LIVE UPDATES
Politike

DENONCIMI/ Kreu i PD-së në Korçë flet me emra: PS-ja po mbledh kartat e identitetit të qytetarëve për vota, u premton par

6 Mars 2021, 14:19 Nga DOSJA
DENONCIMI/ Kreu i PD-së në Korçë flet me emra: PS-ja po

KORÇË– Kryetari i Partisë Demokratike në Korçë, Andrea Mano ka akuzuar Partinë Socialiste dhe anëtarët e saj se kaën dalë të mbledhin kartat e identitetit të qytetarëve në mënyrë që këta të fundit të votojnë për PS-në në zgjedhjet e 25-prillit. Mano shkruan se në këmbim të votave qytetarëve u janë premtuar para apo favore të tjera, si legalizimet, shtëpi për të pastrehët, kempet, e ndihmë ekonomike.

Kreu i PD-së denoncon me emra teksa shkruan se i tërheq vëmendjen Alfons Vranishtit, i cili sipas tij po operon në lagjen 15 dhe lagjet e tjera të qytetit, duke bërë presion mbi qytetarët për t’ju marrë kartat e identitetit, zonjës Marjana Lara e cila është drejtuese e Shërbimit Social Shtetëror, dhe sipas tij ka shkuar në lagjet 11 dhe 12 dhe po iu kërkon fizikisht qytetarëve t’iu mbledhë kartat e identitetit, drejtoresha e Hipotekës Besa Spaho, e cila gjithashtu sipas tij ka shkuar në Bulgarec dhe Dishnicë dhe premton legalizime banesash dhe favore të tjera, në këmbim të votës.

Denoncimi i plotë

Jam këtu sot për të denoncuar në emër të PD rolin manipulues të administratës së Rilindjes në Korçë. Dua t’ju kujtoj drejtuesve të administratës së Rilindjes, drejtuesve të institucioneve, që ata nuk janë drejtues të PS, ata nuk janë drejtues të Rilindjes, por drejtuese të institucioneve të shtetit shqiptar. Për këtë arsye ata duhet t’i mbajnë duart larg nga zgjedhjet. Ata e kanë të ndaluar me ligj dhe është e dënueshme penalisht ndërhyrja në procesin zgjedhor. SPAK do të veprojë mbi çdo person dhe nuk do të kursejë askënd, që përfshihet në manipulimin  e zgjedhjeve. Njerëz të veçantë, të nxitur nga drejtues të Rilindjes, kanë dalë në terren të kërkojnë kartat e identitetit, në këmbim të parave apo favoreve të tjera, si legalizimet, shtëpi për të pastrehët, kempet, ndihma ekonomike, apo favore të tjera, që deformojnë vullnetin e zgjedhësve dhe manipulojnë votën e qytetarëve korçarë.

Ne jemi këtu për të mbrojtur çdo qytetar, i cili duhet ta konsiderojë të rëndësishëm rolin në zgjedhjet e 25 prillit. Vota e tij është ajo që do të dënojë të gjithë manipulatorët e zgjedhjeve, të cilët ashtu si vepruan me Dibrën dhe Shijakun, tashmë Rilindja duket që po shtrin tentakulat e saj edhe në Korçë, ku situatën e ka më keq se çdo herë tjetër. Dua t’ju kujtoj këtyre individëve, të cilët po përdoren si mercenarë nga Rilindja, që do të jenë ata që do të përgjigjen para ligjit për manipulimin e zgjedhjeve në qytetin e Korçës.

Dua t’i tërheq vëmendjen zotit Alfons Vranishti, i cili po operon në lagjen 15 dhe lagjet e tjera të qytetit, duke bërë presion mbi qytetarët për t’ju marrë kartat e identitetit, zonjës Marjana Lara e cila është drejtuese e Shërbimit Social Shtetëror, ka shkuar në lagjet 11 dhe 12 dhe po iu kërkon fizikisht qytetarëve t’iu mbledhë kartat e identitetit, drejtoresha e Hipotekës Besa Spaho, e cila ka shkuar në Bulgarec dhe Dishnicë dhe premton legalizime banesash dhe favore të tjera, në këmbim të votës. Kemi informacione edhe për drejtoreshën e Tatimeve, e cila po vijon me të njëjtën strategji.

Dua t’ju kujtoj këtyre drejtuesve dhe gjithkujt që përfshihet në manipulimin e zgjedhjeve, që asgjë nuk e ndryshon rrjedhën e 25 prillit. Në 25 prill qytetarët korçarë janë të vendosur të votojnë kundër Rilindjes, për ta larguar këtë regjim, do të votojnë për ndryshimin. Ne do të vazhdojmë të mbledhim informacion nga qytetarët, për të denoncuar jo vetëm mediatikisht, por edhe në organet ligjzbatuese për çdo person që ndërhyn në mënyrë të paligjshme në procesin zgjedhor.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike andrea mano andrea mano

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet