LIVE UPDATES
Aktualitet

DENONCIMI/ Italiani me fasoneri fantazëm ndryshon identitet dhe nuk paguan sigurimet

9 Dhjetor 2021, 20:30 Nga DOSJA
DENONCIMI/ Italiani me fasoneri fantazëm ndryshon identitet dhe nuk paguan

FIER- Në datë 5 Nëntor emisioni Stop në Tv Klan transmetoi rastin e italianit Benito Lanari, i cili kishte hapur një fasoneri në Fier. Një zonjë, që prej 3 vitesh punonte në këtë fasoneri, kishte konstatuar se që prej muajit Janar deri në Shtator 2021 nuk i ishin paguar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, e për pasojë ajo nuk kishte përfituar pagesën e raportit.

Emisioni “Stop” konstatoi se italiani Benito Lanari kishte hapur nipte të ndryshme njëri pas tjetrit dhe ka shumë detyrime të pashlyera. Një tjetër denoncim vjen nga qyteti i Durrësit, ku Lanari ka operuar me fasoneri, por me emrin Benito Rino. Sërish italiani ka patur probleme me pagesën e pagave dhe sigurimeve.

“Z.Benito nuk njihej vetëm Benito Lanari, Benito Rino, më pas e bëri Benito Lanari. Problemet që pati me siguracionet, padinë, problemet që pati me repartin me punëtorët. Ne si repart në atë kohë kur e paditëm kemi 1 vit pa e marrë dhe nuk i kemi marrë kurrë. Shpresojmë që t’i marrim, por kishim dhe ato muajt e tjerë ndërmjet viteve që janë me shkëputje. Nuk janë të gjitha pagesat standarde të kotributeve. Një javë ishte kjo zhurma e madhe që u bë nga ne pastaj kaloi si me shaka. Se si u sistemuan gjërat asnjë nuk e kuptoi. Paga nuk u mor, vazhdoi puna, ndryshoi emrin, vuri një emër tjetër të firmës që nuk u mor vesh ndonjëherë. Pastaj na mori dikush tjetër përsipër si firmë dhe humbi Benito”, thotë denoncuesja.

Gazetarja e emisionit Stop iu drejtua Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Durrës, për të parë situatën e shtetasit italian. Por drejtoresha Dalina Buçaj u mbyll në zyrë dhe ruhej nga roja private.

Në një bisedë telefonike me gazetaren e Stop, drejtoresha e Tatimeve Durrës Dalina Buçaj fliste nga zyra e mbyllur brenda dhe refuzonte të bënte takim për t’i dhënë informacion medias.

Drejtoresha: Ne kemi një rregull, kemi një zyrë informacioni poshtë dhe çdo informacion përcillet aty dhe pastaj trajtohet dhe merret përgjigje. Zonja gazetare bëni një kërkesë dhe do merrni përgjigje! Kërkesën e bëni të zyra poshtë, e shërbimit! Nuk jemi mbyllur, ne punojmë! Ju lutem bëni kërkesën te informacioni dhe do merrni përgjigje! Faleminderit.

Emisioni “Stop” mësoi nga burime se italiani Benito Lanari nuk ka as leje qëndrimi madje është cilësuar i parregullt përsa i takon hyrjes dhe qëndrimit në Shqipëri. Nga tjetër tatimet nuk japin informacion për detyrimet e italianit.

Marrë nga Tv Klan

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet benito lanari benito rino fasoneri ne fier fier benito lanari benito rino fasoneri ne fier fier

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen