LIVE UPDATES
Politike

Pse ‘Open Balkan’ nuk është njësoj me procesin e Berlinit, ku manipulohet opinioni publik

13 Gusht 2021, 13:46 Nga DOSJA
Pse ‘Open Balkan’ nuk është njësoj me procesin e

TIRANË– Prej kohësh Tirana, por jo vetëm, “zien” nga zhurma për projektin me emër të ri, por që në fakt ka nisur prej kohës: Open Balkan! Tashmë nisma, me një emër të ri, synon që të bëjë punën e Procesit të Berlinit, por vetëm me tre vende, duke i vënë vendeve të tjera një “damkë”, e duke i cilësuar si të mbetur në të shkuarën. Në takimin e fundit në Shkup, kryeministri Edi Rama, homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev, e presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ‘treguan me gisht’ nga të gjithë liderët e vendeve të tjera që nuk dëshironin që të merrnin pjesë, ndërsa vetë gjithë kohës shkëmbenin buzëqeshje gjithë siklet, duke pritur reagime të forta. Dhe ato erdhën. 

Deri më tani qeveria gjermane, DASH dhe BE, kanë reaguar dhe pavarësisht ftohtësisë dhe gjuhës diplomatike e kanë sqaruar qartë.

“Çdo bashkëpunim rajonal është i mirëpritur, por duhet GJITHËPËRFSHIRJE!” 

Thënë ndryshe nuk ka “Open Balkan” pa gjithë Ballkanin. Kjo fjali është e përsëritur në të gjitha deklaratat duke e bërë me dije qartësisht se liderët botërorë nuk janë aq naivë sa të ngatërrojnë Procesin e Berlinit me “MiniShengenin”, që tashmë i kanë ndërruar edhe emrin, si për të treguar që Rama, Zaev dhe Vuçiç duan një rajon të hapur, e të tjerët jo.    

Qeveria gjermane, në vitin 2014, filloi Procesin e Berlinit së bashku me vendet e rajonit dhe partnerë të tjerë për të promovuar bashkëpunimin rajonal dhe në të njëjtën kohë për të përshpejtuar afrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Fjala kyç: me të gjashta vendet e rajonit!

Në fokus të Procesit të Berlinit janë përmirësime konkrete për të përditshmen e njerëzve në rajon, për shembull: Marrëveshja për heqjen e tarifave roaming, ifrastruktura e transportit dhe energjisë dhe të tjera projekte si këto. Në të gjitha takimet e zhvilluara ka pasur gjithmonë pjesëmarrje të disa prej personave më të fuqishëm të Europës. Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron si dy “kumbarët” e nismës, nuk kanë munguar asnjëherë, ndërsa gjithëmonë kanë negociuar për “gjëra” të mëdha, në favor gjithmonë të afrimit me Bashkimin Europian.

Por cilat kanë qenë reagimet zyrtare lidhur me “Open Balkans” dhe pse e ndjeu Rama nevojën që të mbrohet me një shënim jo pak të gjatë?

Ana Pisonerio, BE: Ne mirëpresim angazhimet e udhëheqësve për bashkëpunimin rajonal, një element thelbësor i perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe një pjesë integrale e Procesit të Stabilizim-Asociimit. Ne e kuptojmë dëshirën për të ecur përpara. Në të njëjtën kohë, një proces që përfshin të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor është thelbësor. Në këtë kontekst është e rëndësishme që rajoni të përparojë në krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal, një angazhim politik i marrë nga gjashtë udhëheqësit e rajonit në Samitin e Sofjes vjeshtën e kaluar.

DASH: Udhëheqësit në rajon të përpiqen për të gjetur mundësi për reduktimin e pengesave tregtare, rritjen e konkurrencës ekonomike dhe ndërtimin e ekonomive të integruara, dinamike në shërbim të qytetarëve të tyre. Është me rëndësi esenciale për tërheqjen e investimeve dhe rritjen ekonomike krijimi i një Tregu të Përbashkët Rajonal – i tillë që garanton lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve. Ballkani Perëndimor është një rajon me potencial shumë të madh të pashfrytëzuar, që shfaqet edhe tek vizioni dhe përpjekjet e popujve të tij për të krijuar një rajon të begatë e të suksesshëm, të integruar plotësisht në Bashkimin Evropian.

Qeveria gjermane: Çfarëdo bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor është i dobishëm. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që bashkëpunimi të mbetet gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjashtë vendet në rajon. Kjo është arsyeja pse ne e mbështesim fuqishëm Planin e Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal.

Pra nga Berlini zyrtar, kanë rikujtuar se të gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor i kanë dhënë zotimet e tyre në Samitin e fundit të Procesit të Berlinit, të mbajtur më 5 korrik për çështjen e Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal, derisa e përmendin edhe kërkesën e Kancelares Merkel që të dyfishohen përpjekjet për finalizimin e katër marrëveshjeve deri më 6 tetor, kur edhe do të mbahet Samiti i radhës Bashkim Evropian – Ballkan Perëndimor.

Por Rama i ka lexuar ndryshe deklaratat, ose më saktë i ka interpretuar ashtu siç ka dashur që t’i kuptojë. Sipas kryeministrit të Shqipërisë, Kosova, ishte i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk i ishte bashkuar nismës, gjë që nuk është e vërtetë. Mungon edhe Mali i Zi dhe Bosnje-Herzegovina. Ndërsa nisi dhe të listonte arsyet se përse ishte “atdhetar”. Ballkani i Hapur, sipas kryeministrit, është jo vetëm rruga e të ardhmes për prosperitetin e kombit shqiptar, si komb europian që përkatësinë e vet e ka në Europën e Bashkuar, por është edhe një mundësi e re dhe e madhe, më shumë në rrugën drejt njohjes së Kosovës nga Serbia. Fjali që kurrë nuk ka dalë nga goja e presidentit serb, as në prani të homologut të tij amerikan, Donald Trump, jo më për “Open Ballkan-in” e Ramës.

Edhe pse ndërkombëtarët flasin qartë, kreu i qeverisë që do të drejtojë vendin për herën e tretë radhazi, duket se nuk e kupton qartë. Nisma e tij për “Ballkanin e hapur” është diçka tjetër, procesi i Berlinit diçka tjetër. Ndryshimi është një dhe i vetëm, nisma e fundit është ideuar e mbështetur nga mendjet më të ndritura të Bashkimit Europian, kjo tjetra sdihet se ku…

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aleksander vucic edi rama open balkan samiti i berlinit zoran zaev aleksander vucic edi rama open balkan samiti i berlinit zoran zaev

Sondazh

Poll
Politike 12 Gusht 2021, 18:33

TIRANË– Vojo Bregu ka reaguar sërish pasi deputeti i Opozitës në ikje, Myslim Murrizi e kallëzoi sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dh...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen