LIVE UPDATES
Aktualitet

Deportimi i Harun Çelik, Zëri i Amerikës ngre dyshime: Mister procedurat që u ndoqën, s’dihet si u largua

8 Janar 2020, 08:13 Nga DOSJA
Deportimi i Harun Çelik, Zëri i Amerikës ngre dyshime: Mister

TIRANË- Procedurat e ndjekura nga autoritetet shqiptare ndaj shtetasit turk Harun Çelik, i larguar nga vendi i tij si mbështetës i lëvizjes Gylen, për shkak të kërcënimeve ndaj jetës, mbeten ende mister. As avokatët shqiptarë që e mbrojtën 42-vjeçarin me profesion mësues, në përballjen gjyqësore, pasi u kap në aeroportin e Rinasit me dokumente falso duke udhëtuar drejt Kanadasë, nuk e kanë të qartë se për çfarë arsyesh dhe mbi ç’bazë ligjore ai u mor më 1 Janar nga autoritetet e Emigracionit dhe Kufirit, dhe po atë mbrëmje me shpejtësi e hipën në avionin e linjës Air Albania drejt Stambollit. Për këtë, ata kanë kërkuar zyrtarisht informacion, se çfarë ka ndodhur me klientin e tyre, fakt që shton dhe më shumë pikëpyetjet mbi veprimet e palës shqiptare.

Mbi rastin nuk ka patur asnjë njoftim zyrtar. Ndërsa i pyetur nga “Zëri i Amerikës”, zëdhënësi i policisë, Gent Mullaj, tha se “ky shtetas është kapur me dokumenta fallco në dalje në Rinas dhe për këtë u dënua. Në bazë të ligjit për të Huajt, janë bërë proceduarat ligjore për largim nga Shqipëria”. Zoti Mullaj përdor termin “largim”, i parashikuar në ligjin për të Huajt, i cili përcakton dhe rastet se kur ushtrohet kjo masë. Mbetet e paqartë se ku përfshihet rasti i 42-vjeçarit, por sidoqoftë, ligji parashikon një afat kohor disa ditor për ekzekutimin e urdhërit të largimit, ndërkohë që Harun Çelikut nuk i janë lënë as disa orë. Sapo ka përmbyllur procedurat e daljes nga burgu, ai është marrë nga autoritetet e Emigracionit dhe Kufirit, që i kanë bërë të ditur detyrimin për t’u nisur drejt Turqisë. Për më tepër, i njejti ligj, njeh, përmes një neni të posaçëm, dhe të drejtën e ankimimit. “I huaji, subjekt i një urdhri largimi, ka të drejtën e ankimit administrativ dhe gjyqësor, sipas legjislacionit në fuqi”, saktëson ligji.

Në mediat shqiptare policia citohet ta ketë përshkruar rastin e 42-vjeçarit turk si një “dëbim” nga Shqipëria, duke ju referuar sërish Ligjit për të Huajt, pa specifikuar megjithatë, se në cilin nga 6 momentet e parashikuara nga legjislacioni për marrjen e masës së dëbimit, përfshihet ai i Harun Çelikut. Por sërish, në asnjë moment nuk parashikohet dëbimi i menjëhershëm, ndërsa njihet po ashtu e drejta e ankimimit. “I huaji ka të drejtë të ankimojë urdhrin e dëbimit të autoritetit përgjegjës për kufirin dhe migracionin,sipas legjislacionit në fuqi”, përcakton një nen i posaçëm i ligjit, i cili në një pikë tjetër të tij saktëson se “deri në përfundimin e procedurës së ankimit, i huaji mbahet në kushtet e masave alternative të mbikëqyrjes ose në qendrën e mbyllur, në pritje të largimit të menjëhershëm, sipas urdhrit të nxjerrë për këtë qëllim”. Ndërsa 42-vjeçarit turk, siç pohojnë dhe mbrojtësit e tij ligjorë, nuk i është lënë asnjë mundësi e tillë.

Njëri prej avokatëve, Alban Bengasi i ka thënë “Zërit të Amerikës” se “zoti Çelik u kërkoi zyrtarëve azil politik por kjo iu refuzua nga autoritetet e policisë së burgjeve.” Ai shpjegoi se këtë kërkesë ai e ka bërë në prani të një përkthyesi, por drejtuesit e burgut i kishin thënë se do të duhej ta bëntë një gjë të tillë kur të lirohej, gjë që nga avokati shihet si një shkelje e të drejtave të klientit të tij.

Veprimeve të dyshimta të autoriteteve shqiptare, ju shtuan dhe njoftimet e mediave turke se dërgimi në Turqi i Harun Çelikut ishin një operacion i kryer nga shërbimet sekrete turke për kapjen e një anëtari të FETO-s, inicialet me të cilat tregohet në Turqi, lëvizja e Fetullah Gulenit e konsideruar një organizatë terroriste nga Erdogani. Policia shqiptare nuk ka komentuar njoftimet e shtypit turk, ndërsa Endri Fuga nga zyra e kryeministrit, duke folur pak ditë më parë për “BIRN” tha se se “shtetasi në fjalë është një individ që ka hyrë me dokumente fallco në Shqipëri dhe si i tillë është përzënë nga vendi, ashtu siç [ndodh] me këdo e kudo. Të tjerat janë përralla që s’kanë asnjë lidhje me të vërtetën dhe me qeverinë e Shqipërisë,” tha Fuga.

Pikëpyetjet mbi shkeljet e mundshme të detyrimeve ndërkombëtare dhe të vetë legjislacionit vendas, nga ana e autoriteteve shqiptare, për t’i bërë, me gjasë, një favor udhëheqësve turq, ushqehen dhe nga marrëdhëniet e veçanta që kryeministri Edi Rama ka me presidentin turk Erdogan. Zyrtarë të lartë turq që kanë vizituar Shqipërinë në mënyrë të përsëritur kanë ngritur çështjen e ndëshkimit të “gylenistëve” që mund të strehohen në territorin shqiptar. Më 26 korrik të vitit të kaluar, ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu, i deklaroi mediave të vendit të tij në përfundim të vizitës në Tiranë se kishte diskutuar me homologun e tij shqiptar Sandër Lleshaj dhe kryeministrin Rama për “luftën ndaj FETO-s” dhe se ishte “i kënaqur nga qasja e autoriteteve shqiptare për këtë çështje”.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet deportimi i turkut dosja gylenisti harun çelik deportimi i turkut dosja gylenisti harun çelik

Sondazh

Poll
Aktualitet 7 Janar 2020, 20:38

RRËSHEN– Detaje të reja janë zbuluar nga vråsja e biznesmenit Kastriot Reçi, mëngjesin e sotëm në qytetin e Rrëshenit. Mësohet se Reçi është ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet