LIVE UPDATES
Bota

Dëshmi tronditëse: M’i kanë lidhur këmbë e duar dhe më kanë goditur, abortova fëmijën

20 Shkurt 2022, 21:11 Nga DOSJA
Dëshmi tronditëse: M’i kanë lidhur këmbë e duar

KOSOVË – Në Kosovë viti që e lamë pas shënoi rritje të numrit të rasteve të dhunës ndaj gruas. Vetëm gjatë vitit 2021, një mijë e 986 gra kanë qenë viktimë e kësaj dhune.

“Vëllezërit janë shkolluar e motrat jo, të gjitha jemi pa shkollë, kështu që jeta ime ka qenë gjithmonë e mbyllur brenda shtëpisë, brenda mureve”, thotë Afërdita, emri i vërtetë i së cilës është i njohur për redaksinë por është ndryshuar për shkaqe sigurie. Ajo lindi në një fshat të Kosovës në një kohë kur shkollimi i vajzave thotë se konsiderohej turp.

Në të 20-at, Afërdita u martua me një burrë që nuk e njihte. E kishte takuar vetëm një herë, kur ishin marrë vesh familjet për martesën e tyre.

“Tri vite i kam pasur të mira, aq sa nuk kam pasur asnjë të keqe prej tij, as nuk më ka lënduar, as nuk më ka fyer, ka qenë shumë fukara, por këto nuk m’i ka bërë. Por, pas tri vitesh ka ndryshuar me të madhe”, thotë ajo.

Jeta e Afërditës mori kahje tjetër kur bashkëshorti i saj nisi të ushtronte fillimisht dhunë psikologjike e më pas edhe dhunë fizike ndaj saj.

“Kam qenë shtatzënë, rreth tre muaj e gjysmë më kanë rrahur prap, m’i kanë lidhur këmbë e duar dhe më kanë goditur aq sa kanë mundur, aty e kam abortuar fëmijën tim”, rrëfen Afërdita.

Thuajse çdo ditë, thotë ajo, ndodhej mes jetës e vdekjes…

“Kanë tentuar me armë të më vrasin. I ka vendosur dorezat që mos të ketë gjurmë të gishtërinjve, dhe ka dashur të ma lejë armën mua kinse kam bërë vetëvrasje”, thotë ajo.

Pas shumë vitesh, duke e ditur, siç rrëfen ajo, se nuk e ka as mbështetjen e familjes, Afërdita vendosi të njoftojë policinë një ditë kur ishte rrahur rëndë.

“Kur më ka rënë shati në kokë më ka humbur vetëdija një kohë, por më është kthyer pas një kohe dhe kam qenë e vetëdijshme aq sa të mundohem për jetën time, më ka ndihmuar Allahu fuqiplotë dhe ja kam marrë telefonin, e kam lajmëruar policinë dhe kanë vonuar 20 minuta. Unë gjakun e kam pasur duke rrjedhur pa ndërprerë, i kanë edhe fotografitë në polici që e kam tërë trupin e gjakosur”, thotë ajo.

Afërdita me dy fëmijë, është vendosur në një shtëpi të sigurt për gratë që përjetojnë dhunë në familje.

Drejtoresha e kësaj shtëpie, Fidane Hyseni, thotë se çdo vit aty strehohen 80 deri në 100 viktima të dhunës në familje.

“Pas akomodimit të viktimave, ne ofrojmë ushqim, higjienë, veshmbathje, aktivitete rekreative. Organizojmë edhe kurse për të kaluar kohën e viktimave, si kursi i kuzhinës, rrobaqepësisë, është edhe edukimi shëndetësor”, thotë ajo.

Sfidë për shtëpitë e tilla mbetet financimi i paqëndrueshëm, thotë zonja Hyseni, gjë që sipas saj pamundëson edhe ndërtimin e një objekti të ri, meqë objekti aktual nuk i plotëson të gjitha kushtet.

“Ende nuk ka linjë buxhetore të dedikuar për strehimore nga qeveria, jo vetëm Mitrovica por të gjitha strehimoret e kemi këtë problem fillimvitin. Nevojat e strehimores janë që objekti të ndërtohet nga komuna e Mitrovicës, ose nga tri komunat Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj meqë kemi shumë viktima edhe nga Skenderaj edhe nga Vushtrria”, thotë zonja Hyseni.

Qëndrimi fillestar i lejuar në shtëpi të tilla për viktimat e dhunës është 6 muaj, por kjo kohë shpesh zgjatet meqë riintegrimi i këtyre grave në shoqëri, është punë e vështirë.

Afërdita thotë se misioni i saj jetësor është të sigurojë jetën dhe shkollimin e fëmijëve të saj, por pa mbështetjen e askujt mundësitë e përmbushjes së këtij misioni janë të pakta.

“Kam dëshirë ta shoh veten të lumtur me fëmijët e mi, që fëmijët e mi të shkollohen e të jenë të aftë, të arrijnë fëmijët e mi, ani që unë nuk kam arritur me shkollë dhe gjëra të tjera – të arrijnë fëmijët e mi”, thotë ajo.

Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, viti 2021 ka shënuar rritje të rasteve të dhunës në familje. Derisa në vitin 2020 nga 2101 raste të dhunës në familje – 1636 viktima kanë qenë gra, në vitin 2021 nga 2486 raste të dhunës në familje 1968 viktima kanë qenë gra.

Por, organizatat për mbrojtjen e të drejtave të grave në vazhdimësi thonë se ky numër nuk pasqyron gjendjen reale meqë edhe më tutje dhuna në familje në Kosovë konsiderohet si problem që duhet të mbetet brenda mureve të shtëpisë.

Marrë nga VOA

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dhune ndaj grave ne kosove dhune ndaj grave ne kosove

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd