LIVE UPDATES
Bota

Departamenti i Drejtësisë vihet përballë padisë së Mike Pence për rezultatin e zgjedhjeve në SHBA

2 Janar 2021, 06:29 Nga DOSJA
Departamenti i Drejtësisë vihet përballë padisë së

Departamenti i Drejtësisë i ka kërkuar një gjykatësi federal të hedhë poshtë padinë e paraqitur nga një republikan i Dhomës së Përfaqësuesve që kërkon t’i japë Nënpresidentit Mike Pence autoritetin për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale që i fitoi demokrati Joe Biden, kur Kongresi të numërojë zyrtarisht votat e Kolegjit Zgjedhor javën e ardhshme.

Zoti Pence, si president i Senatit, do të mbikëqyrë seancën të mërkurën dhe do të deklarojë fituesin e garës për Shtëpinë e Bardhë.

Kolegji Zgjedhor këtë muaj çimentoi fitoren e zotit Biden me 306 vota përballë 232 për Presidentin Trump, pasi dështuan padi të shumta të kampit zgjedhor të presidentit për të sfiduar rezultatin.

Padia e radhës veçon si palë mbrojtëse në këtë proces zotin Pence, i cili ka një rol më së shumti ceremonial në procedurat e javës së ardhshme dhe i kërkon gjykatës të hedhë poshtë ligjin e vitit 1887 që specifikon se si Kongresi do të trajtojë numërimin e votave.

Në padi thuhet se nënpresidenti “mund të ushtrojë autoritetin ekskluziv dhe interpretimin që i takon vetëm atij për të identifikuar se cilat vota elektorale duhet të numërohen për një shtet të caktuar”.

Departamenti i Drejtësisë po përfaqëson zotin Pence në një çështje gjyqësore që synon të gjejë një mënyrë për të mbajtur eprorin e tij, Presidentin Donald Trump, në pushtet.

Në një proces gjyqësor në Teksas të mërkurën, departamenti tha se ligjvënësi republikan Louie Gohmert dhe një grup zgjedhësish republikanë nga Arizona “kanë ngritur padi ndaj palës së gabuar” nëse ata që kanë ngritur padi kanë realisht “një pretendim të vlefshëm gjyqësor”.

Departamenti thotë se padia hedh në gjyq procedurat me traditë të gjatë, të specifikuara edhe në ligj dhe “jo ndonjë veprim të ndërmarrë nga Nënpresidenti Pence,” prandaj ai nuk ka përse të jetë objekt i këtij procesi.

“Një padi që kërkon të deklarojë se nënpresidenti ka autoritetin për të vendosur si numërohen votat, e ngritur kundër nënpresidentit është në vetvete një kontradiktë ligjore,” argumenton departamenti.

Zoti Trump, presidenti i parë që nuk siguroi rizgjedhjen për një mandat të dytë në afro 30 vjet, ka ngritur pretendime për manipulim votash si argument për humbjen. Por një numër zyrtarësh jopartiakë, demokratë si dhe republikanë kanë deklaruar se nuk ka pasur mashtrime apo probleme në votimet e nëntorit që do të kishin shtrembëruar ose ndryshuar rezultatin.

Edhe ish-Prokurori i Përgjithshëm William Barr ka thënë se nuk shihte asnjë arsye për të emëruar një prokuror të posaçëm për të hetuar nëse ka prova reale për pretendimet e presidentit në lidhje me zgjedhjet e vitit 2020. Zoti Barr dha dorëheqjen nga posti javën e kaluar.

VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota departamenti i drejtësisë zgjedhjet në shba departamenti i drejtësisë zgjedhjet në shba

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion