LIVE UPDATES
Aktualitet

Dëmet nga tërmeti i 26 Nëntorit, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Durrës i vjen në ndihmë familjeve të prekura

3 Dhjetor 2019, 18:33 Nga DOSJA
Dëmet nga tërmeti i 26 Nëntorit, Dhoma e Tregtisë dhe

DURRËS- Sot në ambientet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës u zhvillua mbledhja e Kryesisë se Dhomës, marrë shkas nga situata e jashtëzakonshme e shkaktuar nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Tërmeti i datës 26 ishte vërtet shumë i fortë dhe dëmet që shkaktoi të jashtëzakonshme si në njerëz dhe biznese. Patjetër edhe sfida e përballimit të këtyre dëmeve do të jetë vërtet e vështirë, por sado e vështirë që të jetë, sado punë të duhet, së bashku do t’ia dalim. Jemi te bindur që do t’ia dalim të rindërtojmë Durrësin, çdo banesë e ndërtesë të shembur e çdo biznes të dëmtuar”, u tha në mbledhje nga përfaqësuesit e Dhomës Tregtare.

Çështjet kryesore që u shtjelluan në këtë mbledhje ishin :

Referuar situates aktuale të krijuar, Dhoma e Tregtisë  dhe Industrisë Durrës ka krijuar një fond solidariteti për t’i ardhur në ndihmë familjeve dhe bizneseve të prekura nga kjo dukuri, duke hapur një numër llogarie si më poshtë:

INTESA SAN PAOLO BANK – ALBANIA

DHOMA E TREGTISË & INDUSTRISË DURRËS NDIHMË SOLIDARITETI PËR TË PREKURIT NGA TËRMETI

NR.LLOGARIE/ACCOUNT:                51002931803

IBAN:                                            AL24208120160000051002931803

MONEDHA/CURRENCY                     EUR

SWIFT_ CODE:                               USALALTR

Evidentimi i dëmeve ekonomike që kanë pësuar bizneset

Mundësitë e rikuperimet dhe rifillimin e punës sa më shpejt të jetë  e mundur.

Lehtësira fiskale për bizneset në Qarkun Durrës deri në pezullimin për një afat të caktuar të detyrimeve fiskale.

Ngritja e një grupi pune me ekspert të fushës juridike dhe ekonomike për përcaktimin e rrugëve sa më të përshtatshme për të lehtësuar e ndihmuar biznesin në këtë situatë të jashtëzakonshme. Propozimet që do të ngrihen nga ky grup pune do ti përcillen Ministrisë së Financave.

Organizimi i një Forumi të hapur biznesi ku të jenë të ftuar përfaqësues të institucioneve qëndrore  e lokale si dhe bizneset e Qarkut Durrës.

Si rezultat i realizimit të këtyre masave, do të kishim një lehtesim e përmirësim të situates së bizneseve.

Vërtet shteti mund të arkëtojë më pak në buxhet nga detyrimet tatimore në Qarkun Durrës, por kjo gjë është shumë e nevojshme në situatën e krijuar.

Forcat politike do të kenë edhe një herë rastin të tregojnë se janë pro biznes dhe po ashtu t’u japin qytetarëve durrsakë mundësinë dhe besimin për rifillimin e jetës, aktivitetit ekonomik të qytetit si dhe kthimin e gjendjes se jashtëzakonshme në normalitet.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhoma e tregtise ne durres tragjedia e 26 nentorit 2019 dhoma e tregtise ne durres tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll
Aktualitet 3 Dhjetor 2019, 17:58

TIRANË– Zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda ka publikuar një rezyme të punës së bërë nga ana e policisë dhe forcave të tjera të dërguara në terren pranë f...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet