LIVE UPDATES
Politike

Dënimi me 25 vite burg ndaj Dritan Dajtit, PD-ja ka disa pyetje për Gjonajn: Kush i doli garant vrasësit të 4 policëve?

11 Shkurt 2019, 16:53 Nga DOSJA
Dënimi me 25 vite burg ndaj Dritan Dajtit, PD-ja ka disa pyetje për

Partia Demokratike ka reaguar sërish pas deklaratave të ministers së drejtësisë Etilda Gjonaj në lidhje me ndryshimin e dënimit të vrasësit të 4 policëve, nga i përjetshëm në 25 vite burg. Përmes një deklarate për mediat, selia blu kërkon që Gjonaj t’u përgjigjet disa pyetjeve, të cilat sipas PD-së po mbahen të fshehta për publikun.

Me kë komunikon nga burgu Dritan Dajti?

Kë shantazhon nga burgu vrasësi i 4 policëve në krye të detyrës?

Kush i ka dalë Dritan Dajtit garant për lirimin e tij të shpejtë?”- janë pyetjet që Partia Demokratike i drejton ministres së drejtësisë. 

Reagimi i plotë i Partisë Demokratike

Qeveria vazhdoi talljen e pacipë dhe të pamëshirshme me 4 Dëshmorët e Atdheut, të vrarë në krye të detyrës nga krimineli Dritan Dajti, për t’u hedhur hi syve shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, se vendimi në favor të Dritan Dajtit është prodhim i Edi Ramës.

Është në detyrën e Partisë Demokratike të informojë opinionin publik se parashikimet ligjore për shkeljet disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që citoi sot Ministrja e Drejtësisë, nuk ekzistojnë.

Etilda Gjonaj e di shumë mirë se Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar nenet nga 101 deri në 104 të ligjit për statusin e gjyqtarit, nene të cilat parashikonin shkeljet disiplinore. Etilda Gjonaj e di shumë mirë se prej më shumë se dy vjetësh, Edi Rama ka urdhëruar bllokimin e çdo akti që plotëson boshllëkun e krijuar.

Partia Demokratike ka paraqitur në Kuvend që në shkurt 2018 propozimet për nenet e shfuqizuara nga Gjykata Kushtetuese, por ato vazhdojnë të jenë të bllokuara dhe Shqipëria vazhdon të mos ketë një ligj për shkeljet disiplinore të gjyqtarëve.

Kërkesa e Ministres së Drejtësisë për procedim disiplinore të gjyqtarëve, në kushtet kur mungon ligji për shkeljen disiplinore, është tallje me shqiptarët dhe një teatër kriminal që nuk ndryshon dot faktin se një tjetër kriminel i rrezikshëm u lirua nga drejtësia e reformuar e Edi Ramës.

Në vend të propagandës së neveritshme dhe mashtrimit të pacipë të opinionit publik, Ministrja e Drejtësisë ka për detyrë të mos heshtë, por t’u thotë shqiptarëve:

Me kë komunikon nga burgu Dritan Dajti?

Kë shantazhon nga burgu vrasësi i 4 policëve në krye të detyrës?

Kush i ka dalë Dritan Dajtit garant për lirimin e tij të shpejtë? 

Pyetjet janë konkrete dhe kërkojnë përgjigje konkrete dhe Ministrja e Drejtësisë nuk mund të fshihet dot shumë gjatë pas kërkesave që bazohen në ligje që nuk ekzistojnë.

Ditën e sotme ministrja Gjonaj u kërkoi përmes një deklarate për shtyp institucionit të ri të Reformës në Drejtësi, Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndëshkimin e tre gjykatësve, të cilët bën kalimin e vendimit për Dritan Dajtin nga burgim i përjetshëm në 25 vite heqje lirie për  akuzën e vrasjes së katër policëve në vitin 2009 në Durrës.

Ndryshimi i dënimit për autorin e ‘masakrës së Durrësit’ që në në plazhin Iliria në Durrës në vitin 2009 në Durrës, vrau 4 policë ka sjellë një valë reagimesh në politikën shqiptare dhe jo vetëm. Në një deklaratë për shtyp ministri i brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh se vendimin i gjyqtarëve është kriminal dhe se ndaj tyre ka nisur punën me operacionin“Forca e ligjit”.

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në profiling e tij në facebook, u shpreh se të tilla vendime merren vetëm për miqtë e Ramës.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka komentuar vendimin e Gjykatës për të ndryshuar dënimin e Dritan Dajtit, kreut të bandës së Durrësit, i cili tashmë do të vuajë edhe 10 vite burg. Nga konferenca e organizuar nga INFOÇIP me temë “Marrëdhëniet e Punës dhe Shqyrtimi Gjyqësor”, Meta tha se Prokuroria dhe KLGJ duhet të vihen në lëvizje për të hetuar këtë çështje.

Gjithashtu Luigi Soreca, Ambasadori i BE-së në Tiranë, ka bërë thirrje për vlerësim urgjent nga KLGJ-ja dhe Prokurori i Përgjithshëm për vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin.

Ndërkohë jo e gjithë trupa gjykuese ka qenë në një mendje për dënimin ndaj Dajtit por shumica e tyre kanë qenë për burgim me 25 vite burg. Gjyqtari Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha, kanë kërkuar që Dritan Dajti të dënohet me burgim të përjetë. Pjesa tjetër e trupit gjykues, pra 3 gjyqtarët e tjerë, Skënder Damiani, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolla, kanë pranuar gjykimin e shkurtuar duke bërë që Dritan Dajti t’i shpëtojë dënimit me burg të përjetshëm dhe të dënohet me 25 vite. Kjo shihet qartë edhe në vendimin që ka publikuar së fundmi gjyqtari i Shkodrës Vjerdha. 

Dritan Dajti është i dënuar për vrasjen e 4 policëve në plazhin Iliria në vitin 2009 në Durrës. Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Freskaj dhe Sajmir Duçkollari u vranë më 7 gusht të vitit 2009, kur Forcat Operacionale shkuan të arrestonin Dritan Dajtin, i cili asokohe ishte shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo.

Dritan Dajti qëndroi prej vitit 2009 në paraburgim, ndërkohë që gjykimi i tij është zvarritur për gati 10 vite. Vendimi i Apelit e lë Dritan Dajtin edhe 10 vite pas hekurave, pas konvertimit të dënimit nga paraburgimi, i cili llogaritet 10 vite i barabartë me 15 vite burg.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denimi i dritan dajtit etilda gjonaj ilir meta luigi soreca masakra e durresit sali berisha sander lleshaj vrasja e 4 policeve denimi i dritan dajtit etilda gjonaj ilir meta luigi soreca masakra e durresit sali berisha sander lleshaj vrasja e 4 policeve

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet