LIVE UPDATES
Politike

DENONCOI lidhjet e MAFIA-s me shtetin! Petro Koçi nuk ndalet, bën deklaratën e FORTË: Fenomeni akoma nuk po frenohet, admini

13 Gusht 2021, 14:00 Nga DOSJA
DENONCOI lidhjet e MAFIA-s me shtetin! Petro Koçi nuk ndalet, bën

FIER– “Lufta brenda llojit” në Fier duket se sapo ka nisur. Deputeti i zgjedhur nga votimet e 25 prillit, Petro Koçi ka bërë një deklaratë të fortë, pasuar denoncimeve të bëra në SPAK. Në një postim tjetër në rrjetet e tij sociale, Koçi shkruan se fenomeni i përfshirjes së botës së krimit në administratë dhe ‘gllabërimi’ i financave publike ende vazhdon. Po ashtu ai shton se administrata dhe shumë agjensi shtetëror, reaguan politikisht kundër, madje dhe bënë përpjekje për përçarje në marrëdhëniet  organizative në PS.

“Fenomeni që denoncova nuk po frenohet akoma. Përkundrazi. Por gjithsesi nuk ka vend për pesimizëm. Mandati i tretë nuk ka filluar. Por ka vend për të identifikuar fenomene, të cilat duan analizë. Tani që ti rikthehemi problemit: si zgjidhet konflikti i interesit mes administratës dhe partive, apo mes administratës dhe pushtetit të zgjedhur. Për këtë mendoj se ka nevojë për reforma statutore dhe ligjore të forta. Të shpëtosh nga ky konflikt interesi është njëra nga rrugët për të luftuar korrupsionin në jetën publike,“-shkruan ndër të tjera socialisti, por sërish nuk zgjedh që të përmendë emra. 

POSTIMI I PLOTË: 

TA HEQIM PARTINE NGA DUART E MALIQEVE TE ADMINISTRATES.

Jemi ne prag te investimit te trete te energjise politike dhe njerezore te Edi Rames dhe Partise Socialiste. Nje pergjegjesi madhore kombetare, shteterore dhe morale qeverisese.
Nje nga sfidat e ketij mandati te ri eshte performanca e administrates dhe bashke me te lufta ndaj korrupsionit. Para me pak se nje muaj i dhashe ze politik nje fenomeni prepotent ne Fier, zgjatjes se duarve te botes se krimit ne financat publike. Bera nje deklarate te ciles nuk i heq asnje presje. Hodha ne publik nje britme te vete publikut.
U munduan te ma kompromentonin. Disa u versulen ta perkthenin ne larje hesapesh, te tjere ne ceshtje personale, te tjere si perpjekje per kompromis te piset. U fut ne loje dhe Saliu duke me perzier me standartin e tij qe me 200 mije euro fshin prapanicen e vet. U pershfaqen disa pale politikomediatike me interesa te caktuara financiare ne treg. Sigurisht po ti perkisja ndonje interesi te tille do isha nje gojembyllur i rendomte. Por si ja kam thene edhe Sali mavrise kam vendosur te vdes qytetar e njeri e jo i pasur. Palet nga nxitimi nxoren ne shesh nje sere aferash me interes per agjensite e zbatimit te ligjit. Edhe per vete SPAK un me te cilin pata nderin te kontaktoj. Cuditerisht administrata e shume agjesive shteterore qe veprojne ne Fier reagoi politikisht kunder ketij denoncimi. U bene perpjekje qe te futej ne krize marredhenia organizative ne PS. Fenomeni qe denoncova nuk po frenohet akoma. Perkundrazi. Por gjithesesi nuk ka vend per pesimizem. Mandati i trete nuk ka filluar. Por ka vend per te identifikuar fenomene te cilat duan analize. Administrata duket qartazi nje formacion qe perpiqet te kape politiken, pra zedhenien dhe instrumentin kushtetues ne pronesi te qytetareve. Ose te pakten te hyje ne konflikt te qarte interesi me politiken dhe partite. Kur fillova detyren e Kryetarit te PS ne Fier e vendosa administraten kunder. Edhe pse nje pjese e saj ishte brenda struktures drejtuese te partise. E dija qe do kisha kosto. Bile u cudita qe arrita te marr aq vota si individ ne zgjedhje. Kisha ushtrine e administrates kunder. Prisja shume me pak vota. Por kjo i dha shprese njerezve se dicka po ndryshonte. U krijua besimi se niveli i sherbimeve do vinte ne lartesine e moralit te ligjit, larg kthetrave te Maliqit. Kjo ishte nje nga arsyet qe rezultati ne Fier ishte me i miri ne gjithe qarkun. Tani qe ti rikthehemi problemit: si zgjidhet konflikti i interesit mes administrates dhe partive, apo mes administrates dhe pushtetit te zgjedhur. Per kete mendoj se ka nevoje per reforma statutore dhe ligjore te forta. Te shpetosh nga ky konflikt interesi eshte njera nga rruget per te luftuar korrupsionin ne jeten publike. PS eshte instrument politik ne krah te qytetareve. Mandati i trete i energjise Rama po afron!

Më 16 korrik, Petro Koçi akuzoi institucionet e qarkut të Fierit si të lidhura me krimin, ku  fliste për tendera publikë në qarkun e Fierit që fitohen nga trafikantët e drogës. Por edhe pse nuk e tha me emër, i vetmi institucion që jep tendera në nivel lokal, është bashkia e drejtuar nga Armando Subashi. Ky i fundit në një prononcim për mediat mohoi që Bashkia Fier të ishte vënë nën hetim nga SPAK, duke ia hedhur fajin mediave që sipas tij kishin spekuluar me deklarata e Koçit. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike petro koçi petro koci ne fier petro koçi ne spak petro koçi petro koci ne fier petro koçi ne spak

Sondazh

Poll
Politike 12 Gusht 2021, 18:33

TIRANË– Vojo Bregu ka reaguar sërish pasi deputeti i Opozitës në ikje, Myslim Murrizi e kallëzoi sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dh...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet