"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
VIDEO- DEBATE për marrëveshjen me Pfizer/ Shalsi: Nuk mund të merrni dot kopjen e kontratës, është sekret. Rushaj: Po mund
30 Shtator 2021, 08:49Nga DOSJA
TIRANË– Komisioni i Ekonomisë është shoqëruar ditën e sotme me debate mes kryetarit dhe anëtarëve të opozitës. Shkak i një debati është bërë ndryshimi i marrëveshjes me kompaninë Pfizer. Kryetari i Komisionit, Eduart Shalsi iu drejtua opozitës duke i bërë të ditur se nuk mund të marrin dot kopjen e kontratës që kanë me kompaninë pasi është sekret. Kjo u kundërshtua nga Alfred Rushaj i cili i tha se kontratën që duan ta ndryshojnë duhet ta bëjnë transparent si dhe i bëri të ditur se nuk mund t’ja hiqnin fjalën.
DEBATI:
Shalsi: Është ndryshuar kontratat marrëveshja për Pfizer. Nuk mund të merrni kopjen e kontratës për shkak të sekretit që kemi me kompaninë.
Rushaj: Mund ta bëni transparente kontratën që doni të ndryshoni, po mundoheni të na hiqni fjalën.
Shalsi: Mos e konsideroni si një mundësi është e drejta juaj për fjalën por mos pengoni ecurinë e diskutimeve. Secili prej jush mund të diskutojë.
Shalsi: Klauzola e veçantë për sekretin tregtar, ne nuk kemi gjë për të fshehur. Mund të jenë gjithë të gëzuar për këtë kontratë dhe marrëveshje që po bëhet.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim gjatë ceremonisë së nderimit që u zhvuillua në oborrin e Ministrisë së Brendshme ndaj oficerit Saimir...
TIRANË– Nënkryetari i Kuvendit, Enkelejd Alibeaj dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi që do të depozitojnë ditën e sotm...
Partia Demokratike nxori në terren vullnetarë të mbrojtjes së votës fill pas incidentit të ditës së verës me mbështetësit e mazhorancës.Struktura ishte prezantu...
TIRANË- Qeveria shqiptare me në krye Kryeministrin Edi Rama ka miratuar ditën e sotme përdorimin e lëndëve neuroparalizuese dhe pajisjeve të tjera nga Gard...
TIRANË– Ish-Kryeministri Sali Berisha ka nisur të mbledhë firmat e nevojshme për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, përmes të cilit...
TIRANË- Deputeti Oerd Bylykbashi ka dalë kundër vendimit të marrë nga kryetari i PD-së Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar....
DURRËS– Një demokrate ka deklaruar nga Durrësi se ka parë me sytë e saj se si kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë nga ambasada e Shteteve të Bashkuara...