LIVE UPDATES
Bota

Dëbim diplomatësh – marrëdhëniet mes Vjenës dhe Moskës turbullohen

25 Gusht 2020, 11:13 Nga DOSJA
Dëbim diplomatësh – marrëdhëniet mes Vjenës dhe

Dëbimi i ndërsjellë i diplomatëve po dëmton marrëdhënien mes Austrisë dhe Rusisë. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Austrisë njoftoi se Vjena ka shpallur person të padëshiruar një diplomat rus dhe ka kërkuar që ky të largohet nga vendi deri më 1 shtator. Duke justifikuar këtë masë Ministria e Jashtme austriake tha se diplomati rus kishte shkelur rregullat e Konventës së Vjenës për të Drejtat e Diplomatëve. Gazeta “Kronen Zeitung” njoftoi se bëhej fjalë për spiunazh ekonomik.

Reagime reciproke nga Moska

Ministria e Jashtme në Moskë thirri nga ana e saj ambasadorin austriak në Rusi. Sipas agjencisë së lajmeve Tass përveç protestës kundër këtij hapi që Moska e quan “vendim pa bazë”  ambasadorit ju njoftua po ashtu se Moska ka shpallur po ashtu një diplomat austriak si person të padëshirueshëm.

Edhe ambasada ruse në Vjenë reagoi përmes një njoftimi në Twitter ku shprehu “indinjatën për vendimin e autoriteteve austriake” dhe e quajti vendimin e Vjenës “dëm për marrëdhëniet midis dy vendeve.”

Spiunazh ekonomik dhe industrial

Sipas gazetës “Kronen Zeitung” diplomati rus ka kryer prej vitesh me ndihmën e një qytetari austriak spiunazh ekonomik dhe industrial në një kompani austriake të teknologjisë së lartë. Pasi qytetari austriak informoi eprorin e tij për këtë aktivitet, nisën hetimet dhe u hap edhe procesi gjyqësor. Diplomati rus, i cili duhet të ketë shërbyer si oficer drejtues i spiunit vendas, nuk pranoi të dëshmojë duke iu referuar imunitetit të tij diplomatik.

Hera e parë që Vjena dëbon një diplomat rus

Austria ka lidhje mjaft të ngushta me Rusinë dhe e sheh veten si ndërlidhëse politike midis Lindjes dhe Perëndimit. Në kryeqytetin austriak ka shumë diplomatë rusë që punojnë si në organizatat e OKB-së edhe tek Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE).

Sipas “Kronen Zeitung” kjo është hera e parë që një diplomat rus duhet të largohej nga Austria. Austria qe distancuar edhe në vitin 2018 nga shumica e vendeve evropiane që pas sulmit me helm ndaj ish-agjentit të dyfishtë rus Sergej Skripal në Britaninë e Madhe dëbuan nga vendi diplomatë rusë. Në atë kohë Austria refuzoi të dëbonte diplomatë rusë në shenjë hakmarrjeje.

Marrë nga DW

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota rusi spiunazh ekonomik vjene-moske rusi spiunazh ekonomik vjene-moske

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën