LIVE UPDATES
Politike

Do të jem pjesë e listave për deputet në zgjedhjet  e 25 Prillit? Malaj: Do të përkushtohem për promovimin e të gjelbë

6 Mars 2021, 11:05 Nga DOSJA
Do të jem pjesë e listave për deputet në zgjedhjet  e

TIRANË– Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj ka deklaruar se ka zgjedhur të mos jetë pjesë e listave të partive politike në zgjedhjet. Në një shënim të gjatë në rrjetet sociale, Malaj zbulon se ka marrë propozime edhe nga partitë opozitare për të qenë në listat e tyre.

Ish-ministri shprehet se i falenderon por “gjithmonë kam vlerësuar se t’i shërbesh vendit tënd me dashuri, integritet dhe profesionalizëm nuk është e domosdoshme të jesh pa tjetër deputet apo ministër”.

Postimi i plotë i Malajt në rrjetet sociale:

Nje mesazh publik per miqte e mi edhe ne fb. Perse nuk do të jem pjesë  e listave për deputet në zgjedhjet  e 25 Prillit? “Gjithmonë kam vlerësuar se t’i shërbesh vendit tënd  me dashuri, integritet dhe profesionalizëm  nuk është e domosdoshme  të jesh pa tjetër deputet apo ministër”.

Fillimisht  dua të afishoj një falënderim mirënjohës për gjithë inspiruesit dhe mbështetësit në angazhimet dhe përgjegjësitë  e mia politike dhe publike.

Falenderoj familjen dhe mësuesit e mi për vlerat që më edukuan, të cilat më shërbejnë në çdo angazhim dhe sfidë.

Falenderoj  votuesit dhe mbështetësit e mi dhe në mënyrë të vecantë njerëzit e mrekullueshëm të qarkut të Vlorës që kam pasur nderin dhe përgjegjësinë ti përfaqësoj 16 vite në parlament dhe  5  vite në qeveri ( 1997-2013).

I falenderoj partitë politike të opozitës që më ofruan mundësi për të qenë pjesë e listave të tyre konkuruese, por gjithmonë kam vlerësuar se t’i shërbesh vendit tënd me dashuri, integritet dhe profesionalizëm nuk është e domosdoshme  të jesh pa tjetër deputet apo ministër.

E mirëkuptoj promovimin e gjeneratave të reja, por vlerësoj shumë të rëndësishme sidomos për kulturën dhe historinë tonë shtetformuese,  harmonizimin  e dijeve dhe energjive të të rinjve me përvojën dhe përkushtimin e gjeneratave.

I kam inspiruar dhe mbështetur të rinjtë gjatë  mandateve si ekonomist, profesor, studiues dhe politikan, por shprehem sërish skeptik ndaj absolutizimit të avantazheve të  gjeneratave të reja sidomos kur karriera e tyre politike bazohet thjesht në preferencat individuale të liderëve partiakë.

Shqipërisë në sfidat e saj të vështira  i vlejnë barazvlefshëm edhe energjizmi rinor, edhe maturia si përvojë.

Eksperiencat konkrete  gjatë  tranzicion tonë  të vështirë, tregojnë se për  disa “politikanë parafabrikat”, pushteti abuziv  dhe paraja janë qëllimi i vetëm. 

Me arrogancën dhe babëzinë e tyre ata : (i) kanë dëmtuar demokracinë e brendshme në partitë politike; (ii)  kanë rritur agresivitetin ndërpartiak në parlament dhe debatet publike; (iii)  kanë përkeqësuar qeverisjen e vendit  dhe (iv)  kanë ushqyer korrupsionin dhe kapjen e shtetit.

Detyrimin mirënjohës ndaj popullit dhe vendit tim dhe ndaj socialistëve të thjeshtë do ta vazhdoj me të njëjtin përkushtim mirënjohës  si qytetar, studiues dhe  kontribues me zë publik për reformat strukturore shtetformuese,  sfidat e mirëqeverisjes dhe për reformat sektoriale me prioritet  ekonominë e gjelbër dhe  ekonominë së dijes.

“E ardhmja do të jetë e gjelbër”  – prandaj si studiues do të përkushtohem për promovimin e të gjelbërve në politikën shqiptare duke i dhënë mbështetjen e merituar publike “Partisë Agrare Ambientaliste” dhe shoqërisë civile. 

Uroj nga zemra që e ardhmja më e mirë e Shqipërisë dhe shqiptarëve të jetë i vetmi mision dhe përkushtim i çdo të angazhuari në mandatet e rëndësishme politike dhe publike! Përherë mirënjohës dhe i përkushtuar ndaj vendit tim, Arbeni

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben malaj arben malaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet