Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
‘Mesazhet’ e Escobar:Luftë korrupsionit! Basha:Folëm për Berishën (Takim e me Ramën)
9 Dhjetor 2021, 06:42Nga DOSJA
TIRANË– I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Gabriel Escobar ka ardhur në Shqipëri me mesazhe të qarta! Në takimet e zhvilluara me zyrtarë të lartë të vendit, Escobar ka shprehur qartë “pikat” e interesit në Shqipëri. Fillimisht Escobar shkoi për të takuar kryedemokratin Lulzim Basha në selinë blu, ku edhe mbajti një proncim për mediat.
Në fjalën e tij, zyrtari i lartë amerikan ftoi Bashën në Uashington për një vizitë zyrtare. Ndërsa shtoi gjithashtu edhe se fokusi i Amerikës ishte tek lufta kundër korrupsionit, por kjo betejë duhet që të bëhej nga institucionet vendase. Ishte Basha ai që dha më shumë detaje nga takimi, duke u fokusuar tek “çështja Berisha”. Kryedemokrati pranoi publikisht se kishin folur për këtë temë, duke shtuar se detajet do t’i bënte vetë me dije Escobar, por nuk dha as datë dhe as afat.
Pas Bashës, Escobar takoi dhe ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka dhe kryeministrin Edi Rama. Pas përfundimit të takimeve, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë një përmbledhje të takimeve të të dërguarit të tyre, Gabriel Escobar. Në një postim në rrjetet sociale ambasada shkruan se Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar falënderoi Shqipërinë për partneritetin e saj të fortë me Shtetet e Bashkuara dhe rikonfirmoi mbështetjen e fortë të SHBA për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Sipas njoftimit, Escobar vuri në dukje fokusin e Shteteve të Bashkuara në luftën kundër korrupsionit, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjeve për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.
Vizita e Escobar në Tiranë, vjen vetëm dy ditë para Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha, i cili është i shpallur ‘non grata’ nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë. Vetëm dy ditë më parë, ambasada e SHBA-së, tha se vizita e tij është për të konfirmuar gjithashtu vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.
Më 19 maj të këtij viti, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli ‘non grata’ Sali Berishën, i cili akuzohet se është përfshirë në veprime korruptive. Pas vendimit të SHBA, Berisha ka shpërthyer me akuza duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe George Soros, si lobues për vendimin kundër tij.
VLORË– Pas 11 orësh në det të hapur është ankoruar në portin e Vlorës, trageti i nisur nga Brindisi në Itali. Moti i keq dhe stuhia ka detyruar trage...
TIRANË– Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Gabriel Escobar është takuar edhe më kryeministrin Edi Rama. Gazetari i Top Channel, Muhamed Ve...
VLORË – Policia e Vlorës u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të shmangin kalimin në aksin rrugor Vlorë-Orikum pasi një sasi e madhe dheras...
VLORË – Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj deklaroi se ende nuk është i bindur se nga ka ardhur rrëshqitja e 1 mijë m3 dhe në aksin Vlorë-Orikum. Ai thek...
TIRANË– Videoja që po shikoni vjen nga Tirana e cila sot duket se është shndërruar në një parking gjigant. Pamjet nga lart, të publikuara nga Brryli ...
VLORË – Disa prej pasagjerëve të tragetit Brindisi-Vlorë, të cilët zbarkuan pas më shumë se 19 orësh qëndrimi në det në Vlorë. Për mediat, disa prej ...