ishte atje?

Arbian Mazniku: Me 1.5 që e kishte plani urbanistik i zonës.

Adriatik Lapaj: Një sekond Fevzi se jemi para publikut. Me çfarë koeficenti po ndërton Bashkia atje?

Arbian Mazniku: 1.7.

Adriatik Lapaj: Pse nuk e llogarit me 1.7?

Arbian Mazniku: Po them me plan urbanistik.

Adriatik Lapaj: Nxirre hartën atje se do çohem dhe unë tani. Se gënjeni tani. Po lëre tani se na ofendoni inteligjencën. Këto këtu çfarë janë?

Arbian Mazniku: Objekte të larta

Adriatik Lapaj: Sa kate?

Arbian Mazniku: 18 kate, 19 kate

Adriatik Lapaj: Jo janë 30 kate!

Arbian Mazniku: Po, çfarë problemi ka?

Adriatik Lapaj: Po pse thua jo 18 kate.

Arbian Mazniku: Ç’rëndësi ka se nuk e di.

Adriatik Lapaj: Kjo në mes çfarë është?

Arbian Mazniku: Kullë, 23 kate.

Adriatik Lapaj: Këto me çfarë koeficenti janë këto?

Arbian Mazniku: Me 1.7.

(Ngrihet Mazniku dhe merr shkopin)

Arbian Mazniku: Po ky sheshi sa e ka, po ko rruga sa e ka?

Adriatik Lapaj: Sa është sipërfaqja totale e truallit?

Arbian Mazniku: 160 mijë.

Adriatik Lapaj: Sa është sipërfaqja totale e ndërtimit?

Arbian Mazniku: Është herë 1.7, shumëzoje.

Adriatik Lapaj: Do e bëjmë dhe do ia themi publikut se mbajmë përgjegjësi për këto. Pyetja që kam unë për nënkryetarin e bashkisë është kjo. (I drejtohet Fevziut) 1.7 shumëzim 160 mijë.

Blendi Fevziu: 272 mijë metra ndërtim.

Adriatik Lapaj: Pyetja ime është sa familje do të strehohen nga tërmeti këtu?

Arbian Mazniku: 1200 familje.

Adriatik Lapaj: Pjesëtoje 272 mijë me 1200 familje.

Blendi Fevziu: 226 metra katrorë për familje.

Adriatik Lapaj: 272 mijë zbriti 45 mijë pjesëtim për 1200.

Blendi Fevziu: 189 metra.

Adriatik Lapaj: 189 metra do u japin këta për familje nga tërmeti? Nuk ua japin se nuk jua jep ligji se është akti normativ numër 9. Akti normativ shkon maksimumi në 120 metra.45 mijë metrat e banorëve i zbritëm ndërsa pjesa tjetër përfitojnë se janë familje nga tërmeti. 189 metra. Aty të paktën gjysma e 189 metrit se ka familje edhe me dy banorë, do shkojnë si sipërfaqe e tepërt, pra na del ekstra. Kjo, për këto kullat këtu që do jepen me përqindje. Ngre pyetjen, kjo sipërfaqja këtu sa është ku do ngrihen kullat? E ke të paktën 60 mijë katrorë. Këta janë banorë këtu, kanë shtëpi. Po të jetë për të dhënë me përqindje e japin vetë ata s’ka pse të jetë bashkia.

Marrë nga TV KLAN

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llapaj arbian mazniku shembja e banesave te 5 maji adriatik llapaj arbian mazniku shembja e banesave te 5 maji

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën