Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
BioNTech premton prodhim masiv të vaksinave: Situata nuk është rozë, ka boshllëqe sepse BE porositi pak
1 Janar 2021, 19:46Nga DOSJA
GJERMANI– Kompania farmaceutike gjermane, BioNTech, ka premtuar se do të rrisë prodhimin e vaksinës anti-COVID-19, pas ‘ankesave botërore’ se numri i vaksinave që është në dispozicion për përdorim është shumë i vogël, krahasuar me numrin e qytetarëv që u duhet.
Në një prononcim për Der Spiegel, bashkëthemeluesi i BioNTech-ut, Ugur Sahin është shprehur se ai e ka vënë re që ka nj boshllëk dhe mungesë vaksinash, kështu që kanë vendosur që ta ‘mbushin’ atë.
“Situata aktuale nuk është rozë. Ka një vrimë, sepse ka mungesë të vaksinave të tjera të miratuara dhe neve na duhet ta plotësojmë këtë boshllëk me vaksinat tona,”– tha Sahin për median gjermane.
Bashkëshortja e Sahin, njëkohësisht edhe bashkëthemeluesja tjetër e BioNTech-ut, Ozlem Tureci, tha se Bashkimi Evropian ka menduar se mund të kishte furnitorë të ndryshëm, por situata është bërë më e qartë me kalimin e kohës.
“BE mendonte se do të kishte një shportë me furnizues të ndryshëm të vaksinave. Por, pastaj, në një moment, është bërë e qartë se shumë nuk do të jenë në gjendje të bëjnë furnizime të shpejta,”– tha Tureci.
Kompania BioNTech zhvilloi vaksinën e saj në partneritet me firmën amerikane Pfizer. Vaksina u miratua nga Bashkimi Evropian në fund të muajit të kaluar dhe është vënë në përdorim në Britani, Kanada dhe SHBA.
(F.M/DOSJA.AL)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Papa Françesku është rishfaqur për të parën herë pas problemeve shëndetësore që e penguin të mbante meshën e fundit për vitin që lamë pas.Gj...
GREQI– Qyteti i Lamisë në Greqi është ‘mbytur’ në trishtim në ditën e parë të këtij vitit, pas vdekjes së Santa Claus. Mediat vendase shkruajnë se 48-vjeç...
ITALI– Rrugët e Romës janë mbushur me zogj të ngordhur orët e fundit. Mediat lokale shkruajnë se fky fenomen i trishtë ka ardhur pas spektaklit të fishekzjarrëv...
BOSNJE- Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në jug të Bosnje e Hercegovinës. Tetë të rinj kanë humbur jetën nga asfiksia me gaz në fshatin Tribistovo, Ko...
GREQI-Në 24 orët e fundit ka pasur 43 persona që kanë humbur jetën nga Covid-19. 210 raste janë zbuluar në Atikë dhe 79 në Selanik.Ditën e parë të vitit 2021 ja...
SHBA– Punëtori i spitalit i cili shkatërroi qëllimisht qindra vaksina COVID është arrestuar.Ky lajm është njoftuar ditën e djeshme, që individi që kishte ...
KOSOVË– Festat e fundvitit nuk kanë kaluar pa incidente as në Kosovë. Mëngjesin e sotëm, mediat vendase kanë raportuar se një familje në Prishtinë i ka tro...
Bota 1 Janar 2021, 13:56
2020-ta, një vit ndryshe nga të tjerët. Shumë ndodhi brenda 12 muajsh, që askush nuk i priste. Një vit që ndryshoi jetët e shumë njerëzve mbi tokë, duke i bërë ...
SYDNEY– Pamje të frikshme janë filmuar nga kamerat e sigurisë aty ku nëntë të rinj shihen të maskuar dhe me armë të ftohta në duar. Djemtë shihen të shpërndarë,...