LIVE UPDATES
Bota

Dëshmi të reja për dëbime të paligjshme nga Greqia në Turqi

22 Maj 2020, 08:26 Nga DOSJA

TURQI– “Eja me ne se ne do t’ju pajisim me dokumente të reja,” i tha një polic grek Bakhtjarit një të mërkurë në mëngjes në fund të prillit. 22-vjeçari afgan besoi se e arriti ëndrrën e tij për të filluar një jetë të re në Evropë. Por në vend të kësaj, ai pësoi një goditje të rëndë.

Dy muaj më parë, Bakhtjari kishte kapërcyer lumin Evros, kufirin natyror midis Turqisë dhe Greqisë që shumë refugjatë përpiqen ta kalojnë për të arritur në Bashkimin Evropian. Ai u regjistrua në Diavata, një kamp refugjatësh në periferi të Selanikut, qyteti i dytë më i madh në Greqi. Menjëherë pas arritjes ai u regjistrua në policinë greke. Një fotografi e dokumentit mban datën: 12 shkurt 2020. Regjistrimi në polici është hapi i parë në procedurën e azilit. Por Bakhtjari nuk qe në gjendje të bënte kërkesë zyrtare për azil sepse shumica e zyrave ishin të mbyllura për shkak të Coronës.

Bakhtjari tregon se pasi arriti në polici atë dhe të tjerë i çuan me një mikrobuz përsëri në kufirin greko- turk. Më parë atij dhe të tjerëve u kishin marrë sendet personale si dhe celularët.

Për shkak të pandemisë së Coronës kufiri mes Greqisë dhe Turqisë është i mbyllur dhe proceset zyrtare të dëbimit të refugjatëve janë ndërprerë.

Shumë viktima dëbimesh ilegale

Historia e Bakhtjarit nuk është një rast i izoluar. Ky është përfundimi i një hulumtimi të përbashkët të DW, gazetës holandeze “Trouw”, organizatës jofitimprurëse Lighthouse Reports, e cila është e specializuar në gazetarinë investigative, dhe rrjetit të pavarur investigativ për kontrollin e fakteve Bellingcat. Grupi arriti të bisedonte me Bakhtjarin dhe dhjetë refugjatë të tjerë të rinj në Turqi dhe të verifikonte që pas një qëndrimi në Greqi ata tani ndodhen në Turqi. Ata thonë se autoritetet greke i kanë dëbuar kundër vullnetit të tyre.

Deklaratat e tyre të bëra pavarësisht nga njëri-tjetri tregojnë për një model të qartë. Të gjithë të prekurit janë meshkuj, nën 30 vjeç dhe vetëm. Shumica e tyre vijnë nga Afganistani, disa nga Pakistani dhe Afrika e Veriut. Ata janë arrestuar ose në kampin Diavata ose janë kapur rastësisht në afërsi të tij nga policia e zonës.

Së bashku me partnerët mediatikë grupi i DW-së  u takua dhe intervistoi disa dëshmitarë okularë në Greqi dhe Turqi, mblodhi dokumente të policisë Greke dhe gjeti një zinxhir provash, nga kampi i refugjatëve në Diavata deri në rrugët e Stambollit. Me ndihmën e materialeve nga burime të hapura dhe postimeve në media sociale që tregojnë kohën kur janë bërë fotografitë në Greqi, grup qe në gjendje të përcaktonte pozicione gjeografike dhe të verifikonte në parim dëshmitë.

Autoritetet greke i hedhin poshtë pohimet si të gabuara

Vassilis Papadopoulos, Presidenti i Këshillit Grek të Refugjatëve dhe ish-zyrtar i Shërbimit Grek të Emigracionit, sheh një model të qartë: “Makinat e policisë vijnë në kamp dhe zyrtarët kryejnë një kontroll të shpejtë të atyre që nuk janë regjistruar ende. Ata u kërkojnë dokumentet, më pas i arrestojnë ata dhe u thonë që duhet të vijnë në komisariat për verfikimin e dokumenteve të tyre ose se do t’u lëshojnë dokumente të reja. Por në vend të kësaj, ka dyshime dhe akuza se se ata i kthejnë në Turqi “. Nëse këto dyshime janë të vërteta ato bëhen pa ndonjë bazë ligjore dhe procedurë zyrtare dëbimi”.

Kurse Ministria greke e Migracionit dhe e Azilit thotë se këto akuza nuk janë të mbështetura. Zëvendësministri Giorgos Koumoutsakos i tha DW: “Akuzat për shkelje të të drejtave të njeriut nga forcat greke të sigurisë janë të fabrikuara, false dhe nuk mund të vërtetohen”.

Greqia ka mbyllur kufijtë

Situata në kufirin turko-grek është tensionuar jashtëzakonisht që kur Turqia njoftoi në fund të shkurtit se do të tërhiqej nga marrëveshja me Bashkimin Evropian, për parandalimin e hyrjes së refugjatëve në BE. Ankaraja i inkurajoi migrantët që të niseshin në drejtim të kufijve tokësorë dhe detarë të Greqisë. Si kundërpërgjigje Athina mbylli kufijtë e vendit dhe pezulloi në mars ligjin për azilin.

Megjithëse ligji për azilin po riaplikohet zyrtarisht që nga prilli, sipas statistikave të Ministrisë së Migracionit dhe Azilit numri i refugjatëve në prill të vitit 2020 është 97 përqind më i ulët se në prill 2019. Në fillim të majit mediat greke raportuan se rojet bregdetare greke po ndjekin një politikë “mbikëqyrjeje agresive” për të parandaluar hyrjen e refugjatëve në vend. Qeveria nuk ka dhënë për këtë asnjë detaj.

“Masat e marra deri sot,” tha zëvendësministri i Migracionit Giorgos Koumoutsakos për DW, “janë përshtatur me seriozitetin e situatës dhe ndjekin qëllime legjitime, si mbrojtja e sigurisë kombëtare, e rendit publik dhe e shëndetit publik në veçanti.”

Ministri Grek për Migracionin dhe Azilin, Notis Mitarakis, është në mbrojtje të linjës së ashpër të qeverisë. Gjatë një vizite në ishullin grek Samos në  Detin Egje, më 28 prill, ai tha në televizionin shtetëror: “Falë përpjekjeve të mëdha të forcave tona të sigurisë në prill të vitit 2020  nuk pati ardhje të reja refugjatësh në vendin tonë”.

Po në të njëjtën ditë banorët e ishullit raportuan se kishin parë migrantë që po vinin në fshatin e largët të Drakeit. Videot e analizuara nga Lighthouse Reports dhe Bellingcat tregojnë një varkë me 22 refugjatë që ankoroi në një gji të ishullit Samos rreth orës 7:30 të mëngjesit.

Jouma – i dëbuar nga ishulli Samos

Jouma qe një nga refugjatët që ishte në varkën në fjalë. Ai është nga Damasku. Ai tregon se njoftuan policinë që t’i dërgonte në kampin e Samosit. Por policët i kishin marrë, u kishin sekuestruar telefonët dhe i kthyen refugjatët mbrapsht në ujërat e Turqisë me disa varka ngjyrë portokalli. Ai tregon se ata kaluan tërë natën në mes të detit deri sa të nesërmen i mori përsëri nën kontroll policia turke.

Autoritetet e portit në Samos i thanë DW-së se më 28 prill nuk kishte arritur në ishull asnjë azilkërkues. Kurse gazeta greke “Efimerida ton Syntakton” raportoi më 7 prill se për operacionet e dëbimit të refugjatëve varka portokallit.

Shkelje të traktateve të BE-së

Dimitris Christopoulos, i cili deri para pak kohësh ishte Presidenti i Federatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut thotë se Greqia si dhe Kroacia dëbojnë ilegalisht refugjatë dhe se kjo bie në kundërshtim me kushtetutat e këtyre vendeve, traktatet e BE-së dhe të drejtën civile ndërkombëtare.

Edhe Jürgen Bast, profesor i së drejtës evropiane në Universitetin e Gießenit dhe ekspert për azilin dhe ligjin e refugjatëve, i konsideron dëbimet si shkelje të qartë të ligjeve evropiane. Bast thotë se procesi i kërkesës për azil përfshin, ndër të tjera, një intervistë personale dhe të drejtën e individit për të qëndruar në vendin ku ka kërkuar strehim derisa të vendoset nëse personi në fjalë ka nevojë për mbrojtje ndërkombëtare apo jo.

I pyetur për këtë, Giorgos Koumoutsakos, zëvendësministër për Migracionin dhe Azilin, tha: “Greqia u është përmbajtur deri tani dhe do të vazhdojë të përmbushë detyrimet e saj sipas ligjeve ndërkombëtare përfshirë dhe të gjitha traktatet përkatëse për të drejtat e njeriut që ajo ka nënshkruar. Greqia gjithashtu respekton detyrimet e saj brenda BE-së dhe ligjit për kufijtë, migracionin dhe azilin siç përcaktohet në traktatet e BE-së “.

Një model i qartë

Asnjë nga të rinjtë që takuam nuk na tha se e kishin informuar se duhej të largohej nga Greqia dhe për të drejtat si azilkërkues. Përkundrazi, historitë e Bakhtjarit, Joumas dhe personave të tjerë të intervistuar tregojnë se dëbimet janë bërë një model i zakonshëm në kufirin greko-turk.

Ata jetojnë tani në Stamboll me të rinj të tjerë afganë. Sipas statistikave zyrtare në Turqi janë arrestuar dy vitet e fundit 302,278 afganë, numri më i lartë i migrantëve të parregullt. Që nga viti 2018 për afganët është jashtëzakonisht e vështirë që të aplikojnë për azil në Turqi.

Për shkak se ata vazhdimisht përfundojnë në Turqi në qorrsokak, refugjatët duan të vijnë në Bashkimin Evropian dhe do të përpiqen ta kalojnë kufirin përsëri.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dëbime të paligjshme greqi turqi dëbime të paligjshme greqi turqi


Sondazh

Poll
Bota 21 Maj 2020, 20:53

RUSI- Shtetet e Bashkuara kanë dorëzuar 50 ventilatorë në Rusi, si pjesë e një donacioni humanitar prej 5.6 milion dollarë për të ndihmuar vendin të përballet m...

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës