LIVE UPDATES
Bota

Departamenti i Drejtësisë: Trump nuk mund të mbahet përgjegjës për komentet “fyese”

9 Qershor 2021, 06:02 Nga DOSJA
Departamenti i Drejtësisë: Trump nuk mund të mbahet

SHBA– Donald Trump nuk mund të mbahet personalisht përgjegjës për komentet “e vrazhda dhe fyese” drejtuar një gruaje e cila e kishte akuzuar për përdhunim, pasi i kishte bërë komentet ndërsa ishte president, thanë juristët e Departamentit amerikan të Drejtësisë të hënën vonë në një gjykatë apeli.

Përgjigja ndaj akuzave për sjellje të gabuar është pjesë e punës së presidentit, i thanë juristët e qeverisë Gjykatës së Apelit të Qarkut të 2-të të Shteteve të Bashkuara. Për këtë arsye, vetë Shtetet e Bashkuara dhe jo zoti Trump, duhet të konsiderohen si i pandehuri në një proces gjyqësor për shpifje të hapur nga E. Jean Carroll, e cila thotë se ish-presidenti Trump e përdhunoi atë në mes të viteve 1990 në një dyqan luksoz në Manhatan.

Në mbrojtjen për zotin Trump të depozituar të hënën, Departamenti i Drejtësisë po vijon një përpjekje që filloi nën ish-Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së, William Barr kur zoti Trump ishte ende në detyrë.

Ndërhyrja e zotit Barr tetorin e kaluar u kritikua gjatë fushatës nga kandidati i atëhershëm demokrat për president Joe Biden, i cili tha se ishte e papërshtatshme që Departamenti i Drejtësisë të përpiqej të ndërhynte në një betejë private ligjore mbi sjelljen personale të zotit Trump.

Mbajtja e të njëjtit qendrim nga Departamenti i Drejtësisë në ndjekjen e çështjes, edhe pasi zoti Trump humbi zgjedhjet, është përmendur nga disa si provë se presidenti Biden po i përmbahet premtimit se nuk do të përpiqet të ndikojë në lëvizjet e departamentit.

Roberta Kaplan, avokate e zonjës Carroll, një gazetare dhe opinioniste, tha në një deklaratë se ishte “e tmerrshme” që zoti Trump kishte përdhunuar klienten e saj por ishte “me të vërtetë tronditëse që Departamenti aktual i Drejtësisë do të lejonte që Donald Trumpi të mos mbante përgjegjësi për faktin që kishte gënjyer për një gjë të tillë, largohej duke gënjyer për këtë, duke e privuar kështu klienten tonë nga paraqitja në gjykatë. “

“Pozicioni i Departamentit të Drejtësisë jo vetëm që është i gabuar ligjërisht, por është moralisht i gabuar pasi do t’u jepte zyrtarëve federalë leje për të fshehur sjelljen e papërshtatshme private seksuale duke brutalizuar verbalisht publikisht çdo grua që ka guximin të ngrejë zërin,” tha ajo.

“Ta quash një grua që e ke sulmuar seksualisht një” gënjeshtare “, një” të përdalë” ose “jo tipi im”, siç bëri Donald Trump, nuk është sjellje zyrtare e një presidenti amerikan.”

Në një deklaratë, zonja Carroll tha: “Ndërsa gratë në të gjithë vendin ngrihen dhe i vënë burrat përgjegjës për sulme seksuale – Departamenti i Drejtësisë po përpiqet të më ndalojë të kem të njëjtën të drejtë. Unë jam e indinjuar! Jam e ofenduar!”

Avokatët e Departamentit të Drejtësisë në Uashington shkruanin se zoti Trump po vepronte “brenda rolit të postit të tij ” kur mohoi akuzat pasi gazetarët e Shtëpisë së Bardhë e pyetën atë për pretendimet e zonjës Carroll.

Ata thanë: “Zyrtarët e zgjedhur publikë mund – dhe shpesh duhet të adresojnë – pretendime në lidhje me veprime të gabuara personale që ngjallin dyshime se sa të përshtatshëm janë për postin e tyre.”

“Edhe një sjellje e neveritshme mund të jetë brenda asaj që lejon posti “, shkruajnë juristët, duke pranuar se zoti Trump përdori gjuhë “të ashpër dhe pa respekt” kur vuri në dyshim besueshmërinë e zonjës Carroll.

Ata thanë se komentet që e sulmonin atë nga pamja e jashtme, vinin në diskutim motivet e saj dhe nënkuptuan se ajo kishte bërë akuza të rreme kundër të tjerëve “ishin pa diskutim të panevojshme dhe të papërshtatshme”. Por ata thanë se “të gjitha ishin thënë për të mohuar se kishte pasur keqbërje”.

Dokumentat u depozituan pasi Departamenti i Drejtësisë apeloi një vendim të gjyqtarit Lewis A. Kaplan, i cili vendosi në tetor se zoti Trump nuk mund të përdorë një ligj që mbron punonjësit federalë nga paditja si individë për veprime që bëjnë brenda kompetencave të detyrës së tyre. Argumentet që mbështesin qëndrimin e Departamentit të Drejtësisë u paraqitën gjithashtu të hënën nga një avokat personal për ish-presidentin Trump.

Marrë nga Zëri i Amerikës 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota departamneti i drejtesise ne shba donald trump departamneti i drejtesise ne shba donald trump

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion