6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANE – Trajneri i bardhebluve Nevil Dede, paraditen e sotme, në konfrencë për shtyp, ka folur për ndeshjen Kukësi-Tirana, që do të luhet të mërkurën, në orën 16:45, në stadiumin “Elbasan Arena”, në kuadër të javës së 10-të të kampionatit të Superiores.
Në fjalën e tij ai u shpreh, se dëmtimet janë kthyer në një problem të madh për Tiranën gjatë kësaj periudhe, ndërkohë që vlerësoi dhe Kukësin, duke lënë të kuptohet se bardheblutë do të synojnë fitoren për t’u ngjitur në renditje.
Dëmtimet? “Po kalojmë disa probleme, Vangjeli është larguar për arsye shëndetësore. Ka një problematikë, që vetëm një doktor në Greqi mund ta përmirësojë. Kjo vjen nga ndeshjet e shumta dhe ngarkesa ka qenë e madhe për disa. Uroj ta përballojmë nesër sa më mirë. Të gjithë do të japin më shumë nesër kundër Kukësit. Problematika të bezdis, por nuk jam i shqetësuar”.
Torasa? “Ai ka pasur një problem, por na ka ndihmuar në çdo ndeshje. Torasa ka karakter luftëtari. Sakrifikoi në Korçë dhe bëri një ndeshje të mirë, si ai ashtu edhe skuadra”.
Ndeshja? “Kukësi është një ekip i fortë. Duam të shprehemi mirë, të jemi solidë dhe të përfaqësojmë fanellën. Duam të shkojmë në rrugën e vjetshme. Nuk është se kemi ecur shumë mirë deri tani.Ajo që e rrit këtë klub janë prodhimi që vjen nga akademia. Është bërë punë e mirë dhe kjo më intereson. Ata e ndjejnë fanellën dhe e duan. Ata që e duan mund të japin edhe më shumë nga vetja”.
Kritikat? “Ky grup po bën mirë dhe vetëm prej pikëve, opinioni mund të bëjë kritika. Kemi shumë të rinj, mund të kenë luhatje. Edhe pse të rinj, kanë pasur pak luhatje. Kjo më ngroh mua”.
Sasraku? “Sasraku ka bërë mirë, punon për skuadrën dhe asiston. E mira është të shënojë. U paraqit mirë kundër Skënderbeut, zëvendësimi erdhi për arsye taktike. Normalisht e mira nuk ka fund”.
MBROJTJA? “Kemi luajtur shumë ndeshje dhe kemi qenë disi të brishtë përpara. Po të shënonim do kishim 3-4 pikë më shumë. Shifrat flasin për ne, në zotërim topi. Kur ha bukë edhe thërrime do të bësh. Përpiqemi të ushqehemi sa më mirë”.
Melo dhe Asani? “Janë lojtarë të Partizanit dhe nuk i komentoj emrat e tyre. Kualitet kanë, normal, pasi e kanë treguar”.
Tirana favorite? “Jam i bindur se Tirana do të humbë shumë pak ndeshje, por sa do fitojmë mbetet për t’u parë. Ndokush thotë, që ishte dështim barazimi me Skënderbeun. Luajtëm në sulm dhe normalisht lihen hapësira prapa. Nëse fitojmë nesër, do i rikuperonim ato tre pikë dhe do afroheshim. E shohim nesër kush ka një marsh tepër. Ne jemi Tirana dhe jemi favoritë, edhe sikur të luajmë me 19-vjeçarë. Skuadrës i vë notën 8. Po të shënonim 3-4 gola më tepër, do t’i vendosja notën 9”,- përfundoi trajneri Dede.
B.T (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRES – Nesër, me ndeshjet e javës së 10-të, nis edhe faza e dytë e kampionatit të 82-të të Superiores. Në orën 13:45 në Korçë, Teuta përballet me...
GJERMANI– Robert Lewandowski u shpall futbollisti më i mirë i vitit, pasi mposhti në fazën finale dy yjet e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi....
MALI I ZI – Mlladen Milinkoviç, i cili ka drejtuar në vitet 2016-2017 ekipin gjirokastrit të Luftëtarit dhe më pas atë verilindor të Kukësit, është...
TIRANË– Ilir Daja, trajneri i Partizanit do të jetë në stol në ndeshjen e mesjavës ndaj Kastriotit. Tekniku i të kuqëve mungoi në takimin ndaj Bylisi...
GJERMANI– Sulmuesi i Borussia Mönchengladbach dhe i Kombëtares franceze, Marcus Thuram do e paguajë shtrenjtë pështymën ndaj kundërshtarit. Sipas pamjeve të pub...
ITALI-Sot, duke filluar në orën 14:30 do të zhvillohet seanca për të diskutuar ankesën e paraqitur nga Napoli kundër FIGC dhe Juventus në lidhje me ndeshjen e m...
ITALI – Nga fusha në skenë. Drejtpërdrejt në TV, me mundësinë e rritjes së konsiderueshme të audiencës. Zlatan Ibrahimoviç mund të jetë super i ftu...
SAN MARINO – Federata e Futbollit të San Marinos ka rikonfirmuar në detyrë trajnerin aktualë të kombëtares. Kontrata me trajnerin Franko Varrela është zgjatur p...
SPANJE – Ylli i Barcelonës, 33-vjeçari Lionel Mesi ka nga gazeta spanjolle “Marca” trofeun “Pichichi”, që i jepet golashënuesit më të mirë në La Li...
ITALI – Në gadishullin Apenin po diskutohet, që trofeu i shënuesit më të mirë në Seria A, të mbajë emrin e legjendës Paolo Rosi, në nderim të ish-kampionit të b...