Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Në katër ditët e fundit policia ka gjetur vetëm në zonat e Librazhdit dhe të Kukësit, rreth 4000 bimë kanabis sativa, e gatshme për t’u hedhur në treg. “ABC News” ka siguruar ekskluzivisht raportin sekret të Policisë së Shtetit, ku duket se disa zona të territorit janë jashtë kontrollit.
Prej disa kohësh vendi ynë ishte larguar nga harta e kultivimeve të lëndëve narkotike, fakt ky i mbështetur edhe nga raportet e monitorimit nga ajri të Guardia di Finanza-s. Por kohët e fundit duket se situata ka ndryshuar. ABC News ka mundur te sigurojë në mënyrë ekskluzive raportet ditore nga data 24 shtator e në vazhdim për asgjësimin e bimëve kanabis sativa në zona të ndryshme të vendit. Dhe shifrat janë të alarmante. Policia e Shtetit është munduar të centralizojë në mënyrë hermetike informacionin për aksionet e antikanabis të zhvilluar dy javët e fundit, konkretisht në Librazhd, Kukës, Shkodër, Gjirokastaër, Durrës dhe Vlorë.
Arsyeja e mospublikimit të rezultateve në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit për operacionet mesa duket është bërë për minimizuar fenomenin e kultivimit të kanabisit sativa në vend. Aktualisht rrethi i Librazhdi mban vendin e parë me 2836 bimë narkotike të asgjësuara në Njësinë Administrative, Orenjë.
Në një aksion të vetëm të datës 24 shtator, u asgjësuan 2000 bimë Kanabis Sativa të kultivuara në vendin e quajtur Mali i Meçitit . Si fajtor dhe i akuzuar për “shpërderim detyre” polici ka gjetur një inxhinier pyjesh, por pa mundur ta prangosin atë. Lartësia e bimëve narkotike ishte nga 1.2 deri në 2.6 m e lartë, e gatshme për t’u hedhur në treg.
Në të njëjtën zonë, në vendin e quajtur Ballgjin gjatë operacionit të datës 28 shtator u gjetën rreth 720 bimë të tjera Kanabis Sativa. Në pranga përfundoi kryetari i të njëjtit fshat, pasi nuk kishte kontrolluar territorin që administron duke, mos sinjalizuar policinë lokale. Por kontrollet në njësinë Administrative të Orenjës, kanë zbuluar edhe 116 bimë narkotike të mbjellura në Shtog. Probleme mbetet zbulimi i autorëve, pasi kodra ku ishin kultivuvuar kanabisi nuk ka pronësi.
Kukësi vazhdon të jetë në shifra të lartë në kultivimin e kanabisit. Gjatë operacionit të zhvilluar më datë 27 shator, u gjetën në vendin e quajtur Kodër Spas rreth 1035 bimë narkotike në lartësinë e 2.10 m. Edhe këtu mbjellja ishte bërë në një tokë publike, duke e pasur të vështirë të identifikohen kultivuesit.
Malësia e Shoshit është një zonë e njohur për mbjelljen e kanabis sativa. Por gjatë aksionit të datës 27 shtator u gjetën vetëm 77 bimë narkotike të mbjella në dy parcela. Ndërkohë u proceduan dy persona nga uniformat blu.
Lidhur me aksionet e ditëve të fundit antikanabis, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka nisur hetimet për të gjithë punonjësit e policive të zonave që kanë administrative pasi nuk kanë ushtruar detyre që ia ngarkon ligji. Më herët u arrestuan edhe dy efektiv të uniformave blu për të njëjtën akuzë. Po kështu shumë punonjës pyjesh dhe të administrator e kryetar fshatrash janë prangosur gjatë aksioneve të policisë, ndërkohë problem mbetet identifikimi i autorëve kur bimët narkotike mbillen në pronat publike.
(Marrë nga ABCNews.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
ANGLI- Policia e qytetit të Lidsit në Angli shkatërroi një bandë nga shtatë shqiptarë, të cilët kishin mbjellë kanabis në disa shtëpi.Mediet vendase raportojnë ...
TIRANË- Kanë mbërritur ditën e sotme në Shqipëri ndihmat e para nga vendet e BE-së. I pranishëm ishte edhe drejtuesi i ekipit të BE, Peter Glerum.Pas aktiv...
BERAT- Një zjarr ka rënë ditën e sotme në Berat, në zonën e njohur si, “Blloku i fiqve”. Deri më tani nga zjarri që ka përfshirë kodrën janë djegur 3 dynym tokë...
Tiranë- Një nga pjesëtarët e bandës së “Babagjyshëve” Fatmir (Fatjon) Pjetri, është ekstraduar ditën e sotme nga Holanda. Gjykata e Shkallës së Parë për ...
TIRANË- Është ekstraduar sot nga Holanda Fatmir Pjetri, pjesëtar i ‘bandës së Babagjyshëve’, të cilët akuzohen se kanë vjedhur 4 argjendari, mes tyre ...
GJIROKASTËR- Mes gëzimesh dhe emocionesh, janë mbledhur këtë mëngjes ish-maturantët e “Matura 1969” në mjediset e gjimnazit te tyre te dashur “Asim Zeneli”...
Sarandë– Në Sarandë është arrestuar nga policia një 36-vjeçari Shefqet Karabrahimi pasi është kapur me kokainë. 36-vjeçari , i cili kishte fshehu...
FIER- Pas arrestimit të dy vëllezërve Muhaj në Fier, të cilët dhunuan hallën e tyre, është arrestuar edhe vëllai i tretë.Ai është shtetasi B.Muhaj 21 vjeç...
Fier- Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Fier, në autostradën Levan–Tepelenë, ku humbi jetën 27-vjeçari Eljan Haliti.Dosja.al ka siguruar p...
Fier– Për aksidentin e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën Levan–Tepelenë, janë zbardhur emrat e viktimës dhe të plagosurve.Mësohet se mjeti tip “H...