Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Sport
Derbi të dielën, Halili: Kam besim tek çunat, do thyejmë tabu. Demi: Fiton Partizani (VD)
26 Shtator 2019, 14:02Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË- Presidenti i Tiranës, Refik Halili dhe ai i Partizanit, Gaz Demi kanë ndezur derbin me deklaratat e tyre. Sot ata kanë qenë në një takim me FSHF-në, dhe në përfundim të tij jashtë shprehur se ekipet e tyre do të fitojnë derbin e kryqytetit.
Presidenti bardhebluve shprehet optimist dhe shton se këtë herë ekipi i tij do mundet të thyejë tabunë. “Do ta marrim si ndeshje të radhës, është një ndeshje shumë e rëndësishme. Shpresojmë që të jetë një ndeshje fair play dhe besoj se do ta dalim me fitore dhe kam besim tëk çunat dhe besoj do e thyejmë atë tabunë që për kaq shumë vite nuk e kemi bërë’, ka qenë deklarata e Refik Halilit.
Nga ana tjetër Gaz Demi shprehet se skuadra e tij nuk ulet në derbi. “Do jetë një ndeshje e bukur dhe Partizani e ka treguar që nuk përulet kurrë në derbi dhe këtë vit mund të kemi 6 të tillë. Shpresoj që të fitojë Partizani”, ishte kjo deklarata e Demit. Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet të dielën në orën 19:00 në stadiumin “Stelman Stërmasi”.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike sot se derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit do të luhet në mbrëmje, në orën 19:00, dhe jo ...
TIRANË- Komisioni i Disiplinës ka publikuar sot vendimet për dënimet që kanë marrë lojtarët e skuadrat për thyerjen e rregullave në javën e kaluar. Klubi i...
Barcelona arriti të mposhte në rezultatin 2-1 Villarreal por një lajm i keq erdhi për skuadrën. Lionel Messi pësoi një dëmtim në fillimin e tij të parë të sezon...
Juventus zëvendësoi Interin në krye të Serisë A pasi mposhti Brescian dhe triumfoi në përmbysje me shifrat 1-2.Alfredo Donnarumma gjuajti mikpritësit, të cilët ...
UEFA ka zyrtarizuar dhe tre edicionet e radhës dhe ka përcaktuar vendet se ku do të luhen finalet në tre vitet e ardhshmë. Mikpritësit e fundit të Ligës së Kamp...
TIRANË- Humbja e jetës së sportistit bullgar të shtunën e kaluar në Shkodër, Boris Stancov, ka nxjerrë zbuluar një rrjet të madh mashtrimi nga trajneri men...
SHKODËR- Një boksier bullgar ndërroi jetë në 21 shtator teksa ishte duke zhvilluar një ndeshje. Ai humbi papritur jetën në ring, në Pallatin e Sportit të S...
ITALI- Gjatë ceremonisë së FIFA-s mbrëmjen e djeshme ku u zgjodhën edhe lojtarët më të mirë të vitit, është parë që prezent ka qenë edhe Jurgen Klopp, i cili ës...